Në Rrjoll janë rikthyer protestat, teksa vendi ku Bashkim Ulaj do të ndërtojë resortin turistik, është rrethuar sërish me kangjella. Dhjetra banorë të zonës, të mbështetur edhe nga qytetarë të tjerë protestuan, teksa forca të shumta policore, kanë marrë në mbrojtje vendin.
“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje e tradhëtarëve”, janë thirrjet e hedhura në protestën e Rrjollit, që tashmë prej 1 muaji dëgjohen çdo pasdite edhe në Tiranë.
Pak javë më parë banorët e Rrjollit arritën të rrëzojnë kangjellat rrethuese të zonës, por duket se Ulaj dhe kompania e tij, kanë rikthyer sërish vendosjen e rrethimit, ndërsa banorët pretendojnë se po i vidhen pronat.
Kantieri është rrethuar përsëri me mur dhe hekura, ndërsa tensionet mes banorëve dhe përfaqësuesve të projektit janë rikthyer në zonë. Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e aksionit të tyre deri në zgjidhjen e çështjes së pronësisë.
Ndërkohë, kompania “Gener 2” e Bashkim Ulajt ka reaguar duke theksuar se respekton të drejtën kushtetuese të qytetarëve për protestë paqësore, por thekson se çdo veprim që shoqërohet me dhunë, vandalizëm apo dëmtim të pronës private është i papranueshëm. Ajo i ka bërë thirrje institucioneve që të garantojnë rendin dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të situatës në kantier.










Discussion about this post