GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, ‘ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit’

në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 9 min
A A
Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, ‘ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzimi nga ana e shumicës socialiste i kërkesës për arrestimin e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku “ngriti shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancës, si dhe të barazisë para ligjit”. Vlerësimi është pjesë e draft raportit të përvitshëm që Komisioni Europian harton për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Drafti, ende konfidencial, vëren se si kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ashtu dhe masa e mëhershme e pezullimit të saj nga detyra çuan në “reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut”.

Përpara se parlamentit t’i kërkohej autorizimi për arrestimin e Ballukut, Gjykata e Posaçme kishte vendosur ndaj saj, ndër të tjera, dhe masën e pezullimit nga detyra. Shumica i ishte kundërvënë haptazi, duke e kritikuar publikisht SPAK-un e duke iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rastin. Masa mbeti në fuqi pasi Gjykata nuk arriti të dilte me një vendim.

Për Komisionin Europian, pezullimi konsiderohet të ketë qenë “në përputhje me dispozitat aktuale të Kodit të Procedurës Penale”.

Në raport theksohet se kjo masë sigurie e më pas kërkesa për arrestim “shkaktuan reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut dhe institucioneve gjyqësore”.

Komisioni vë në dukje më tej, se “sipas standardeve evropiane, të gjitha pushtetet e shtetit duhet të nxisin dhe mbrojnë besimin e publikut të gjerë në institucionet kushtetuese, përfshirë gjyqësorin”.

Në raport komentohet dhe nisma e firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe dy eksponentët socialist Taulant Balla dhe Ulsi Manja, për një ndërhyrje në Kodin e Procedurës Penale, e cila synon zgjerimin e kategorisë së zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga funksionet e tyre, si masë paraprake, gjatë procedurave gjyqësore.

Nisma, e propozuar me urgjencë, ka mbetur në sirtarët e parlamentit. Megjithatë sipas Komisionit, ndryshimet e propozuara “ngritën shqetësime mbi rrezikun e pengimit të efektivitetit të hetimeve penale, duke përfshirë hetimet e korrupsionit të nivelit të lartë” duke shtuar se momenti I zgjedhur për paraqitjen e tyre “kontribuoi në një perceptim për pandëshkueshmëri”.

Draft Raporti vlerëson punën e SPAK-ut në luftën ndaj korrupsionit duke përmendur 30 zyrtarë dhe ish zyrtarë të nivelit të lartë të hetura gjatë vitit të shkuar. Por anga ana tjetër vëren se ka patur përpjekje si nga politika dhe nga mediat për të ushtruar trysni dhe ndikim të papërshtatshëm.

“SPAK, vazhdon të dëshmojë pavarësi dhe kapacitete të forta për të dhënë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë, pavarësisht nga raportimet për përpjekje të mediave dhe politikës, për ta diskredituar e për të ushtruar trysni e ndikim të papërshtatshëm”, vë në dukje Komisioni Europian.

Sipas dokumentit të Brukselit “në vitin 2025, SPAK hetoi 30 zyrtarë të nivelit të lartë dhe ish-zyrtarë (duke përfshirë një Zëvendëskryeministër, ish-Kryetar të Parlamentit, ish-Ministër dhe ish-Anëtarë të Parlamentit)”. 18 prej tyre u referuan në gjykatë dhe 10 u dënuan me një vendim përfundimtar.

Ndërsa vëren se “numri i referimeve në SPAK nga institucione të tjera mbetet i ulët”, raporti thotë se  ka patur një rritje të hetimeve të reja (+17.7 përqind) dhe të rasteve të përfunduara (12.2 përqind). Por nga ana tjetër, raporti thekson se sekuestrimet në çështjet që lidhen me korrupsionin mbeten të ulëta. “Vlera e sekuestrimeve (rreth 1.5 milion euro) dhe konfiskimeve (rreth 100 000 euro) mbetet modeste dhe me një raport të ulët që thekson nevojën për të forcuar efektivitetin e procedurave të konfiskimit”, shkruan Komisioni Europian.

Prokurorë të SPAK-ut por dhe magjistratë dhe përfaqësuesë të institucioneve të Drejtësisë, sipas raportit kanë marrë kërcënime: “Tetë magjistratë janë vënë nën mbrojtje, duke përfshirë dy gjyqtarë dhe gjashtë prokurorë”.

