GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ambasada Amerikane feston 250-vjetorin e Pavarësisë! Mungon ftesa për Berishën, por jo për Salianjin

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Ambasada Amerikane feston 250-vjetorin e Pavarësisë! Mungon ftesa për Berishën, por jo për Salianjin

DCIM108GOPROG0030542.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në prag të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik, Ambasada Amerikane në Tiranë organizoi një pritje në kryeqytet, ku bëri bashkë diplomatë, politikanë, akademikë, e më gjer.

Pavarësisht përjashtimit nga ndalimi për të hyrë në SHBA, ra në sy  mungesa e kryedemokratit Sali Berisha në festën e zhvilluar.

Pra me shumë gjasa, Berisha nuk do të ketë më ftesa nga zyrtarë të lartë amerikanë apo nga Ambasada Amerikane, por vetëm i është ‘liruar’ viza për të shkuar në SHBA.

Mes qindra të ftuarve, janë edhe përfaqësues të partive politike nga PS, PD, PR dhe Partia Mundësia, kabineti qeveritar dhe zyrtarë të tjerë.

Në festën e zhvilluar munguan gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, të cilët ndodhen jashtë vendit për takime zyrtare.

Nga ana tjetër, në këtë takim ishte i ftuar edh ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili prej disa muajsh po kërkon që PD të hapet dhe të krijojë një platformë të re, ku sipas tij pengesë për hapjen e partisë mbetet kryetari aktual Berisha.

Në festën e zhvilluar munguan gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bajram Begaj, të cilët ndodhen jashtë vendit për takime zyrtare.

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy VanHorn, kujtoi ngjarjet e 4 korrikut 1776, duke cituar dhe presidentin e vendit, Donald Trump. “Më 4 Korrik 1776, një grup vizionarësh amerikanë i deklaruan botës se të gjithë janë krijuar të barabartë, me të drejtën për jetë, liri dhe ndjekjen e lumturisë.

Siç ka thënë Presidenti Trump: ‘Edhe sot e kësaj dite, këto fjalë i japin jetë Republikës sonë, trazojnë zemrat e çdo qytetari dhe frymëzojnë mënyrën tonë të jetesës… Për gati dy shekuj e gjysmë, nuk ka pasur pengesë më të madhe ndaj tiranisë dhe shtypjes se sa këto fjalë të fuqishme’”.

Diplomatja amerikane solli në vëmendje rrugëtimin e vështirë të Shqipërisë gjatë komunizmit dhe vlerësoi luftën për demokraci. “Për 250 vjet, Amerika ka qenë një fener shprese për njerëzit në mbarë botën që dëshirojnë të marrin frymë të lirë. Shqiptarët e njohin mirë atë dëshirë. Udhëtimi i kombit tuaj nga shtypja dhe izolimi drejt demokracisë dhe aleancës Perëndimore është një nga historitë e mëdha të suksesit të kohës sonë. Ju po ndërtoni një shoqëri dhe institucione që nxisin parimet e lirisë dhe drejtësisë për të gjithë dhe e keni bërë këtë përmes guximit dhe sakrificës vetjake”.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2026/06/WhatsApp-Video-2026-06-18-at-10.46.09-AM.mp4
Etiketa: aMBASADASalianji

Lajme të lidhura

Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre
Aktualitet

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

07:33 - 18/08/26
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup
Aktualitet

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26
Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!
Aktualitet

Arresto Ballukun”/ Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama Burg!

21:42 - 17/08/26
Para
Deputetët e PD me pankarta në Kuvend: Rama në burg, Belinda në burg! Na gjeni një ministri pa korrupsion

Deputetët e PD me pankarta në Kuvend: Rama në burg, Belinda në burg! Na gjeni një ministri pa korrupsion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 18 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:58 - 18/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.6 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 18 Gusht 2026

07:46 - 18/08/26
Parashikimi i motit 27 Mars 2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 18 Gusht 2026

07:42 - 18/08/26
Dhunohen dy persona në Sarandë, goditet makina e tyre

Vritet me thikë 20-vjeçari francez në Ksamil, i riu gjendet i pajetë në një shezlong

07:33 - 18/08/26
Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

Shpërthen motori i skafit në Porto Palermo, 4 të plagosur. Dy prej tyre me djegie të rënda në trup

22:00 - 17/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com