Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke bërë thirrje për paqe dhe zgjidhje përmes dialogut dhe diplomacisë.
Në një mesazh të publikuar në platformën X, Ati i Shenjtë shprehet se “erërat e luftës” po fryjnë sërish në disa pjesë të botës, duke sjellë dhunë, terror dhe viktima të pafajshme. Ai thekson se shpresa duhet të mbetet gjallë dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën e dialogut.
“Fatkeqësisht, erërat e luftës po fryjnë përsëri në Lindjen e Mesme, në Ukrainë dhe në shumë pjesë të tjera të botës, duke mbjellë dhunë, terror dhe vdekje, dhe duke prekur përsëri shumë njerëz të pafajshëm. Le të mos i lejojmë këto erëra të shuajnë flakën e shpresës dhe të paqes, edhe kur ajo duket e brishtë dhe e zbehtë. Ripërtëri shpresën time se do të vazhdojmë në rrugën e dialogut, të takimit dhe të diplomacisë. Kjo është e vetmja rrugë e aftë të çojë në një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, në të cilën popujt mund të jetojnë në pajtim, siguri të ndërsjellë dhe respekt për dinjitetin e çdo personi”, shkruan Papa Leo në X.
Reagimi i Papës vjen në një kohë kur tensionet dhe konfliktet e armatosura në disa rajone të botës vazhdojnë të përshkallëzohen, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Unfortunately, the winds of war are blowing once again in the Middle East, in Ukraine and in many other parts of the world, sowing violence, terror and death, and once again affecting many innocent people. Let us not allow these winds to extinguish the flame of hope and peace,…
— Pope Leo XIV (@Pontifex) July 12, 2026










Discussion about this post