GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anuluhet mes mjegullës së korrupsionit tenderi 1.5 miliard lekë i Bashkisë Tiranë për asfaltimin e rrugëve të një lagje në zonën e Kombinatit. Kontrata e dhënë në mënyrë të padrejtë, nën urdhrat e kryebashkiakes Anuela Ristani në favor të biznesmenit Florjan Nuha nga Gramshi, hasi në rezistencë të papritur në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP).

Tenderi i denoncuar fillimisht nga “Media 60” kishte shkelje të hapura të ligjit mbi Prokurimin Publik. Megjithatë anulimi do të bëhej nga KPP pas ankesës së një prej kompanive, që mbeti e pakënaqur me vendimin e bashkisë.

Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin “Rikualifikim i bllokut të banimit në rrugët Nexhat Agolli, Nikolla Dushniku, Ndoc Nikaj ”, me fond limitn 141,7 milionë lekë të reja (pa TVSH).

“Anullimi i procedurës kryhet bazuar në Vendimin e KPP datë 16 qershor 2026”, citojmë njoftimin e Bashkisë Tiranë të publikuar më 29 qershor 2026 në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të

Ofertave është kërkuar nga operatori ekonomik “ALBAVIA Sh.p.k”.  Kompania rezulton se ka pasur ofertë më të ulët se sa kompania fituese “INERTI” shpk.

Referuar informacionit të Bashkisë Tiranë, të dorëzuar pranë KPP, si dhe informacionit të operatorit ekonomik “Albavia” shpk rezulton, se në datën 12 maj 2026, është bërë klasifikimi i operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, duke i njoftuar me anë të sistemit të prokurimeve elektronike mbi rezultatet e vlerësimit të ofertave.

Sipas këtij dokumenti, operatori ankimues “Albavia” shpk renditet mes dy ofertave më të ulëta, por është skualifikuar nga komisioni i tenderit që ka autorizuar kryebashkiakja Anuela Ristani.

Duhet thënë se Anuela Ristani i ka vënë në rresht disa institucione që të legjitimojnë vendimin e saj të padrejtë. Kështu, nga raporti i auditit në Sistemin e Prokurimeve Elektronike rezulton, se kompania “ALBAVIA” SHPK, është skualifikuar nga procedura e prokurimit, sipas arsyetimit të dhënë nga Bashkia Tiranë: “Operatori nuk permbush Kriteret e Vecanta te Kualifikimit, ku kërkohet “Vërtetim i lëshuar nga shoqëria “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, që konfirmon pagesën e të gjitha detyrimeve që rrjedhin nga kontratat e furnizimit me ujë”.

Pra, rezultoi se operatori ekonomik “ALBAVIA” shpk. “nuk ka deklaruar përmbushjen e detyrimeve për detyrimet nga shoqërisë “Ujësjelles Kanalizime

Tiranë.”

Por kjo nuk paska qenë e vërtetë! Në datën 28 maj 2026, pranë KPP, është administruar denoncimi i operatorit ekonomik “ALBAVIA” Shpk, që kundërshton skualifikimin e ofertës së paraqitur.

Nga shqyrtimi i ankesës, del se kriteri i “faturave të ujit”, që pretendon Bashkia, është një pikë e pashpallur për të ngatërruar operatorët.

“Kriteri nuk përfshihet në asnjërën prej rubrikave të formularit përmbledhës të vetëdeklarimit. Në bazën ligjore të sipërcituar përcaktohet qartë se cilat janë kriteret e kualifikimit, të cilat plotësohen me formularin përmbledhës të vetëdeklarimit. Si rrjedhim, kriteri i hartuar në këtë mënyrë sjell konfuzion, si në përgatitjen e ofertave nga operatorët ekonomik, ashtu edhe te organet e vlerësimit dhe shqyrtimit të ankesave”, citojmë dokumentin e KPP.

Nga ana tjetër kompania denoncuese disponon dokumentet se nuk ka pasur asnjë detyrim të pashlyer në shoqërinë e Ujësjellësit.

Po si mundet të merret vendimi për një tender 1.5 miliardë lekë mbi bazën e një informacioni të pavërtetë? Ujësjellësi është shoqëri që varet direkt nga Bashkia Tiranë dhe informacionet janë tërësisht online. Nëse nuk do të kishte vullnet për të manipuluar tenderin, fakti verifikohej menjëherë, me një klik tek ujësjellësi.

Në këto kushte, KPP ka urdhëruar të anulohet tenderi i Anuela Ristanit dhe të rihapet sërish pasi të jenë rregulluar kriteret.

Por nuk ka qenë një vendim i lehtë. KPP është kujdesur që t’i lërë rrugëdalje Bashkisë Tiranë nga ky skandal. Në ndonjë rast tjetër, tenderi do të cohej për hetim administrativ, sepse pasoja e pranuar zyrtarisht është “mungesë transparence dhe barazie”.

Përkundrazi, në KPP ka pasur përplasje interesash mes anëtarëve. Për shkak se ish-kryetari Jonaid Myzyri, i shkarkuar nga SPAK, nuk është zëvendësuar akoma, KPP ka mbetur me 3 anëtarë. Kjo shpjegon pse vendimi është marrë me 2 vota pro dhe një kundër.

Kundër vendimit të KPP për anulimin e tenderit të Anuela Ristanit është hedhur anëtari i KPP, Kreshnik Tërnova, i cili nuk ka votuar “pro”. Pas mbledhjes, Tërnova ka dalë me dokumentin “Mendim kundër”, që është bashkëngjitur vendimit zyrtar.

Anuela Ristani nuk pyet për ligjin, për koston, për projektet e mëparshme që ky i ka mbyllur me vonesë ose nuk i ka përfunduar akoma, apo për KLSH që raporton mashtrimet e Muhës.

Edhe në këtë procedurë, sinjalet që ngriheshin mbi tenderin ishin të shumta. Procedura “Rikualifikim i bllokut të banimit në rrugët Nexhat Agolli, Nikolla Dushniku dhe Ndoc Nikaj”, në Njësinë Administrative nr. 6, në zonën e Kombinatit” u shpall më 16 shkurt 2026 dhe ofertat u hapën më 6 mars. Në garë morën pjesë plot 28 operatorë ekonomikë dhe bashkime operatorësh, duke krijuar në pamje të parë idenë e një konkurrence të fortë. Megjithatë, rezultati final ngriti pikëpyetje të shumta.

“Flamuri i kuq” që valëvitej mbi prosdurën e këtij tenderi nuk ishte shenjë e mirë. Tashmë të gjithë e dinë se kjo sinjalizon riskun e korrupsionit.

 

Kështu më 21 maj 2026, oferta e “Inerti” shpk e pronarit Florjan Muha, do të shpallej fituese, megjithëse kishte propozime më ekonomike.

Në këtë procedurë jane skualifikuar 12 operatorë ekonomik mes të cilëve edhe “SHPRESA – AL” shpk dhe “ALBAVIA” shpk që propozonin ta bënin këtë punë me 10 deri në 25 milionë lekë më pak se se sa oferta fituese.

Firma aktivitetin kryesor e zhvillon tashmë në Tiranë, ku ka pasur mbështetjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Vijimësia është garantuar nga pasuesja Anuela Ristani. Janë miliarda lekë të dhëna me “Flamur të kuq” me firmën e saj, që e ilustrojnë këtë ide.

Kështu me 6 janar 2026, Ristani e niste ditën e parë të punës për këtë vit me firmën për tenderin e Rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit për këtë projekt është 2.5 miliardë lekë.

Më 19 maj 2026, “Inerti” do të favorizohej nga Anuela Ristani në tenderin “Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët “3 Dëshmorët” – “Kadri Roshi” dhe “Panajot Pano”. Me urdhrin e saj, Florjan Muha do të përfitonte këtë prokurim me fond limit 1.1 miliard lekë pa TVSH.

Nuha ndërkaq nuk i ndahet as Gramshit. Kryebashkiaku Besion Ajazi i ka firmosur me “Flamur te kuq” tenderin afro 500 milionë lekë për “Rikonstruksion i rrugës së brendshme në fshatin Trashovicë,Njësia Administrative Pishaj”. Kjo firmë është lëshuar më 29 maj 2026.

Këto kontrata publike të gjitha thuajse në të njëjtën kohë, kërkojnë angazhim të caktuar forcash dhe mjetesh. A e ka verifikuar komisioni i Anuela Ristanit kapacitetin teknik të “Inerti” shpk. Sigurisht që në bashkinë Tiranë nuk e kanë problem afatin. Mjafton të pritet shiriti i nisjes, pastaj ca inspektime dhe story në Instagram dhe harrohet se kur ka nisur dhe kur mbaron një punë.

Në Tiranë, në vitin 2024, Muha ka marrë tenderin për ndërtimin e shkollës 9-vjeçare “Erdit Durham” me vlerë afro 5 miliardë lekë, të cilën akoma nuk po e mbyll. Duhet të mbaronte për 10 muaj, por janë shkelur afatet disa herë. Thuhet se do të hapet për fëmijët këtë vjeshtë.

Sipas dokumenteve, rruga “Pjetër Budi” duhet të ishte afër fundit, pasi afatin dorëzimit e ka në gusht 2026, por punimet janë larg mbarimit.

Para tri javësh ishte për inspektim në këtë kantier vetë kryebashkiakja. Ajo foli për bukurinë rrugës, por nuk dha një afat për perfundimin.

 

Banorët janë ankuar se rruga nuk ka vend për kalimin e këmbësorëve dhe trotuaret janë shumë të ngushta.

Nga ana tjetër, kompania është skeduar nga KLSH për mashtrimet që bënë me kontratat publike. Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport auditimi të veprimtarisë së Bashkisë Elbasan për vitin 2022 ka konstatuar vjedhjen që ka bërë kompania e Muhës me punimet e riparimit të rrjetit të kanalizimeve. KLSH zbuloi mashtrimin me volumin e punimeve, duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit.

Përse këto fakte nuk i bëjnë përshtypje kryetares së komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani? Vetë statusi i saj, e emëruar direkt nga kryeministri Edi Rama shpjegon veprimet e saj. Zyrtarja do të firmos deri në momentin që SPAK t’ia heqë stilografin nga dora.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Anuela RistaniFlorjan NuhaKreshnik Ternovatender

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat
Aktualitet

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më
Aktualitet

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Para
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26

Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë akuza të forta ndaj Fatmir Xhafajt, lidhur me të kaluarën e tij, ndërsa komentoi...

Lexo më shumë
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com