Duke analizuar përpjekjet e institucioneve për të frenuar e parandaluar korrupsionin, dokumenti rendit sektorët dhe institucionet me rriskun më të lartë, nga shëndetësia, arsimi, prokurimi publik, te policia e partneritetet publik-privat apo Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Një listë e gjatë e sektorëve dhe institucione që vlerësohen me risk të lartë të korrupsionit, shtë përfshirë në raportin e përvitshëm të Komisionit Europian për shtetin ligjor, draftin konfidencia të të cilit Report Tv e disponon.

 “Rreziqet e korrupsionit mbeten të pranishme, veçanërisht në shëndetësi, arsim, prokurim publik, partneritete publik-private dhe brenda policisë, si dhe në marrjen e akteve të pronësisë dhe procedurave përkatëse (Agjencia Shtetërore e Kadastrës), të cilat konsiderohen fusha me rrezik të lartë për korrupsion”, shkruhet në dokumentin e siguruar nga Report Tv.

Ndërsa theksohet nevojë për një vëmendje dhe ndaj integriteit të vetë biznesit, raporti shton se “rreziqet e korrupsionit vazhdojnë gjithashtu në ndërmarrjet shtetërore ose pjesërisht shtetërore, të cilat kanë marrë përgjegjësi të rëndësishme publike, duke përfshirë prokurimin publik në sektorët dixhitalë dhe të infrastrukturës, duke përfshirë edhe fondet e BE-së”.

Sipas Komisionit Europian “transparenca në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publik-private, është ende e kufizuar, veçanërisht në lidhje me dhënien e statusit të investitorit strategjik”. Dokumenti po ashtu vëren se “ndërhyrja politike është ende e përhapur dhe kërkon masa mbrojtëse më të mëdha”.

Raporti thekson se “korniza institucionale për parandalimin e korrupsionit është përmirësuar, por koordinimi me zbatimin e ligjit mbetet i dobët”, duke vënë në dukje se “vazhdojnë mangësitë në lidhje me kapacitetin e Drejtorisë së Përgjithshme Kundër Korrupsionit (DPKK) për të zbatuar dhe vlerësuar në mënyrë efektive ndikimin e masave parandaluese, duke marrë parasysh hetimet e vazhdueshme të korrupsionit në sektorë ose institucione specifike.”

Policia e Shtetit vlerësohet të jetë “shumë vulnerabël ndaj korrupsionit”, pavarësisht disa përpjekjeve. Raporti tregon se Agjencia e Mbikëqyrjes së Policisë mori drejtpërdrejt, 1 677 ankesa nga qytetarët në lidhje me sjelljen e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe 3 846 përmes një linje të dedikuar policore, dhe se referoi 444 punonjës të zbatimit të ligjit për ndjekje penale, në shumicën e rasteve për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Por rasti i punësimit në AMP, të Muçi Shaljanit, “ushtar” i Emiljano Shullazit, i vrarë në një atentat në Rinas, së bashku me Gilmando Danin, “ngriti shqetësim lidhur me verifikimet dhe kontrollet e AMP-së, për stafin e saj”. 

Për Komisionin Evropian, përplasjet e vazhdueshme mes shumicës dhe opozitës po pengojnë punën e parlamentit. “Polarizimi politik vazhdon të ndikojë negativisht në funksionimin e punës parlamentare. Një seri protestash të organizuar nga Partia Demokratike kundër qeverisë, përfunduan me sulme me molotovë ndaj selisë së Këshillit të ministrave. Në draft raportin konfidencial shkruhet se “disa protesta të thirrura nga opozita u shndërruan në të dhunshme”.  

Komisioni Evropian është kritik për disa aspekte të funksionimit të parlamentit. “Mbikëqyrja e parlamentit mbi ekzekutivin u tkurr më tej. Një numër kërkesash nga opozita për krijimin e komisioneve hetimore u refuzuan në vitin 2025”, lexohet në dokument ku vihet në dukje me shqetësim se “politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të nivelit të lartë në organe kushtetuese ose institucione të pavarura mbetet një problem serioz”.

Sipas raportit mbetet problem cilësia e procesit legjislativ. “Zbatimi i rregullave të hartimit të politikave dhe konsultimit publik, të bazuara në prova, mbetet procedural dhe jo efektiv”, thekson dokumenti, duke përmendur “mungesën e publikimit në kohë të drafteve për shqyrtim nga palët e interesuara, cilësinë e procesit të konsultimit dhe ndjekjen e kufizuar. Projektligjet vazhduan të paraqiteshin në momentin e fundit nga një deputet i vetëm, gjë që ndikon në cilësinë dhe transparencën e procesit legjislativ”.

