GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Çfarë po ndodh në Gjermani? Policia bastis zyrat e Federatës vetëm pak orë pas eliminimit nga Botërori

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë po ndodh në Gjermani? Policia bastis zyrat e Federatës vetëm pak orë pas eliminimit nga Botërori

Police secures the area in front of the DFB headquarters as German prosecutors and tax authorities search offices of the German Football Association (DFB) as well as homes of current and former DFB officials on suspicion of tax evasion, in Frankfurt, Germany, October 7, 2020. REUTERS/Kai Pfaffenbach

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eliminimi i Gjermanisë nga Kupa e Botës nuk është kriza e vetme që po trondit futbollin gjerman.

Vetëm pak orë pas humbjes dramatike ndaj Paraguait, Federata Gjermane e Futbollit (DFB) është përballur me një bastisje të gjerë policore në selinë e saj në Frankfurt.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, mbi 150 efektivë policie morën pjesë në operacion, duke kontrolluar jo vetëm zyrat e DFB-së, por edhe disa bashki që ishin qytete organizatore të Euro 2024.

Hetimet lidhen me dyshimet për shpërndarje të paligjshme të përfitimeve, ku zyrtarë publikë dyshohet se kanë marrë bileta falas, udhëtime dhe akomodime luksoze gjatë Kampionatit Evropian, përfitime që autoritetet po i trajtojnë si raste të mundshme ryshfeti.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Herbert Reul, ishte i prerë në reagimin e tij.

“Një biletë futbolli nuk është pjesë e pagës. Kushdo që punon në shërbimin publik dhe pranon përfitime të tilla duhet të presë që policia t’i trokasë në derë”, deklaroi ai.

Sipas hetimeve, dy persona të lidhur me komitetin organizues të Euro 2024 dyshohet se kanë shpërndarë bileta falas për gjysmëfinalen mes Spanjës dhe Francës, ndërsa po verifikohet edhe mënyra se si qytetet organizatore kanë përdorur të drejtën prioritare për blerjen e biletave.

Ndërkohë, në aspektin sportiv, situata mbetet po aq shqetësuese.

Gjermania u eliminua nga Paraguai pas penalltive në fazën e 1/16-tës, duke regjistruar një tjetër dështim të madh në Kupën e Botës.

Pas ndeshjes, trajneri Julian Nagelsmann nuk u fsheh pas justifikimeve.

“Nëse nuk arrin ta mposhtësh Paraguain në 120 minuta, atëherë e meriton eliminimin. Nuk mund të konsiderohemi më një kombëtare e nivelit të parë”, tha trajneri i “Panzerave”.

Pas këtij dështimi, presioni mbi Nagelsmann është rritur ndjeshëm, ndërsa në mediat gjermane kanë nisur spekulimet se Jurgen Klopp mund të jetë kandidati kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares nëse federata vendos të ndryshojë trajner.

 

Etiketa: DFBGjermanikontrollPoliciaSkandal

Lajme të lidhura

Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë
Sport

Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë

17:38 - 31/08/26
Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti
Sport

Platini shpërthen ndaj Infantinos: Gjithmonë e kam ditur që i pëlqenin shumë paratë dhe pushteti

15:31 - 31/08/26
Orët e fundit të merkatos, ‘yjet’që mund të ndryshojnë skuadër
Sport

Orët e fundit të merkatos, ‘yjet’që mund të ndryshojnë skuadër

13:07 - 31/08/26
Para
Formacionet Zyrtare/ “Tre Luanët” në kërkim të kualifikimit, si rreshtohen skuadrat në Angli – RD Kongo

Formacionet Zyrtare/ “Tre Luanët” në kërkim të kualifikimit, si rreshtohen skuadrat në Angli – RD Kongo

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi
Aktualitet

Vazhdon rezistenca qytetare/ Protesta kundër qeverisë sot në ditën e 93-të radhazi

18:31 - 31/08/26

Protesta qytetare kundër qeverisë hyn sot në ditën e 93-të radhazi, duke vijuar një mobilizim që ka kaluar tre muaj...

Lexo më shumë
Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit

Kapen 80 litra insekticide pa dokumente në Portin e Durrësit

18:20 - 31/08/26
Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, plagosen tre persona në Fier

18:07 - 31/08/26
Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë

Fundi i një epoke të artë, Messi tërhiqet nga Argjentina: Nuk kam asgjë më shumë për të dhënë

17:38 - 31/08/26
Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me…

Veliaj i hoqi kompetencat për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, reagon Anuela Ristani: Largohem me…

17:30 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com