GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi- Ballës: Të kanë hedhur në kosh protestuesit, kërkoju falje veteranëve të UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protesta që prej 31 ditësh zhvillohet kundër qeverisë u bë pjesë e debateve edhe në seancën plenare të Kuvendit, ku kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, replikoi me homologun socialist, Taulant Balla.

Duke iu përgjigjur deklaratave të Ballës, Bardhi u shpreh se protestuesit e kanë “hedhur në kosh”, ndërsa akuzoi kreun e grupit socialist për xhelozi ndaj deputetëve të opozitës që, sipas tij, ndodhen mes qytetarëve.

Në fjalën e tij, deputeti demokrat ngriti edhe çështjen e grisë së flamurit izraelit gjatë protestës, duke kërkuar sqarime nga autoritetet për autorësinë e ngjarjes.

“Ke xhelozi që ke përfunduar te koshi i plehrave, ndërsa kolegët deputetë janë mes qytetarëve. Erdhe këtu dhe dënove dhe bëre mirë grisjen e flamurit të Izraeli, dhe mirë bere. Por di gjë se kush e bëri? Kush ishte ajo zonja e maskuar që në sy të policëve grisi flamurin. Ajo u fut brenda institucionit dhe nuk kemi asnjë deklaratë se kush është ky person. Na flisni ju për semitizëm? Po anuloni koncertin e Kany West? E kanë anuluar të tjerët.”, tha Bardhi.

Më tej, ai i kërkoi Ballës të kërkojë falje publikisht veteranëve të UÇK-së për deklaratat e bëra lidhur me Dritan Goxhajn.

“Ti kërkoi falje veteranëve të UÇK-së, për deklaratat për Goxhajn. E dëgjove deklaratën? Presin që të kërkosh falje! Na e servirët miratimin e rezolutës si arritje historike të Shqipërisë në procesin e integrimit europan, sot refuzoni të flasim për rezolutën e PE.”, tha Bardhi.

Bardhi akuzoi gjithashtu mazhorancën se po shmang debatin për rezolutën e Parlamentit Europian lidhur me procesin e integrimit, duke pretenduar se qeveria nuk dëshiron të përballet me kritikat e adresuara në dokument.

Ai shtoi se vetëm kryeministri Edi Rama, sipas tij, ka interes që ky debat të mos zhvillohet në Kuvend.

“Sot keni refuzuar me votë vetë PE. Jo thjesht sepse refuzoni debatin, por skanerin që PE i ka bërë qeverisë. Skaneri ju ka nxjerrë të sëmurë. Ju vuani nga sëmundja e rëndë e vjedhjes së zgjedhjeve, së taksave, korrupsionit, krimit të organizuar, thotë PE.

Vetëm Rama ka frikë nga kjo rezolutë. Eurodeputetët grisën email-in e Taulantit dhe votuan për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura. Sot s’flasim për rezolutën e PE sepse do të dalë që email-i i kolegëve është grisur dhe hedhur në kosh. Nëse ai raport siç ua keni shitur çdo shqiptari në mënyrë të gënjeshtërt, si ka mundësi që nuk thoni hajde ta bëjmë debatin. Duhet ta nxisnit ju. Ligji na thotë kur vjen për të raportuar Këshilli i Ministrave për ecurinë e negociatave, Kuvendi bën debat dhe miraton një rezolutë.

Ju refuzoni debatin sepse ua nis raporti i Komisionit Europian me vjedhjen e zgjedhjeve, përdorimin e administratës në zgjedhje, mbrojtjen ndaj korrupsionit me mbrojtjen ndaj ish-zv. kryeministres se thatë nuk ndikon, ja pra që u mbroka. S’mund të mbrohet me votë politike në parlament një person i korruptuar sepse kjo e minon rrugën e Shqipërisë në BE”, tha Bardhi.

Etiketa: ballaBardhi

Lajme të lidhura

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim
Aktualitet

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

14:49 - 27/11/26
Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit
Aktualitet

Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

13:50 - 27/11/26
Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla
Aktualitet

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

13:28 - 27/11/26
Para
Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!

Protestuesit ndjekin deputetin Tërmet Peçi jashtë Parlamentit: Hajdut dhe analfabet!

Discussion about this post

TË FUNDIT

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim
Aktualitet

1600 efektivë policie në gatishmëri për protestën e nesërme në Tiranë, kufizime në qarkullim

14:49 - 27/11/26

Rreth 1600 efektivë të Policisë së Shtetit pritet të angazhohen në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës...

Lexo më shumë
Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të trurit

13:50 - 27/11/26
Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

Kushtetuesja cilësoi të paligjshëm përjashtimin e deputetëve të PD-së/ Bardhi: Të hetohen Manja, Balla dhe Hasalla

13:28 - 27/11/26
TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

13:07 - 27/11/26
Apeli e liroi nga qelia/ Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë

Apeli e liroi nga qelia/ Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë

13:01 - 27/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com