GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Haaland bën historinë me Norvegjinë, Bregu i Fildishtë eliminohet pas një beteje spektakolare

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Haaland bën historinë me Norvegjinë, Bregu i Fildishtë eliminohet pas një beteje spektakolare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Norvegjia ka shkruar historinë në Botërorin 2026, duke siguruar për herë të parë një fitore në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.

Skuadra nordike mposhti 2-1 Bregun e Fildishtë në një sfidë të luftuar deri në sekondat e fundit.

Norvegjezët e nisën më mirë ndeshjen dhe krijuan rastet e para me Erling Haaland, i cili ishte vazhdimisht një kërcënim për mbrojtjen kundërshtare.

Edhe Bregu i Fildishtë reagoi dhe iu afrua golit me Nicolas Pépé, por pa arritur të zhbllokonte rezultatin.

Në minutën e 39-të, Antonio Nusa realizoi një supergol nga distanca, duke kaluar Norvegjinë në avantazh me një goditje të pandalshme.

Afrikanët u hodhën në sulm pas pushimit dhe rritën presionin, duke krijuar disa raste të mira për të rikthyer ekuilibrat.

Shpërblimi erdhi falë Amad Diallos, i cili realizoi një aksion individual spektakolar dhe barazoi shifrat me një gol që konsiderohet ndër më të bukurit e këtij Botërori.

Megjithatë, festa e Bregut të Fildishtë zgjati pak.

Në momentin vendimtar, Erling Haaland u gjend në vendin e duhur pas një asistimi të Patrick Berg dhe shtyu topin në rrjetë për golin e fitores 2-1.

Në minutat e fundit, portieri Orjan Nyland bëri një pritje vendimtare ndaj një goditjeje dënimi të Amad Diallos, duke ruajtur avantazhin e Norvegjisë.

Me këtë sukses historik, Norvegjia avancon në fazën tjetër, ku e pret një duel shumë i vështirë përballë Brazilit.

Nga ana tjetër, Bregu i Fildishtë largohet me kokën lart nga Botërori, pasi regjistroi paraqitjen më të mirë në historinë e pjesëmarrjeve të tij në Kupën e Botës.

Etiketa: boteror 2026Bregu i FildishtëNorvegjia

Lajme të lidhura

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26
Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov
Breaking Views

Galatasaray fiton ndaj Stuttgart, vendosin dy golat e Batrakov

21:20 - 03/11/26
Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti
Breaking Views

Ndeshja me Arsenalin/ Trajneri i Liverpool: Do duhet t’u them lojtarëve të mi të rrëzohen, ndryshe s’na japin penallti

20:36 - 03/11/26
Para
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të hetohet përdorimi i forcës ndaj protestuesve!

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Të hetohet përdorimi i forcës ndaj protestuesve!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ina Zhupa i përgjigjet Ramës: Nëse do realisht të dëgjosh qytetarët, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Zhupa kërkon mbledhje urgjente për dhunën ndaj të miturve në protesta: Masat e qeverisë antikushtetuese!

10:45 - 04/11/26

Deputetja demokrate, Ina Zhupa, ka kërkuar thirrjen urgjente të një mbledhjeje për të shqyrtuar trajtimin e të miturve gjatë protestave...

Lexo më shumë
Erion Veliajn “nuk e duan” as në burg,  do të qëndrojë i  vetëm në qeli deri…

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor

10:30 - 04/11/26
Në kërkim prej 2016-ës, kapet “baroni” i drogës në Mat

U raportua sikur e sulmoi ariu, 62-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri (Emri)

09:29 - 04/11/26
Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

Avokati: Jemi zyrtarisht në diktaturë! Rama po përdor gjobat 5 milionë lekëshe si ‘armë’ kundër protestës qytetare

09:22 - 04/11/26
Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

Shpërthim me tritol brenda një garazhi në Lezhë, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet “Benz”

08:50 - 04/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com