GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një denoncim i rëndë ka mbërritur në redaksinë e Maska.al, ku disa punonjës me origjinë nga vendet aziatike, kryesisht nga Myanmari, kanë ngritur pretendime serioze për kushtet në të cilat, sipas tyre, punojnë në restorantin “Rozafa”, në pronësi të biznesmenit Gjergj Luca.

Sipas deklarimeve të bëra për Maska.al, punonjësit pretendojnë se janë të detyruar të punojnë deri në 16 orë në ditë, pa përfituar asnjë ditë pushimi javor. Ata shprehen se, megjithëse u është siguruar akomodimi dhe ushqimi, kushtet e strehimit janë të vështira, pasi 5 deri në 6 persona ndajnë të njëjtën dhomë.

Burimet tona bëjnë me dije se paga e tyre varion, ndërsa disa prej punonjësve kanë deklaruar se marrin deri në 500 euro në muaj.

Pretendimet e ngritura nga punonjësit ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e legjislacionit shqiptar të punës, i cili parashikon kufizime të qarta mbi orarin e punës, pushimin javor dhe standardet minimale të trajtimit të punëmarrësve.

Maska.al thekson se këto janë pretendime të bëra nga punonjësit që kanë kontaktuar redaksinë dhe se pala e përmendur ka të drejtën e plotë të japë versionin e saj të ngjarjes. Redaksia mbetet e hapur për çdo reagim apo sqarim nga Gjergj Luca ose përfaqësuesit e restorantit “Rozafa”, në funksion të informimit të balancuar të publikut.

A do të reagojnë autoritetet? Këto pretendime të ngritura nga punonjësit për Maska.al ngrenë pikëpyetje serioze mbi respektimin e të drejtave të punëmarrësve. Mbetet për t’u parë nëse Policia e Shtetit, me në krye Skënder Hitajn, si dhe institucionet përgjegjëse, do të nisin verifikime për këto pretendime dhe nëse do të ndërmerren veprime për zbardhjen e plotë të tyre.

maska.al

Etiketa: Gjergj LucaKryesore1

Lajme të lidhura

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

21:23 - 09/07/26
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital
Breaking Views

Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

21:16 - 09/07/26
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Breaking Views

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

20:14 - 09/07/26
Para
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona
Aktualitet

Vrasja e Egli Progës, prokuroria pas 2 vjetësh mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona

21:23 - 09/07/26

Me përfundimin e hetimeve, organi i akuzës u ka komunikuar akuzën e vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim, Denis...

Lexo më shumë
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

21:16 - 09/07/26
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

20:14 - 09/07/26
Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

Si Gjergj Luca skllavëron punëtorët nga Azia, 16 orë në punë pa asnjë ditë pushim

20:06 - 09/07/26
Bisedat e financieres Aida Vokli për 5 ‘Call- Center-at’ zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn

Bisedat e financieres Aida Vokli për 5 ‘Call- Center-at’ zbuluan Xhoni Hitajn, Igli Margjinin dhe Algers Mahilajn

19:58 - 09/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com