GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kapet me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kapet me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit, arrestohet kushëriri i Vis Martinajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit, që rezulton i zhdukur prej disa vjetësh, Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia pranë banesës së Ilir Selmanit, i cili ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Sipas të dhënave paraprake, Nina është ndaluar te dera e banesës dhe dyshohet se është kapur në posedim të një arme zjarri. Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit, si edhe qëllimi i takimit mes tyre, mbeten ende të paqarta. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar që të sqarojë arsyen e ndodhjes së tij në këtë adresë.

Ilir Selmani është dënuar me 26 vite burg për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Më 19 qershor, Apeli i Posaçëm vendosi ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, duke e lënë në “arrest shtëpie”.

Në janar, Gjykata e Posaçme dha dënim edhe për Fatmir Hysenin, Aleksadër Maxhakun, Dritan Agën dhe Oltion Lonën, pjesë e grupit të vrasjes, 25 vjet burg për secilin (130 në total). I vetmi që mundi të marrë pafajësi ishte vëllai i Leonard Dukës, Elvis Duka, për të cilin SPAK nuk mundi të gjejë prova për implikimin e tij në atentat.

“Nuk kam asnjë lidhje me vrasjen. E kam mësuar në televizion. Vëllezërit Duka i kam shokë të ngushtë. Kam shkuar për drekë ditën e ngjarjes në lokalin që ata kishin marrë me qera. Dreka ishte rastësore për rreth 2 orë e 30 minuta. Ishim 8-9 veta në tavolinë, Blendi Teta, Fatmir Hyseni, Erlis Myftari solli Bledin dhe iku. Më kërkoi Erlis Duka që ta shoqëroja Blendi Tetën me makinë deri tek spitalet. Dëgjova diçka por nuk di nëse ishin krisma armësh apo jo. Më pas kur e mendova ngjarjen, e kuptova që ishin krisma. Pastaj mora makinën dhe kur shkova tek lokali, policia kishte rrethuar Erlisin dhe Leonardin. 4 ditë pas ngjarjes pashë që janë 9 veta në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos”, deklaronte në sallën e gjyqit Selmani.

Ndërkohë, Emiljano Nina është një emër i njohur për organet ligjzbatuese, pasi është përfshirë në disa ngjarje të mëparshme. Ai u arrestua edhe në muajin maj të vitit 2023 në zonën e “5 Majit” në Tiranë.

Një prej episodeve më të njohura ku është përfshirë Nina është aksidenti i rëndë i ndodhur pranë Digës së Liqenit Artificial në Tiranë, në gusht të vitit 2023. Sipas informacioneve të publikuara në atë kohë, automjeti me të cilin ai udhëtonte po lëvizte me shpejtësi të lartë nga rruga “Kosovarët”, përpara se të përfundonte në digën e liqenit.

 

Etiketa: ArmeArrestim

Lajme të lidhura

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!
Aktualitet

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!

12:13 - 30/06/26
Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së
Aktualitet

Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së

12:08 - 30/06/26
Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën ku do të ndërtojë resortin
Aktualitet

Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën ku do të ndërtojë resortin

11:54 - 30/06/26
Para
“Shpirtra të humbur në PS”, Rama thumbon Spiropalin: Mezi pres të shoh draftin e Shqipërisë së re

Spiropali thumbon Ramën: Në parti duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vikingu” Haaland dhe “gjeli” Mbappe gati për aksion! Nuk lejohen gabime nga Norvegjia dhe Franca
Sport

“Vikingu” Haaland dhe “gjeli” Mbappe gati për aksion! Nuk lejohen gabime nga Norvegjia dhe Franca

12:19 - 30/06/26

Sonte në mbrëmje, do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante të fazës 1/32-ave në Kupën e Botës 2026. Konkretisht në...

Lexo më shumë
Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!

12:13 - 30/06/26
Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së

Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së

12:08 - 30/06/26
Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën ku do të ndërtojë resortin

Rikthehen protestat në Rrjoll, Bashkim Ulaj rrethon sërish zonën ku do të ndërtojë resortin

11:54 - 30/06/26
Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

Tensione në protestë! Hidhen vezë drejt Parlamentit, tentohet të çahet kordoni i policisë me një kazan plehrash

11:22 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com