GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Dita e 40-të e protestës në Tiranë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qindra qytetarë u mblodhën këtë të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 40-të të protestës kundër qeverisë, duke përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestuesit nisën grumbullimin në qendër të kryeqytetit, ndërsa më pas marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u zhvilluan fjalime dhe u përsëritën thirrjet kundër qeverisë.

Organizatorët deklaruan se protesta do të vijojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, me në krye dorëheqjen e kryeministrit.

Lëvizja protestuese, e cila nisi si reagim ndaj zhvillimeve në zonën e Zvërnecit, është shndërruar në një mobilizim më të gjerë qytetar me fokus ndryshimet politike dhe institucionale.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit bënë thirrje për ndryshim, ndërsa në protestë morën pjesë qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, përfshirë studentë, aktivistë, profesionistë, të moshuar, familje me fëmijë, si edhe turistë.

Protestuesit kanë paraqitur pesë kërkesa kryesore, mes të cilave dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndërmarrjen e ndryshimeve kushtetuese.

Organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e objektivave të shpallura.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Aktualitet

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Para
Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake…komunizëm dixhital

Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake...komunizëm dixhital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com