Një incident është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, ku një qytetar ka humbur ndjenjat mes turmës së madhe të protestuesve.
Personi është ndihmuar menjëherë nga qytetarët e pranishëm, të cilët ndërhynë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Ende nuk dihen shkaqet e gjendjes së tij shëndetësore, ndërsa nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin apo gjendjen aktuale të qytetarit.
Protesta vijon me pjesëmarrje të lartë në qendër të Tiranës, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të marrë pjesë në tubimin e organizuar përpara Kryeministrisë.










Discussion about this post