GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Edhe Korça rrëzon Velian, Duka propozohet për kryetar të FSHF-së

15:44 - 28/01/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe Korça rrëzon Velian, Duka propozohet për kryetar të FSHF-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Asambleja e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë, ka rrëzuar rrëzuar Erion Veliajn, pasi ka zgjedhur të përfaqësohet në zgjedhjet për Presidentin e Federatës me Ilirjan Përmetin dhe Roland Shkëlqimin, zyrtarë të futbollit të klubit të Skënderbeut.

“Në këto punime morën pjesë delegatët e 5 anëtarëve të kësaj shoqate, nga 8 që janë në total. Këto 5 anëtarë u përfaqësuan në këtë mbledhje nga 7 delegatë. SHRF Korçë konstatoi me shqetësim se për zhvillimin e këtyre punimeve, përfaqësuesi i njërit prej dy delegatëve të KF Pogradeci nuk u lejua nga kryetari i Bashkisë Pogradec të merrte pjesë në këtë Asamble. Anëtarësia e shoqatës vendosi të propozojë emrin e Armand Dukës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Arben Dervishaj si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, në këtë mbledhje vendosi të trajtojë edhe propozimin e disa anëtarëve për zgjedhjen e përfaqësuesve të SHRF Korçë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së. Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Korçë zgjodhën me unanimitet të plotë, kryetarin në mandat, Ilirjan Përmeti dhe Roland Shkëlqimin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së” – thuhet në njoftimin e Federatës.

Edhe në Korçë nuk kanë munguar tensionet, pasi ministri Niko Peleshi së bashku me kryetarin e Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, si dhe ata të Devollit, Maliqit dhe Pogradecit kanë zhvilluar takime të posaçme me anëtarët e shoqatave me të drejtë vote.

Duke iu bashkuar nismës së Veliajt, u kanë kërkuar mbështetësve të firmosin një shkresë ku kërkojnë transparencë dhe shfuqizimin e vendimeve të mëparshme. Pavarësisht tensioneve, vetëm 6 prej tyre kanë nënshkruar deklaratën në prani të noterëve. Po ashtu edhe në Gjirokastër ministrja Mirela Kumbaro duket se është në aksion.

Mësohet se ajo ka  zhvilluar takime me anëtarët e shoqatës së futbollit të qytetit të gurtë për të kërkuar votën kundër emrave që mbështesin Armand Dukën. Mësohet se për shkak të kundërshtimit është shkarkuar nga puna Petraq Meci, i cili është anëtar i shoqatës. Prej ditësh, kreu i FSHF, Armand Duka, është vënë në shënjestër të sulmeve politike nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Madje tentativa e parë ka nisur në Tiranë kur kryebashkiaku i Tiranës i bëri presion anëtarëve të shoqatës për të votuar kundër Dukës. Në audiopërgjimin ai shprehet se do të nisë takimet edhe në rrethe dhe që tashmë është bërë realitet. Presioni ka vazhduar edhe me zbarkimin e tatimorëve në bizneset e familjes Duka, por edhe me Inspektoratin e Bashkisë në zyrat e FSHF-së.

 

 

Etiketa: Armando DukadukaErion VeliajfshfKorca

Lajme të lidhura

Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë
Sport

“Legjendat Flasin”/ Rrëfimi i veçantë i portierit shqiptar: Erdha Perlat dhe Partizani më bëri Mustë! Fanella e Kombëtares, emocion i veçantë

11:58 - 21/02/26
Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan
Sport

Shok skuadre me Mirlind Dakun, sulmuesi tjetër i Kombëtares shqiptare prezantohet te Rubin Kazan

10:34 - 21/02/26
Para
Në kërkim të personave “të rrezikshëm”, policia kontrolle blic në Korçë

Në kërkim të personave “të rrezikshëm”, policia kontrolle blic në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar, duke ngritur akuza të...

Lexo më shumë
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com