GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë dhe pa emër zhvilluesi

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë dhe pa emër zhvilluesi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka përshkallëzuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë direkt me projektet e zhvillimit në zona të ndjeshme turistike, si Kanioni i Gjipesë dhe Livadhi i Himarës.

Përmes një deklarate për shtyp, Berisha deklaroi se është paditur nga kryeministri pikërisht për publikimin e fotografive të projektit të hotelit në formë ure në Gjipe.

Ndërkohë që, sipas tij, projekti mbetet i listuar në dokumentacionet strategjike të qeverisë.

Deklarata e Berishës:

Por unë, këtu para jush, në mënyrë të përsëritur, kam denoncuar plaçkitjen nga familja e tij, e ndjera nënë e tij dhe vëllai i tij, natyrisht së bashku, të njërit prej kanioneve më të bukura të botës, kanionit të Gjipesë. Kanioni i Gjipesë rreshtohet në 20 kanionet më të çmuara të planetit. Ky bajloz i zi i pangopur, i vuri syrin kanionit të Gjipesë. Dhe kur unë e ngrita problemin, mashtroi shqiptarët dhe u tha se ato toka janë diku atje majë malit. Majë malit të Kolekëve. U kujtohet apo jo kur bënte me dorë si i çmendur?

Dhe janë të gjitha mbi rrugën automobilistike, në një kohë kur kanioni është buzë detit. Dhe për këtë Edi Rama vetëm pse paraqita kanionin, një hotel të ndërtuar në formë ure, që e dënonte me vdekje kanionin, se ishte me ngjyrë të bardhë, ky tani thotë hoteli është, por do jetë i qelqtë. Tani mban librin të fshehur sepse mban pronat e tij. Urdhëroni, në Livadh të Himarës, librin liston Livadh Resort, në projekt prej 242 mijë metër katror.

E gllabëroi Livadhën, Livadha është, kush nuk e njeh, është ajka, është kurora më e bukur e Himarës. Tani na del Gjipeja, një nga plazhet më të veçanta të jugut. E zbriti nga mali i Kolekës në plazh tani. Shfaqet një projekt luksoz, një hotel prej xhami në rajon. Projekti top sekret, nuk ka zhvillues. A nuk paraqita unë këtu para një jave blerësin pa shitës? A u kujtohet? Për në Vuno. 15 mijë metër katrorë tokë të blera nga Salvator Aliu, një qytetar trafikant nga Elbasani apo nga Kavaja, nuk di nga është, por se nga kush e bleu Salvator Aliu, top sekret.

Paraqitëm këtu kartelat e parcelave të cilat kishin blerësin, por jo shitësin.
Shitësi jo. Dhe, faktin tjetër, se i ndjeri Artan Lame, 5 ditë pasi paraqiti hartën e Vunoit, në të cilën ai territor i blerë nga Salvator Aliu, figuronte tokë publike. Dhe pas pesë ditësh, Artan Lame shkarkohet menjëherë nga detyra. I ndjeri pas pak vdiq, por ai nuk pranoi, duhet të jemi të vërtetë, nuk pranoi të regjistronte as kanionin e Gjipesë, as tokën në Vuno si pronë private të Edi Ramës. Nuk pranoi, jo, ishte tokë publike. Projekti nuk ka zhvillues të emërtuar, nuk e thotë ai këtë, top sekret, dhe mua më ka paditur pse unë kam paraqitur para jush fotografitë e kanionit me një hotel si urë. Projekti nuk dihet ku do ndërtohet, por mbetet i listuar në faqet e librit.

Etiketa: berishaRamaresorte

Lajme të lidhura

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson
Aktualitet

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

14:00 - 24/06/26
Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin
Aktualitet

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin

13:38 - 24/06/26
“Dorëhiqu”, Rama i përgjigjet protestuesve: Nuk e lëshoj timonin nga zhurmat tuaja, do t’i shkojmë deri në fund
Aktualitet

Shau protestuesit, grupimi politik europian kritikon Ramën: Shqipëria meriton transparencë, jo arrogancë

12:48 - 24/06/26
Para
Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin

Berisha: Rama dhe Balla po përbaltin heronjtë e luftës në Kosovë, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike
Botë

Rrëzohet qeveria në Lituani, kryeministrja jep dorëheqjen pas krizës politike

15:29 - 24/06/26

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginienė, dha dorëheqjen të martën, më 23 qershor, duke çuar në rënien e qeverisë së saj...

Lexo më shumë
Kërcënohet me jetë vajza e Giorgia Melonit: Të urojmë të njëjtin fat si…

Mediat italiane: Meloni hedh në tryezë opsionin për zgjedhje të parakohshme

15:08 - 24/06/26
BOTËRORI 2026/ FIFA konfirmon ndryshimet drastike para nisjes zyrtare të turneut, njihuni me rregullat e reja

Mbrëmje e “zjarrtë” për Grupin B, sonte nis raundi final i fazës së grupeve

14:42 - 24/06/26
Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

Zbulohet parcela me kanabis në Vaun e Dejës, arrestohen motër e vëlla

14:22 - 24/06/26
Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

14:00 - 24/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibom