GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e cilësoi portalin e ri të prezantuar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, të quajtur “Fol me Kryeministrin”, si një dritare cinizmi dhe jo një dritare dialogu me studentët që po protestojnë.

Në një intervistë për News24, ai theksoi se kryeministri po tenton ta paraqesë protestën studentore si një reagim për problemet akademike dhe ekonomike, dhe jo si një protestë përmes së cilës kërkohet dorëheqja e tij.

Ai theksoi se të rinjtë e refuzojnë dialogun për shkak të veprimeve të kryeministrit, duke nisur nga sjellja e dhunshme policore dhe deri tek aktet normative, përmes së cilave aplikohen gjoba për protestuesit.

“Unë do e konsideroj dritare cinizmi këtë mënyrë që ka zgjedhur Rama të ndërtojë dialog me studentët. Çështja e mungesës së dialogut nuk vjen se ka disa që bullizojnë disa të tjerë, por është çështje mospranimi të dialogut në kohën dhe momentin e duhur. Atëherë kur studentët e kanë kërkuar dhe është refuzuar nga Rama. Refuzimi i dialogut nuk është thjesht deklaratë refuzuese, por janë aktet dhe veprimet konkrete që ka ndërmarrë Rama.

Së pari me mënyrën e sjelljes së policisë në protestën studentore, sjellje e dhunshme, joproporcionale. Sikurse Rama ka vazhduar edhe me akte të tjera normative, që penalizojnë dhe kërkojnë të pengojnë dialogun.”, tha ai.

Boçi shtoi se dialogu i studentëve me kryeministrin ka përfunduar në vitin 2018, dhe se kryeministri duhet që të japë dorëheqjen.

“Dialogu ka përfunduar në 2018, Rama kërkon ta transmetojë protestën e studentëve si protestë në raport me kërkesat e tyre akademike dhe ekonomike. Kjo është protestë me kërkesë politike, lidhet me dorëheqjen e kryeministrit. Është kërkesë e qytetarëve shqiptarë. Nëse do dialog, të japë dorëheqjen.”, shtoi ai.

Etiketa: DialoguLuciano BociRamaStudentet

Lajme të lidhura

Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët
Botë

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici
Aktualitet

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!
Aktualitet

“Portali i ri, dritare cinizmi”/ Boçi: Dialogu i Ramës me studentët ka përfunduar në 2018!

15:41 - 06/11/26

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi e cilësoi portalin e ri të prezantuar nga kryeministri Edi Rama ditën e sotme, të quajtur...

Lexo më shumë
“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

“Jam i bindur se është lista e duhur”, Rolando Maran tregon se për çfarë ka nevojë Kombëtarja

15:29 - 06/11/26
Ambasada e SHBA përcjell mesazhin e Marco Rubios: Ata që përfitojnë nga emigrimi masiv janë trafikantët

“Do të punoj në administratën Trump deri në fund”, Rubio mohon skenarët e dorëheqjes

15:15 - 06/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Zhduket 40 vjeçari në Vlorë, familjarët bëjnë denoncim në polici

Vlorë/ Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari

14:35 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com