Për Komisionin Evropian, përplasjet e vazhdueshme mes shumicës dhe opozitës po pengojnë punën e parlamentit. “Polarizimi politik vazhdon të ndikojë negativisht në funksionimin e punës parlamentare. Një seri protestash të organizuar nga Partia Demokratike kundër qeverisë, përfunduan me sulme me molotovë ndaj selisë së Këshillit të ministrave. Në draft raportin konfidencial për shtetin ligjor në Shqipëri, të cilin Report TV ka siguruar, shkruhet se “disa protesta të thirrura nga opozita u shndërruan në të dhunshme”.

Komisioni Evropian është kritik për disa aspekte të funksionimit të parlamentit. “Mbikëqyrja e parlamentit mbi ekzekutivin u tkurr më tej. Një numër kërkesash nga opozita për krijimin e komisioneve hetimore u refuzuan në vitin 2025”, lexohet në dokument ku vihet në dukje me shqetësim se “politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të nivelit të lartë në organe kushtetuese ose institucione të pavarura mbetet një problem serioz”.

Sipas raportit mbetet problem cilësia e procesit legjislativ. “Zbatimi i rregullave të hartimit të politikave dhe konsultimit publik, të bazuara në prova, mbetet procedural dhe jo efektiv”, thekson dokumenti, duke përmendur “mungesën e publikimit në kohë të drafteve për shqyrtim nga palët e interesuara, cilësinë e procesit të konsultimit dhe ndjekjen e kufizuar. Projektligjet vazhduan të paraqiteshin në momentin e fundit nga një deputet i vetëm, gjë që ndikon në cilësinë dhe transparencën e procesit legjislativ”.

Për Komisionin Evropian, përplasjet e vazhdueshme mes shumicës dhe opozitës po pengojnë punën e parlamentit. “Polarizimi politik vazhdon të ndikojë negativisht në funksionimin e punës parlamentare. Një seri protestash të organizuar nga Partia Demokratike kundër qeverisë, përfunduan me sulme me molotovë ndaj selisë së Këshillit të ministrave. Në draft raportin konfidencial shkruhet se “disa protesta të thirrura nga opozita u shndërruan në të dhunshme”.  

Komisioni Evropian është kritik për disa aspekte të funksionimit të parlamentit. “Mbikëqyrja e parlamentit mbi ekzekutivin u tkurr më tej. Një numër kërkesash nga opozita për krijimin e komisioneve hetimore u refuzuan në vitin 2025”, lexohet në dokument ku vihet në dukje me shqetësim se “politizimi i emërimeve parlamentare në pozicione të nivelit të lartë në organe kushtetuese ose institucione të pavarura mbetet një problem serioz”.

Sipas raportit mbetet problem cilësia e procesit legjislativ. “Zbatimi i rregullave të hartimit të politikave dhe konsultimit publik, të bazuara në prova, mbetet procedural dhe jo efektiv”, thekson dokumenti, duke përmendur “mungesën e publikimit në kohë të drafteve për shqyrtim nga palët e interesuara, cilësinë e procesit të konsultimit dhe ndjekjen e kufizuar. Projektligjet vazhduan të paraqiteshin në momentin e fundit nga një deputet i vetëm, gjë që ndikon në cilësinë dhe transparencën e procesit legjislativ”.

Ashtu si dhe në raportin e një viti më parë për gjendjen e Shtetit ligjor në Shqipëri, sërish dhe këtë herë, Komisioni Evropian, ngre shqetësimin për nivelin e ulët të kuotave për gjyqtarë e prokurorë në Shkollën e Magjistraturës. “Kuotat e vendosura nga KLGJ dhe KLP për Shkollën e Magjistraturës, për vitin akademik 2026-2027 janë të pamjaftueshme për të adresuar sfidat në lidhje me cilësinë dhe efikasitetin e sistemeve gjyqësore”, lexohet në draftin konfidencial që Report TV ka siguruar.

Për vitin akademik 2026-2027, KLGJ ka përcaktuar që në fillim të vitit 10 kuota janë për kandidatët për gjyqtarë, 6 për kandidatët si ndihmës ligjore në Gjykatat e Apelit dhe 35 për kandidatët Ndihmës ligjore për Gjykata e Shkallës së Parë. Ndërsa KLP përcaktoi 7 kuota për prokurorë.

