GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Qytetarët i kërkojnë të largohet, Rama ironizon protestuesit dhe publikon manifestin e ‘dorëheqjes’

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj me tallje protestuesve që prej 27 ditësh dalin çdo ditë në shesh për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshim politik. Në vend të një reagimi për kërkesat e artikuluara nga qytetarët, Rama publikoi në rrjetet sociale mesazhin e një qytetarëve që e ftojnë të japë dorëheqjen, por vetëm në vitin 2030, duke e kthyer debatin në ironi.

Prej 27 ditësh, mijëra qytetarë kanë mbushur sheshin para Kryeministrisë dhe rrugët e Tiranës, ndërsa protesta është shtrirë edhe jashtë kufijve. Shqiptarë në vende të ndryshme të Europës, në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada kanë organizuar tubime ku kanë artikuluar ankesa ndaj qeverisë dhe klasës së vjetër politike.

Në postimin e shpërndarë nga Rama, shkruan se “qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë”, por më pas rendit si arsye për dorëheqje ato që kryeministri i ka paraqitur vazhdimisht si arritje të qeverisë, si rritja e turizmit, aeroportet, hapja e negociatave me Bashkimin Europian, investimet, rritja e pagave dhe pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë.

Mesazhi përfundon me thirrjen: “Dorëhiqu… në 2030”, ndërsa Rama e shoqëroi postimin me komentin se e “mirëkupton plotësisht” kërkesën dhe e “pranon përulësisht”, duke u uruar ndjekësve një ditë të qetë.

Reagimi i kryeministrit vjen ndërsa protestuesit kanë hyrë në javën e katërt të mobilizimit dhe kanë deklaruar se do ta vazhdojnë protestën deri në realizimin e kërkesave të tyre. Në vend të një përgjigjeje politike për pakënaqësitë e ngritura gjatë këtyre 27 ditëve, Rama zgjodhi ta trajtojë protestën me ironi dhe tallje përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kujtojmë se dje, qeveria shpalli “non grata” shtetasen e Kosovës, Ikballe Huduti, e cila kishte marrë pjesë në protestën para Kryeministrisë. Ministria e Brendshme njoftoi se vendimi u mor për arsye që lidhen me sigurinë kombëtare, ndërsa në deklaratat publike u artikuluan pretendime për lidhje të saj me rrjete të ndikimit iranian.

Ky nuk është rasti i parë kur kryeministri tenton ta zhvendosë debatin nga kërkesat e protestuesve drejt identitetit të pjesëmarrësve apo ndikimeve të pretenduara të jashtme. Në reagimet e tij publike janë përmendur herë “grekët”, herë “iranianët”, herë “rusët”, ndërsa në një tjetër rast Rama ia atribuoi mobilizimin edhe rolit të algoritmeve të rrjeteve sociale, duke refuzuar të marrë përsipër përgjegjësinë e 13 viteve qeverisje.

“MIRËMËNGJES
dhe me kërkesën e mëposhtme për dorëheqje nga një numër i panjohur, të cilën e mirëkuptoj plotësisht duke e pranuar përulësisht, ju uroj një ditë të qetë
Manifesti i s’dorheqjes
Është ndoshta fjala më e konsumuar në lëmin virtual, ndaj po ta risjell edhe unë si ‘Millennials’ me shpresën që “Gen Z” nuk do më denigrojë me komente.
Para se të vijoj po ju them, (me lehtësinë e një barre që nuk e kam mbi supe, bashkë me +800K vota) se qeverisjen e mundon më së shumti fodullëku dhe shkenca e gjithologjisë, por kjo meriton një hapësirë më të zgjeruar filozofike për diskutim.
Tani lexomë (nëse mundeni dhe natyrisht nëse doni).
Dorëhiqu për transformimet e zonave urbane dhe rurale.
Dorëhiqu për aeroportet!
Dorëhiqu për turizmin që shënon shifra rekord!
Dorëhiqu për negociatat që u hapen!
Dorëhiqu për konferencën e tetë ndërqeveritare.
Dorëhiqu për kthimin në shina të ekonomisë!
Dorëhiqu që sot keni rritur pagat në thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë.
Dorëhiqu sepse sot protestohet paqësisht dhe në dritaren tënde nuk ka snajper!
Dorëhiqu për transformimet në arsimin, shëndetësi, infrastrukturë dhe jo vetëm.
Realiteti është bezdisës për ata që jetojnë me nostalgjinë e krizës së përhershme.
Dorëhiqu, sepse e ktheve Shqipërinë në një vend që sot respektohet ndërkombëtarisht.
Ose mendoje kështu: Dorëhiqu…në 2030!
Nuk do të na duhesh atëherë, por do të kujtojmë me siguri”, shkruan Rama në reagim.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qytetarëve që e kanë “kryqëzuar” në komente.

“Manifesti i dorëheqjes së vërtetë!

