GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e mbështetjes financiare për fëmijët me aftësi ndryshe, shpërthen Tabaku: Qeveria vodhi propozimin tim!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se qeveria është detyruar nga presioni qytetar të rikthejë një propozim të saj për rritjen e mbështetjes financiare ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve që kujdesen për ta.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se pagesa minimale për një fëmijë me aftësi të kufizuara është vetëm 5,700 lekë në muaj, ndërsa pagesa për një prind kujdestar arrin në 14 mijë lekë.

“5,700 lekë është pagesa minimale për një fëmijë me aftësi të kufizuara. Sa 30 bukë në muaj. Ndërsa pagesa për një prind që kujdeset për një fëmijë me aftësi të kufizuara është vetëm 14 mijë lekë. Të dyja janë garanci vetëm për mbijetesën”, shprehet Tabaku.

Deputetja e PD kujton se vitin e kaluar depozitoi në Kuvend një nismë ligjore, të hartuar edhe mbi historitë e Mirës dhe Jonës, për dyfishimin e pagesave minimale dhe maksimale për personat me aftësi të kufizuara.

Sipas saj, propozimi parashikonte gjithashtu njohjen si vite pune të periudhës së përkujdesjes dhe pagesën e sigurimeve shoqërore për prindërit që detyrohen t’i përkushtohen tërësisht kujdesit ndaj fëmijëve të tyre.

“E morën dhe e hodhën në kosh me arrogancë. E refuzuan. Sot e kanë nxjerrë nga sirtarët, e kanë kopjuar dhe, përmes ndryshimeve në buxhet, e kanë sjellë si propozim të tyre”, deklaron Tabaku.

Ajo argumenton se ndryshimi i qëndrimit të qeverisë nuk lidhet me ndjeshmërinë sociale, por me presionin e protestave dhe frikën nga humbja e pushtetit.

“Mos mendoni se po e bëjnë nga simpatia apo empatia. Po e bëjnë nga frika e humbjes së pushtetit dhe nga presioni që protesta ka ushtruar mbi qeverinë”, thekson deputetja demokrate.

Tabaku e cilëson këtë vendim si provë se bashkimi dhe presioni qytetar mund ta detyrojnë qeverinë të tërhiqet dhe të pranojë propozime që më parë i kishte refuzuar.

“Fuqia, bashkimi dhe presioni i qytetarëve e kanë detyruar qeverinë të marrë këtë vendim. Ky është një shembull se vetëm duke qenë bashkë mund ta rrëzojmë këtë sistem. Prandaj sot, më shumë se kurrë, në shesh”, përfundon Tabaku.

Etiketa: FemijeKryesore1qeveriTabaku

Lajme të lidhura

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, ka kaluar një moment shumë të vështirë pas ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Dinamos...

Lexo më shumë
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

Heqja e taksës së qarkullimit nga karburanti, Qeveria do të vendosë vinjetë për automjetet me targa të huaja

21:00 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com