“Këto kuota përcaktohen pas një vlerësimi të vendeve të lira aktuale dhe të ardhshme, bazuar në strukturën ekzistuese organizative, por nuk janë të mjaftueshme për të përmbushur plotësisht nevojat e sistemit gjyqësor në afat të mesëm”, këmbëngul Komisioni Europian, duke nënvizuar se “Rritja e numrit të magjistratëve në strukturën organizative është thelbësore.”

Raporti vë po ashtu në dukje se dhe “pozicionet e këshilltarëve ligjorë mbeten shumë të kufizuara në numër krahasuar me nevojat e menjëhershme të sistemit”, ndërsa flet për mungesa në burimet njerëzore. “Nga 219 punonjës shtesë të kërkuar nga institucionet e drejtësisë në vitin 2025, vetëm 100 punonjës shtesë u miratuan nga Parlamenti. Një plan gjithëpërfshirës i burimeve njerëzore, duke përfshirë planifikimin për secilën kategori të stafit shtesë, ende mungon. Megjithëse investimet në sistemin e drejtësisë kanë vazhduar të rriten, shpenzimet e përgjithshme mbeten të ulëta dhe buxheti i ndarë për burime shtesë njerëzore nuk është rritur pavarësisht nga kërkesa e të dy Këshillave”.

Në janar të këtij viti, u miratuan disa ndryshime ligjore të cilat parashikojnë se procedura e emërimit për anëtarët jo-magjistratë, në KLGJ dhe KLP, do duhet të zbatojë, të njëjtat standarde për verifikimin e të dhënave dhe pasurisë si ato që zbatohen për anëtarët magjistratë. Megjithatë, raporti vëren se asnjë prej institucioneve të përfshira në këtë proces “ende nuk kanë miratuar rregulloren e procedurës për të zbatuar plotësisht këto ndryshime dhe për të kontribuar në pavarësinë dhe profesionalizmin e të dy Këshillave

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1raporti i KE

Lajme të lidhura

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë
Aktualitet

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë

19:39 - 28/06/26
Dita e 29-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”
Breaking Views

Dita e 29-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

19:25 - 28/06/26
“Irena e 500 asambleistëve”, Edmond Spaho replikon për protestën me ish-zëvendësministren e Ramës
Breaking Views

“Irena e 500 asambleistëve”, Edmond Spaho replikon për protestën me ish-zëvendësministren e Ramës

18:41 - 28/06/26
Para
Sekretari i Bukurosh Maçit dhe nipi i Gramoz Sakos marrin 250 MLN lekë nga Oltion Çaçi/ Korrupsion me paratë e terreneve sportive në Sarandë

Sekretari i Bukurosh Maçit dhe nipi i Gramoz Sakos marrin 250 MLN lekë nga Oltion Çaçi/ Korrupsion me paratë e terreneve sportive në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë
Aktualitet

Himarë, 28-vjeçarja pi ilaçe për t’i dhënë fund jetës, rrëzohet dhe vdes 74-vjeçari në Jalë

19:39 - 28/06/26

Një 28-vjeçare nga Himara dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në kushte të rënduara psikologjike. Ajo është transportuar drejt...

Lexo më shumë
Dita e 29-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

Dita e 29-të e protestës/ Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”

19:25 - 28/06/26
“Irena e 500 asambleistëve”, Edmond Spaho replikon për protestën me ish-zëvendësministren e Ramës

“Irena e 500 asambleistëve”, Edmond Spaho replikon për protestën me ish-zëvendësministren e Ramës

18:41 - 28/06/26
Sekretari i Bukurosh Maçit dhe nipi i Gramoz Sakos marrin 250 MLN lekë nga Oltion Çaçi/ Korrupsion me paratë e terreneve sportive në Sarandë

Sekretari i Bukurosh Maçit dhe nipi i Gramoz Sakos marrin 250 MLN lekë nga Oltion Çaçi/ Korrupsion me paratë e terreneve sportive në Sarandë

18:02 - 28/06/26
Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, ‘ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit’

Raporti i KE: Refuzimi për arrestimin e Ballukut, ‘ngriti shqetësime mbi parimin e barazisë para ligjit’

17:24 - 28/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibom güncel girişKickGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomKickcasibom girişjojobet girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabetjojobet girişjojobet giriş