Dorëhiqu për keqpërdorimin e pushtetit.
Dorëhiqu për dyshimet e vazhdueshme mbi procesin zgjedhor dhe besimin e qytetarëve te vota e lirë. Po të zhvilloheshin zgjedhje sot, nuk është aspak e sigurt se do të kishe të njëjtën mbështetje që pretendon.
Dorëhiqu për administratën shtetërore që ende i lë qytetarët të presin me orë, me ditë e me muaj për shërbime bazë.
Dorëhiqu për spitalet ku mungojnë mjekët, ilaçet dhe kushtet dinjitoze.
Dorëhiqu për arsimin që vazhdon të humbasë të rinjtë dhe për emigrimin që nuk ndalet.
Dorëhiqu për ekonominë që detyron mijëra familje të mbijetojnë, ndërsa një grusht oligarkësh pasurohen çdo ditë.
Dorëhiqu për Policinë e Shtetit, që shumë qytetarë e perceptojnë si të politizuar dhe të pafuqishme përballë interesave të njerëzve të pushtetshëm, ndërsa shpesh tregohet e ashpër me qytetarin e zakonshëm.
Dorëhiqu për institucionet që nuk funksionojnë me të njëjtin standard për të gjithë. Dorëhiqu për premtimet e pambajtura dhe për mungesën e përgjegjësisë politike. Respekti ndërkombëtar nuk matet vetëm me samite, konferenca apo fotografi. Matet me mënyrën se si jetojnë qytetarët e një vendi, me drejtësinë, me shtetin ligjor dhe me besimin te institucionet.
Kur qytetarët të mos ndihen më të detyruar të largohen nga vendi, kur ligji të jetë i barabartë për të gjithë dhe shteti t’i shërbejë qytetarit e jo pushtetit, atëherë nuk do të ketë nevojë askush të kërkojë dorëheqje”, ishte replika e një qytetari.

Ndërkohë një tjetër shkruan:
Dorehiqu se shendetsia eshte sketerr
Dorehiqu se arsimi publik eshte nivel miserabel
Dorehiqu se inflacioni po ecen me hapa galopant
Dorehiqu se zhvleresimi i eur ka prek me mijera familje qe jetojne me remitanca
Dorehiqu qe Policia shtetit eshte ne nivelin me te ulet historik perball krimit
Dorehiqu se ke shpopulluar Shqiperine
Dorehiqu se IKMT dhe IMT bashkiake marrin rryshfet ne € cdo dite me sekseret e tyre ne Bashki
Dorehiqu se te gjitha lejet mbi 8 kate qe vendos zotrote e keni kthyer Tiranen ne xhungel betoni
Dorehiqu se Shqiperine po e shisni cdo dite nga nje pellembe.

“Po, patjetër. Të dorëhiqet për aeroportet që i inauguron më shpesh sesa funksionojnë normalisht, për ekonominë që ecën me shpejtësi vetëm në PoëerPoint, për pagat që rriten në podium dhe për qytetarët që vazhdojnë të numërojnë qindarkat. Të dorëhiqet edhe për faktin që e ka kthyer propagandën në sport kombëtar dhe duartrokitjen në argument politik. E sa për 2030-ën, mos u shqetësoni; historia zakonisht i kujton liderët ndryshe nga sa e shkruajnë vetë statuset e tyre”, ishte një tjetër koment.

Etiketa: doreheqjeprotestuesRama

Lajme të lidhura

PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

PD: Skandali i ri i qeverisë me projektin ‘Smart City, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

12:12 - 26/06/26
Afera “5D”, GJKKO lehtëson masën për ish-drejtorin e besuar të Erion Veliajt
Aktualitet

Afera “5D”, GJKKO lehtëson masën për ish-drejtorin e besuar të Erion Veliajt

11:39 - 26/06/26
Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierën mbrojtëse
Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:29 - 26/06/26
Para
Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre

Alban Skënderaj: Forca e protestës janë njerëzit e ndershëm që e duan vendin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Të hetohet ndërtimi i resortit në Gjirin e Manastirit, po shkatërrohet trashëgimia arkeologjike e Butrintit
Aktualitet

PD: Skandali i ri i qeverisë me projektin ‘Smart City, 140 milionë dollarë pa garë dhe fryrje kostosh

12:12 - 26/06/26

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli denoncoi kredinë prej 118 milionë dollarësh të...

Lexo më shumë
Afera “5D”, GJKKO lehtëson masën për ish-drejtorin e besuar të Erion Veliajt

Afera “5D”, GJKKO lehtëson masën për ish-drejtorin e besuar të Erion Veliajt

11:39 - 26/06/26
Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

Aksident i rëndë në Sarandë, shoferi humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me barrierën mbrojtëse

11:29 - 26/06/26
Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

Helmimi i studentëve të policisë, AKU pezullon aktivitetin e Sori-Al deri në përgjigjen e analizave

11:19 - 26/06/26
Rrofsh sa malet Edi Rama! Faleminderit për çka po i bën këtij populli…

Këlliçi publikon letrën: Rama kërkon të ketë pushtet të përjetshëm, madje të shpallet Mbret!

11:14 - 26/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasinoroyalUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom giriştimebetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet