Në seancën gjyqësore të zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për dosjen “Partizani”, ka dëshmuar Tetis Lubonja, ish-përgjegjëse juridike në grupin e Agjencisë së Kthimit të Pronave që shqyrtoi procedurat për kthimin e kompleksit te ish-pronarët.
Gjatë dëshmisë së saj, Lubonja deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë nën presion gjatë trajtimit të dosjeve dhe se nuk ka pasur kontakte personale me ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Veç televizorit nuk kam asnjë kontakt me Sali Berishën”, u shpreh ajo para trupit gjykues.
Dëshmitarja sqaroi gjithashtu se njeh Jamarbër Malltezin për shkak të aktiviteteve të përbashkëta profesionale dhe konferencave mjedisore ku kanë marrë pjesë ndër vite.
“Me Jamarbrin kemi qenë një brez dhe jemi takuar edhe në konferenca mjedisore, ndaj njihemi”, deklaroi Lubonja.
Ajo tregoi se ka punuar për rreth 10 muaj në Agjencinë e Kthimit të Pronave gjatë vitit 2006 dhe më pas për një periudhë të shkurtër në shoqërinë “Kontakt”. Sipas saj, procedurat për kthimin e pronave në rastin e familjeve Begeja, Vaqarri dhe subjekteve të tjera janë zhvilluar në përputhje me ligjin.
Lidhur me çështjen “Partizani”, Lubonja theksoi se procedura ka nisur më 17 janar 2007 dhe se dosjet janë trajtuar sipas praktikave institucionale.
“Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore njiheshin si prona të ish-pronarëve dhe ne kemi dhënë vlerësimin ligjor sipas procedurave”, deklaroi ajo.
Tetis Lubonja kishte dëshmuar më herët edhe në SPAK, ku kishte pohuar se dosjet e pronave për pesë familje janë trajtuar me prioritet dhe janë shqyrtuar brenda një periudhe rreth dy mujore nga nisja e procedurës.
Procesi gjyqësor për dosjen “Partizani” vijon në GJKKO, ndërsa pritet dëgjimi i dëshmitarëve të tjerë dhe administrimi i provave nga palët.
Në dosje, SPAK thotë se kjo Agjenci ka shqyrtuar me shpejtësi të pajustifikuar, kërkesat e pesë familjeve të njohura pronare, në krahasim me kërkesat e qytetarëve të tjerë, duke pasur parasysh ngarkesën dhe volumin e dosjeve që kishte.
Gjatë dëshmisë së saj në GJKKO, Lubonja tregoi se në vitin 2006 kishte nisur punë pranë Agjencisë së Kthimit të Pronave, ku iu caktua të merrej me shqyrtimin e dosjeve të pronarëve. Procedura për kthimin e pronave te çështja Partizani, filloi më 17 janar 2007 dhe Tetis Lubonja pati dëshmuar në SPAK se dosjet e pronave për pesë familje u trajtuan me prioritet, duke u shqyrtuar për një periudhë prej rreth dy muajsh nga fillimi i procedurës.
Dëshmia e plotë e Tetis Lubonja në GJKKO
Prokurorja: Cilin të pandehur njihni, ku dhe kur i njihni?
Tetis Lubonja: Janë figura publike. Me Malltezin kemi bërë aktivitete për mjedisin.
Prokurorja: Me shoqërinë “Kontakt”, keni pasur kontakte?
Tetis Lubonja: Kam punuar disa muaj. Për pak kohë kam punuar, 6 muaj part-time te “Kontakt”. Kam qenë në vitin 2006 te Agjencia e Kthimit të Pronave. Kishte disa vende pune dhe aplikova.
Prokurorja: Në kohën kur ju keni qenë aty, u janë kthyer prona shumë familjeve. Ju kujtohen procedurat? I njihni?
Prokurorja: Si keni nisur me shqyrtimin e dosjeve?
Tetis Lubonja: Detyrat i merrja nga eprorët. Kam zbatuar ligjin dhe kam ndjekur të gjitha procedurat. Dosja qëndronte në dy sektorë, juridik dhe grafik. Këto territore kanë qenë të njohura si prona të ish-pronarëve. Janë ndjekur procedurat ligjore dhe kemi dhënë vlerësimin ligjor.
Prokurorja: Verifikonit në terren?
Tetis Lubonja: Shkonin specialistët e territorit.
Prokurorja: Në këtë kthim prone, ka pasur objekte sportive?
Tetis Lubonja: Po, Klubi Partizani. Kishte një person që ishte i interesuar në atë kohë, kërkonte privatizim.
Tetis Lubonja: Vinte në institucion një individ. Nuk e denoncuam. Kërkonte privatizimin.
Klodiana Gjyzari: Vinte dikush që interesohej. Kishte lidhje me ish-pronarët?
Tetis Lubonja: Nuk e mbaj mend si emër kush ishte.
Tetis Lubonja: Aty kishte konkurrencë mes pronarëve. Ishte kundërshtar me pretenduesit e tjerë. Nga ish-pronarët nuk kemi pasur presione, as komunikime fare. S’kam asnjë kontakt me Berishën, veç në TV e kam parë.
Klodiana Gjyzari: Kishte mangësi në dosje?
Tetis Lubonja: Kanë qenë dokumente të vjetra dhe të verifikuara. Kam fjetur rehat për këtë dosje. Dokumentet ishin shumë të sakta.
Klodian Skënderi: Vendimi kontrollohej nga hallkat e mësipërme?
Tetis Lubonja: Po. Ishte Agjencia Qendrore. Në çdo rast, ne ishim shkalla e parë, ndërsa vendimi ynë vlerësohej prej tyre. Çdo dokument vlerësohej.
Sokol Hazizaj: Fatmir Bektashi, ju ka bërë ndonjë presion përpara se të punësoheshit aty?
Tetis Lubonja: Jo, fare. S’kam pasur asnjë njohje. Fillova punë sepse doja të zhvillohesha profesionalisht.
Jamarbër Malltezi: A kishte vendime për tokën e familjes Begeja?
Tetis Lubonja: Po, ka pasur.
Klodian Skënderi: A keni çuar shkresa për pronarët e tokave?
Tetis Lubonja: Patjetër, kam zbatuar ligjin.
Prokurorja: Çfarë detyre kishit te “Kontakt”?
Tetis Lubonja: Shefe juridike.
Prokurorja: Familjes Llagami nuk iu kthye prona?
Tetis Lubonja: Ne proceduam me përgjigjen, pasi nuk kishte ardhur një përgjigje pozitive nga një prej institucioneve. Vijuan procedurat me katër familjet e tjera, pasi kishim përgjigje pozitive. Familjes Llagami iu dha më vonë.
Prokurorja: Për presionet, kur jeni pyetur në prokurori, a keni folur?
Tetis Lubonja: Jo për presione, thjesht për bezdi nga vizitat e përditshme.
gijotina.com/










Discussion about this post