Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e Tiranës, duke vijuar marshimin në disa akse kryesore të kryeqytetit.
Qytetarët kanë brohoritur slogane të ndryshme ndërsa janë afruar pranë ambienteve të Policisë së Shtetit, në kuadër të protestës që po vijon prej disa ditësh në kryeqytet.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje që kërkojnë largimin e klasës aktuale politike dhe ndryshime në sistemin përfaqësues, duke përfshirë edhe slogane kundër figurave të mazhorancës dhe opozitës.
Protestuesit kanë artikuluar mesazhe si “Revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, duke shprehur pakënaqësi ndaj situatës politike në vend dhe institucioneve ekzistuese.
Marshimi është zhvilluar nën monitorimin e forcave të rendit dhe deri më tani nuk raportohen incidente.
gijotina.com/










Discussion about this post