GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

40 vjet pas ‘Dorës së Zotit’, Argjentina ëndërron një gjysmëfinale me Anglinë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
40 vjet pas ‘Dorës së Zotit’, Argjentina ëndërron një gjysmëfinale me Anglinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy nga sfidat më të vështira i ndajnë Argjentinën dhe Anglinë nga një përballje që do të zgjonte kujtimet e një prej rivaliteteve më të mëdha në historinë e futbollit. Plot 40 vjet pas ndeshjes legjendare të vitit 1986, argjentinasit ëndërrojnë një tjetër duel me “Tre Luanët”, këtë herë në gjysmëfinalen e Botërorit 2026.

Më 22 qershor 1986, në stadiumin “Azteca”, Diego Armando Maradona shkroi historinë me dy golat e tij kundër Anglisë në çerekfinale. Fillimisht shënoi me të famshmen “Dora e Zotit”, ndërsa pak minuta më vonë realizoi atë që konsiderohet ende “goli i shekullit”, duke dribluar disa kundërshtarë para se ta dërgonte topin në rrjetë.

Tashmë, katër dekada më vonë, në Argjentinë dhe Angli flitet për mundësinë e një tjetër kapitulli të këtij rivaliteti historik. Megjithatë, të dyja skuadrat duhet të kalojnë fillimisht pengesat e çerekfinaleve.

Argjentina do të përballet me Zvicrën, ndërsa Anglia do të sfidojë Norvegjinë. Vetëm nëse të dyja fitojnë, do të takohen në gjysmëfinalen e planifikuar për më 15 korrik në stadiumin e Atlantës, ku do të luhet për një biletë në finalen e Botërorit.

Skuadra e Lionel Scalonit ka vuajtur në fazat e fundit të turneut, duke kaluar me vështirësi Kepin e Gjelbër dhe Egjiptin, ndërsa tani e pret një kundërshtar edhe më i fortë si Zvicra. Nga ana tjetër, Anglia, një prej favoriteve për titull, do të ketë përballë Norvegjinë e Erling Haalandit.

Pas ndeshjes së famshme të vitit 1986, Argjentina dhe Anglia janë përballur vetëm dy herë në kompeticione zyrtare. Argjentinasit triumfuan me penallti në Botërorin e vitit 1998, ndërsa anglezët fituan 1-0 në fazën e grupeve të Botërorit 2002.

Rivaliteti mes dy vendeve shkon përtej futbollit dhe lidhet edhe me konfliktin historik për Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Ishujt Malvinas. Për këtë arsye, një gjysmëfinale mes dy kombëtareve do të kishte një ngarkesë të jashtëzakonshme emocionale dhe historike, duke rikthyer në skenë një nga përballjet më ikonike të Kupës së Botës.

Etiketa: AngliARGJENTINE

Lajme të lidhura

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor
Sport

FSHF dhuron materiale shkollore për fëmijët e Fshatit SOS në nisje të vitit të ri shkollor

11:11 - 09/09/26
Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali
Sport

Netët magjike në Champions League! Spikat Liverpool – Atletico Madrid, duel “zjarri” edhe në Itali

10:17 - 09/09/26
Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’
Sport

Champions League/ Real Madridi e nis me fitore, mposht Interin në superduelin e ‘Bernabeut’

23:01 - 08/09/26
Para
Tetë skuadra për një trofe, forcat dhe dobësitë e pretendentëve për kurorën e Botërorit

Tetë skuadra për një trofe, forcat dhe dobësitë e pretendentëve për kurorën e Botërorit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmi ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale/ Organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi
Aktualitet

Sulmi ndaj llogarive që transmetojnë protestën në rrjete sociale/ Organizatat e mediave: Rastet e gazetarëve duhet të kenë përparësi shqyrtimi

17:58 - 09/09/26

Rrjeti SafeJournalists, partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizatat partnere kanë reaguar njëzëri...

Lexo më shumë
Rama mbledh të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët në takim me dyer të mbyllura

Rama mbledh të gjithë ministrat, deputetët dhe drejtorët në takim me dyer të mbyllura

17:04 - 09/09/26
Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

Arben Ahmetaj: Rama iu ka falur 2.1 milionë metra katrorë klientëve me ligjin e investimeve strategjike

17:04 - 09/09/26
Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë

Dosja “Balluku”, SPAK sekuestron pasuri të reja në Palasë

16:51 - 09/09/26
Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

Albin Kurti: Të konstituohet Kuvendi dhe të shmangen zgjedhjet e reja!

16:49 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com