GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbulohen dy parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe procedohet kryeplaku (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbulohen dy parcela me kanabis në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe procedohet kryeplaku (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një operacion i Policisë së Shkodrës kundër kultivimit të bimëve narkotike ka çuar në goditjen e dy rasteve në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.

Si rezultat, në pranga ranë Pllumb Mollzati, 53 vjeç, i dyshuar se kishte kultivuar një parcelë me 768 bimë cannabis sativa në fshatin Ndrejaj, si dhe Ardjan Çekaj, 52 vjeç, i arrestuar pranë një parcele me 1,250 bimë cannabis sativa në fshatin Vukël.

Gjatë operacionit, pranë banesës së Mollzatit u sekuestruan edhe 80 kubikë të dyshuar me fidanë kanabisi.

Në total, Policia asgjësoi me djegie 2,098 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë, ndërsa nisi procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj kryeplakut 65-vjeçar të fshatit Vukël.

Njoftimi i policise

Policia e Shkodrës vijon operacionin e koduar “Territor i Pastër”, në kuadër të luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike, duke goditur dy raste të kultivimit të kanabisit në fshatrat Ndrejaj dhe Vukël.

Gjatë kontrolleve në njësinë administrative Shosh, në fshatin Ndrejaj, shërbimet e Policisë konstatuan 768 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në momentin e ndërhyrjes u kap në flagrancë dhe u arrestua Pllumb Mollzati, 53 vjeç, banues në fshat, i cili dyshohet se kishte kultivuar parcelën. Pranë banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan gjithashtu 80 kubikë të dyshuar me fidanë kanabisi.

Në një tjetër operacion në njësinë administrative Kelmend, në fshatin Vukël, Policia zbuloi 1,250 bimë të dyshuara cannabis sativa. Në afërsi të parcelës u arrestua në flagrancë Ardjan Çekaj, 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Po ashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 65 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Vukël.

Në total, gjatë operacionit u asgjësuan me anë të djegies 2,098 bimë dhe fidanë kanabisi, ndërsa kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Shkodër për identifikimin dhe goditjen e rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Etiketa: KanabisShkodër

Lajme të lidhura

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO
Aktualitet

Bojkotimi i seancave nga avokatët/ Maks Haxhia humb gjyqin në Gjykatën Administrative, reagon GJKKO

20:05 - 28/10/26
Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës
Aktualitet

Gjykata Supreme Federale e Brazilit refuzon ankimimin e dytë të Ervin Matës

19:32 - 28/10/26
Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën
Aktualitet

Dikur punëtor i thjeshtë, sot milioner/ Shqiptari nga Kosova fiton 168 milionë euro në lotari në Belgjikë, por jeton me frikën për jetën

15:53 - 28/10/26
Para
Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha

Përcaktohen nëntë çiftet e para të fazës së 1/16-ve, nuk mungojnë edhe duelet e mëdha

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26

Episodet e ditës së parë të protestës, vetëm sa acaruan më tej protestuesit në ditën e dytë, e me radhë...

Lexo më shumë
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com