Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancën e radhës plenare, ku rendi i ditës nis me informimin mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, do të paraqesë rezultatet e konferencës së zhvilluar më 26 maj në Bruksel, e cila hapi zyrtarisht rrugën për mbylljen e grupkapitujve të negociatave.
Në seancë janë parashikuar edhe katër interpelanca. Dy prej tyre i drejtohen ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, e cila do të japë shpjegime lidhur me mungesat dhe gjendjen e infrastrukturës shëndetësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe për problematikën e moskryerjes së analizave për pacientët pas datës 20 të çdo muaji.
Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me zëvendëskryeministren Albana Koçiu për çështjen e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ndërkohë, deputetja demokrate Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministrin e Turizmit, Blendi Gonxhja, për masat e marra në funksion të mbarëvajtjes së sezonit turistik.
Në rendin e ditës pritet të përfshihet edhe miratimi i amnistisë penale. Megjithatë, pritet të rishikohet afati për vendimet e formës së prerë, ndryshim që do të përcaktojë edhe numrin përfundimtar të përfituesve.
Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu tre projektligje që lidhen me Kodin Rrugor. Njëri prej tyre trajton problematika si tejkalimi i peshave të lejuara, mosrespektimi i përmasave, mungesa e kontrolleve dhe inspektimeve, konkurrenca e pabarabartë si dhe mospërputhjet ligjore. Dy projektligje të tjera, të propozuara nga opozita, fokusohen te automjetet dhe motomjetet elektrike, si dhe monopatinat, duke rregulluar regjistrimin, qarkullimin dhe përdorimin e tyre nga të miturit.
Po ashtu, gjatë seancës do të diskutohen projektligje që lidhen me energjinë elektrike, informacionin elektronik për transportin e mallrave dhe sigurimet shoqërore, si dhe shtatë projektvendime.
Rendi i ditës
E enjte, 18 qershor 2026, ora 10:00 RENDI I DITËS Në mbështetje të urdhrit nr. 38, datë 16.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu rendi i ditës është si më poshtë vijon: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 11.6.2026. (Neni 44, pika 2, të Rregullores së Kuvendit)
2. Njoftime. (Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit) 3. Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit. (Në mbështetje të nenit 18, pika 3, të ligjit nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, të ndryshuar”) Shprehet ministri përgjegjës për Evropën dhe Punët e Jashtme
3. Interpelancë urgjente me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 97 të Rregullores së Kuvendit)
4. Interpelancë me Zëvendëskryeministren e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputeti Erion Braçe. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit) 6. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe nenit 96 të Rregullores së Kuvendit) 7. Seancë pyetje – përgjigje me Ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala, kërkuar nga deputeti Erald Kapri. (Në mbështetje të nenit 80 të Kushtetutës dhe neneve 90 – 92 të Rregullores së Kuvendit)
5. Projektligji “Për dhënie amnistie”. (Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “ë”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
6. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 10. Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 81, pika 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen Dhënie mendimi Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
7. Projektligji “Për sektorin e energjisë elektrike”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 13. Projektligji “Për informacionin elektronik të transportit të mallrave”.
(Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm Dhënie mendimi Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike Dhënie mendimi Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
14. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. (Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës, dhe neneve 38, pika 6, 55, 68, 73 dhe 74 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje Shprehet nismëtari Shprehet Komisioni përgjegjës për Ekonominë, Punësimin dhe Financat Dhënie mendimi Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale Dhënie mendimi Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit në parim
15. Projektvendimi “Për miratimin e Planit Strategjik të Kuvendit të Shqipërisë 2026 – 2030”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1 të Kushtetutës dhe nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 16. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik në përbërje të Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 17. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Administratën Publike në përbërje të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 18. Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Koha e votimit 19. Projektvendimi “Për ngritjen e tri nënkomisioneve në përbërje të Komisionit për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural”. (Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit 20. Projektvendim “Për ngritjen e Nënkomisionit për Integritetin e Informacionit Publik, Dezinformimin dhe Ndërhyrjet e Huaja në përbërje të Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik”. (Në mbështetje të nenit 78, pika 1, të Kushtetutës dhe neneve 19, pika 2, 21, pika 1, dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Koha e votimit
21. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. (Në mbështetje të nenit 45 të Rregullores së Kuvendit: Çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. Koha e diskutimeve për çështje jashtë rendit të ditës nuk mund të jetë më shumë se 60 minuta.)









Discussion about this post