GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja e mikrobusit, pasagjerja amerikane: Pashë që shoferi nuk ishte mirë…

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja e mikrobusit, pasagjerja amerikane: Pashë që shoferi nuk ishte mirë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus i linjës Berat-Tiranë është përmbysur në rrugë, ndërsa shoferi humbi jetën.

Udhëtimi nga berati drejt Tiranës u ndërpre për pasagjerët e këtij mikro-buzi, i cili u përfshi në një aksident të rëndë.

Teksa ishte në hyrje të Tiranës në zonën e Mëzezit, mjeti devijoi në të djathtë të rrugës, duke u përplasur fillimisht me bordurën e pastaj me trafikndarsen që la pas 1 të vdekur dhe 12 të plagosur.

Shoferi 36-vjeçari Redion Hasimi humbi jetën në vendngjarje, ndërsa 12 të tjerë u çuan të plagosur në spital. 7 prej të plagosurve kanë marrë dëmtime më serioze ku në luftë me jetën është edhe një fëmijë.

Nisur nga hetimet paraprake mjeti ka qenë brenda kufirit të lejuar të shpejtësisë dhe dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur për ndonjë përgjumje apo kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit.

Në vendngjarje një prej pasagjerëve që i mbijetoi këtij aksidenti të rëndë, ishte edhe nje e huaj qe kishte ardhur në Shqipëri për turizëm.

“Jam Debora nga Amerika. Isha në Shqipëri për qejf, u kënaqa shumë. Nesër do të kthehem në Amerikë dhe sot po vija në Tiranë. Rrugës pashë shoferin që bënte lëvizje, rrotullohej, nuk ishte mirë. Po shkruaja në telefon kur autobusi u përmbys. Ata që ishin ulur në anën e majtë të mjetit morën dëmtime shumë të rënda. Shoferin e pashë që vdiq. Dëmtime të rënda mori edhe djali i ulur pas tij dhe një vajzë. Unë isha ulur në anën e djathtë. Nuk u lëndova. Shumë njerëz nga ndërtesat afër dhe shoferë ndaluan të na ndihmonin”, u shpreh ajo.

Ekspertet rrugorë po kryejnë të gjitha matjet në vendngjarje për të dokumentuar këtë aksident të rëndë si dhe për të nxjerrë shkaqet e këtij devijimi të rëndë që la pas të vdekur shoferin dhe dhjetëra të plagosur.

Etiketa: aksidentiKryesore1

Lajme të lidhura

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama
Breaking Views

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama

22:43 - 30/06/26
Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së
Breaking Views

Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

22:24 - 30/06/26
Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët
Breaking Views

Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

22:16 - 30/06/26
Para
Haaland bën historinë me Norvegjinë, Bregu i Fildishtë eliminohet pas një beteje spektakolare

Haaland bën historinë me Norvegjinë, Bregu i Fildishtë eliminohet pas një beteje spektakolare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama
Breaking Views

Protestuesit mbledhin firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga Rama

22:43 - 30/06/26

Në protestën para Kryeministrisë, protestuesit mblodhën firma për të çuar në SPAK librin ‘Albania Files’ të promovuar nga kryeministri Edi...

Lexo më shumë
Botërori 2026 zbulon fenomenin e ri: Evropa po “furnizon” Afrikën me yje të futbollit

Botërori 2026 zbulon fenomenin e ri: Evropa po “furnizon” Afrikën me yje të futbollit

22:36 - 30/06/26
Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

22:24 - 30/06/26
Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

Dhuna e Policisë para Kuvendit/ POLITICO: Përshkallëzohet protesta, reagojnë eurodeputetët

22:16 - 30/06/26
Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

Reuters: Samiti i NATO-s mund të mos mbahet në Shqipëri, administrata e Trump e pakënaqur me Tiranën

22:05 - 30/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com