GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërrojnë jetë njëri pas tjetrit dy oficerë policie të burgut 313, detajet e para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy oficerë policie kanë ndërruar jetë në burgun 313, njëri pas tjetrit.

Zog Muhametaj 62 vjeç lindur e banues në Tropojë, ka filluar për herë të parë në burgje më 2015 dhe në 2023 ka filluar në burgun Jordan Misja në Tiranë ku dhe shërben si specialist informacioni me gradën Komisar.

Rreth orës 21.36 min të mbrëmjes kur po ndërrohej turni ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut.

Atje është tentuar për ta kthyer në jetë por fatkeqësisht nuk është bërë e mundur.

Janë dokumentuar me anë të kamerave të gjitha veprimet e stafit në IEVP.

Mbas kësaj, kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë.

Ndërsa ishin duke shikuar kamerat në zyrë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët, i është dhënë menjëherë ndihma nga të pranishmit dhe infermierja e institucionit dhe, pasi i ka ardhur pulsi, është dërguar menjëherë me ambulancën e institucionit te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.

Njoftimi:

Një ngjarje e rëndë ka prekur familjen e madhe të sistemit penitenciar shqiptar. Gjatë ushtrimit të detyrës, dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, Zog Muhametaj, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave, me graden Kryeinspektor, humbën jetën si pasojë e gjendjeve të papritura shëndetësore.

Rreth orës 21:36 të datës 29 qershor 2026, Zog Muhametaj, gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Kolegët e pranishëm dhe personeli shëndetësor i institucionit ndërhynë menjëherë, duke i dhënë ndihmën e parë dhe duke e transportuar me urgjencë me ambulancën e IEVP-së drejt Spitalit Ushtarak. Pavarësisht përpjekjeve të pandërprera të ekipit mjekësor, ai nuk arriti të mbijetojë.

Pak orë më vonë, rreth orës 00:00 të datës 30 qershor 2026, edhe Pëllumb Vrana, gjatë ushtrimit të detyrës në ambientet e institucionit, pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore. Menjëherë iu dha ndihma e parë nga kolegët dhe infermierja e institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë drejt QSUT-së. Rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.

Zog Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015, ndërsa prej vitit 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”.

Me arsim ushtarak dhe gradën Komisar, ai u dallua për profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjshmërinë në detyrë.

Pëllumb Vrana, në detyrën e Teknikut të Kamerave, dha një kontribut të vyer në funksionimin dhe sigurinë e institucionit, duke fituar respektin dhe vlerësimin e kolegëve për korrektësinë dhe përkushtimin e tij në punë.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nderon me respekt kujtimin e dy kolegëve tanë dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e tyre të vyer në përmbushjen e misionit të sistemit penitenciar shqiptar.

Profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në ushtrimin e detyrës do të mbeten një shembull për institucionin dhe për të gjithë punonjësit e tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të të ndjerëve.

 

Etiketa: BurgjeteKryesore1oficer

Lajme të lidhura

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash
Aktualitet

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

11:22 - 30/06/26
Rama shpërthen kundër protestuesve: Shembëlltyra më e zezë, mbetje të rrezikshme socio-politike
Aktualitet

Rama shpërthen kundër protestuesve: Shembëlltyra më e zezë, mbetje të rrezikshme socio-politike

11:08 - 30/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re
Aktualitet

Spiropali thumbon Ramën: Në parti duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:45 - 30/06/26
Para
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash
Aktualitet

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

11:22 - 30/06/26

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me tensione, ndërsa protestuesit kanë hedhur vezë në...

Lexo më shumë
Rama shpërthen kundër protestuesve: Shembëlltyra më e zezë, mbetje të rrezikshme socio-politike

Rama shpërthen kundër protestuesve: Shembëlltyra më e zezë, mbetje të rrezikshme socio-politike

11:08 - 30/06/26
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

Spiropali thumbon Ramën: Në parti duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

10:45 - 30/06/26
Kapet me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

Kapet me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

10:31 - 30/06/26
Nis grumbullimi i protestuesve para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët

Nis grumbullimi i protestuesve para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët

10:14 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com