GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Prapaskenat e mbledhjes, Rama iu hakërehet deputetëve socialistë: Më keni lënë vetëm!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritmeve që i nxisnin të dilnin në rrugë dhe të kërkonin dorëheqjen e tij. Por, kjo qe vetëm ana e dukshme e shqetësimit të një lideri që i ka dalë situata nga kontrolli. Ajo që nuk u pa në kamera ishte tjetër: frika e kryeministrit se mos përballë gjithë Shqipërisë që është me protestën, e lëshon edhe partia e tij.

Pas thirrjeve të socialistëve të vjetër, si Arta Dade dhe Arben Malaj, fakti se kërkesa për reflektim kanë bërë edhe ish ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, i cili e denoncoi shitjen e atdheut si plaçkë dhe ish Mamica, Spiropali, e cila kërkoi vetpastrimin dhe heqjen e ndryshkut nga PS-ja, kryeministri po e ndjen gjithnjë e më shumë vetminë e lartësisë së pushtetit.

Në mbledhjen e zgjeruar me qeverinë dhe grupin parlamentar, që u zhvillua të shtunën paradite në Pallatin e Brigadave, Edi Rama e ka shprehur shqetësimin se ai po braktiset nga hierarkët e lartë të pushtetit. Lapsi.al ka mësuar, nga dy burime që kishte brenda kësaj mbledhjeje, ndonese gjithçka qe hermetike dhe te gjithe dorezuan celularet ne hyrje, se kryeministri është ankuar duke thënë: “Vetëm Taulant Balla më ka qëndruar në krah duke mbajtur qëndrime në rrjetet sociale”. Duke ndjerë se kjo mund të demostronte dobsinë e tij ai tha: “Unë nuk kam nevojë për asnjërin se e përballoj vetëm këtë situatë, por dua të dëgjoj ju udhëheqësit e partisë se çfarë mendoni”, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al.

Në fakt edhe në publik është vënë re se figurat me emër në PS dhe deputetët e vjetër i janë shmangur përballjes me protestuesit dhe kritikës ndaj tyre. Në mënyrë donkishoteske këtë mision e kanë marrë përsipër vetëm rishtarët si Ardit Bido, Sara Mile dhe Brisida Çakërri. Ata që mbajnë poste drejtuese, madje edhe një pjesë e opinionistëve që më parë të vrisnin në studio televizive po tu prekje Ramën, kanë bërë një hap pas, dikush nën presionin e fëmijve që i luten në mbrëmje: “aman mos na merrni fytyrën”, e dikush tjetër se nuk gjen asnjë fjalë për të bërë avokatinë e vjedhjeve galopante.

Nisur nga ky fenomen, që para të gjithëve e ndjen mbi lëkurë vetëm kryeministri, ai ka dashur ti testojë njerzit që gjatë këtyre viteve i ka gostitur me poste të pamerituara. Ai i është drejtuar korçarit të butë Niko Peleshi: “Cili është mendimi yt Niko se nuk të kam parë të mbash asnjë qëndrim”?

I vetmi që ka ariturr të belbëzojë disa vërejtje ka qenë Fatmir Xhafaj. Ish babai i rreformës në drjtësi ka thënë se kjo protestë “…ka lidhje me arrogancën e pushtetit dhe me perceptimin në rritje ndaj korrupsionit, sidomos në sektorin e ndërtimit”. Duke dashur ta mbyllë shpejt e shpejt këtë gropë të zezë Rama që priste përkrahje dhe jo kritika është përgjigjur se ky lloj “perceptimi është shtuar pasi ne kemi vendosur ta luftojmë korrupsionin përmes SPAK”.

Disa fërkime kanë ndodhur edhe me Erion Braçen për plehrat në Tiranë, pensionet dhe kadastrën. Pastaj të gjithë janë vënë në rresht duke i thurur hosana shefit. Servili i shkarkuar Ulsi Manja ka bërë kritikë se nuk ka qenë aq sa duhet aktiv në rrjetet sociale, konfirmuan dy burimet e Lapsi.al Por kulmin e ka arritur Ed Shalsi i cili krejt pa kuptim ka folur duke thënë se imazhi i Shqipërisë nuk ka qenë ndonjëherë më lart se tani. Në këtë linjë është rreshtuar edhe Bledi Çuçi, i cili ka thënë se kjo protestë do dëmtojë më tepër opozitën gjë që do e forcojë PS-në, çka e ka bërë Ramën ta shohë si një ufo.

Po jashtë realitetit është treguar edhe ministri Blendi Gonxhe që që ka mbajtur një qëndrim sipas modelit “fshati digjet…..krihet”. Ai ka thënë se deputetët duhet të angazhohen me tepër për shitjen e biletave të koncertit të Kenye West, pasi shitja e tyre po ecën shumë dobët.

Përpos vasalëve të tij mëria më e madhe e Ramës ka qenë kundër Albin Kurtit të cilin e ka renditur mes organizatorëve të lëvizjes kundër tij. “Ai gjoja patriotët e tij dhe shqiptarët e Maqedonisë që e përkrahin atë, kemi të dhëna që janë shumë aktivë”, ka anatemuar Rama, duke i shtuar një element të ri listës me armiq greke, iranianë, serbë, antitrampistë etj.

“Ju i patë fytyrat e zymta të deputetëve që e dëgjonin në një montazh video të shpërndarë në rrjet. Rama i njeh më mirë ata dhe e di që vetëm një fije peri e ndaj nga tërheqja e mbështetjes për të”.

Shenja e parë është dhënë (VIDEO KETU LART). Ata druajnë ti vënë gjoksin mbrojtjes së tij para rinisë që është derdhur në shesh. Kjo është gjëja që e shqetëson më shumë”, tha njëri prej burimeve të Lapsi.al. Dhe vërtet, ndonësae atyre që ka katapultuar në politikë u ka ndryshuar jetën ndërsa të tjerëve që kanë dalë në ekrane nuk ka nguruar ti bëjë të pasur, në momentin më të vështirë Rama po e ndjen se ata nuk i ka mbështetje. Prandaj ai iu hakërrye: ” Ju nuk po flisini, ndonëse unë e përballoj vetë dhe s’kam nevojë për ju”./Lapsi.al
Etiketa: Kryesore1mbledhjeRamasocialiste

Lajme të lidhura

Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend
Aktualitet

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit
Aktualitet

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë
Aktualitet

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Para
“Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

“Partizani”/ Berisha nuk paraqitet në seancë, dëshmon ish-ministri Pango: Nuk mbaj mend, kanë kaluar 18 vite

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë
Botë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26

Emri i Andy Burnham po fiton gjithnjë e më shumë terren në skenën politike britanike si një nga figurat më...

Lexo më shumë
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26
“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

“Njihuni me udhëheqësit e Shqipërisë së re”, Balla ironizon protestat qytetare, por “masakrohet” nga komentuesit

13:18 - 22/06/26
Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

Berisha përshëndet protestuesit: Rrethimi i epiqendrës së krimit është arritje historike! Edi Rama është i pashpresë

12:52 - 22/06/26
Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

Gazetari Osman Stafa u sulmua gjatë protestës, reagon SafeJournalists: Jemi për të raportuar dhe jo për t’u dhunuar

12:47 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabet