GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Favoritët për triumfin në Botërorin 2026, kuotat për secilën nga gjysmëfinalistet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Botërori 2026 ka hyrë në fazën më emocionuese, atë të gjysmëfinaleve, ku vetëm katër kombëtare kanë mbetur në garë për trofeun më prestigjioz të futbollit botëror: Franca, Spanja, Anglia dhe Argjentina.

Sipas kuotave të kompanive të basteve, Franca vazhdon të konsiderohet favoritja kryesore për të ngritur Kupën e Botës. Skuadra e Didier Deschamps vlerësohet me kuota rreth 2.40-2.50 për triumfin final, duke u renditur përpara rivalëve të tjerë.

“Les Bleus” kanë zhvilluar një rrugëtim pothuajse perfekt deri në gjysmëfinale.

Në gjashtë ndeshje të luajtura kanë regjistruar gjashtë fitore, kanë shënuar 16 gola dhe kanë pësuar vetëm dy.

Megjithatë, sfida e radhës ndaj Spanjës pritet të jetë testi më i vështirë për Mbappé dhe shokët e tij, pasi iberikët i kanë mposhtur francezët në dy përballjet e fundit direkte, në gjysmëfinalen e Euro 2024 dhe në Nations League 2025.

Spanja është gjithashtu një nga favoritet kryesorë për trofeun. “La Roja” kuotohet rreth 4.25-4.50 për të shpallur veten kampione të botës.

Ekipi i Luis de la Fuente ka bindur me paraqitjet e tij, duke eliminuar dy kundërshtarë të fortë si Portugalia dhe Belgjika. Organizimi, cilësia teknike dhe pjekuria në momentet vendimtare janë cilësitë që e kanë sjellë Spanjën deri në këtë fazë.

Përballja me Francën do të jetë një sfidë e veçantë, pasi spanjollët kanë fituar dy takimet e fundit ndaj “Gjelave” dhe tashmë kërkojnë një tjetër sukses për të siguruar finalen e Botërorit.

Argjentina, kampionia në fuqi, vazhdon mbrojtjen e titullit dhe vlerësohet me kuota rreth 4.75-5.50. Skuadra e Lionel Messit ka kaluar momente të vështira në këtë turne, duke eliminuar Egjiptin dhe më pas Zvicrën vetëm pas kohës shtesë. Rruga e saj drejt gjysmëfinales ka shkaktuar edhe diskutime, për shkak të kundërshtarëve që kishte në fazat e mëparshme, por tani gjithçka do të vendoset në fushë.

Në gjysmëfinale, Argjentina do të përballet me Anglinë, në një duel me shumë histori dhe rivalitet, ku vetëm njëra prej tyre do të sigurojë një vend në finalen e madhe.

Anglia është skuadra që vjen me kuotat më të larta mes katër gjysmëfinalisteve. Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel kuotohet rreth 4.50 për fitimin e Botërorit. Megjithatë, “Tre Luanët” kanë treguar forcë dhe tani kanë mundësinë të rikthehen në finalen e Kupës së Botës, përballë kampionëve në fuqi.

Me vetëm katër ekipe të mbetura, Botërori 2026 premton një fund spektakolar, ku Franca dhe Spanja shihen si favoritët kryesorë, por Argjentina dhe Anglia mbeten plotësisht në garë për trofeun.

Etiketa: boterorfavoritkuotatrofe

Lajme të lidhura

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar
Breaking Views

Tetë gola për 1 pikë/ Manchester United dhe Aston Villa e mbyllin me një barazim spektakolar

23:30 - 08/11/26
Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu
Breaking Views

Dinamo City shpërdoron penalltinë dhe ndëshkohet dy herë nga Skënderbeu

22:00 - 08/11/26
Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar
Sport

Napoli, keqardhja e Rrahmanit: Ndeshje e vështirë, por mund ta kishim fituar

20:00 - 08/11/26
Para
PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

PS: Votim elektronik në rang kombëtar/ Mazhoranca zbardh projektin për 2029

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas
Aktualitet

“Uji në rubinet del me ngjyrë dhe erë të rëndë”/ Korreshi ironizon: Bashkia na hapi “parfumeri” falas

10:19 - 09/11/26

Pas skandalit me ujin e pijshëm në Vlorë, një rast shqetësues raportohet nga Lushnja, ku uji që qytetarët e paguajnë...

Lexo më shumë
Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

Alarm në Vlorë/ Shtohen rastet me të vjella dhe diarre, dyshime për ndotjen e ujit të pijshëm në dy lagje

09:58 - 09/11/26
Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

Grabiti Raiffaisen Bank në në zonën e ‘Komunës së Parisit’ një javë më parë, arrestohet autori (Emri)

09:39 - 09/11/26
Lekët e AKSHI-t tek vëllai i Vlora Hysenit, SPAK heton transfertën 450 mijë euroshe drejt Gjermanisë

Korrupsion e pastrim parash/ SPAK regjistron akuza të reja për ish-shefen e SHISH, Vlora Hyseni

09:13 - 09/11/26
PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë  të dukshme

PS dhe PD rikthehen sot në tryezën e Reformës Zgjedhore, dallimet mes dy forcave politike janë të dukshme

08:50 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com