GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun: Nuk justifikohen qindra mijëra euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykim për çështjen ndaj Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, duke renditur një sërë gjetjesh mbi burime financiare që, sipas organit të akuzës, nuk justifikohen.

Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara si pagesa nga kompania “Agi Cons” për shlyerjen e kredive, si dhe 310 mijë euro të tjera që konsiderohen me burim të pajustifikuar.

Prokuroria deklaroi se për blerjen e apartamenteve janë marrë dy kredi, por ato janë shlyer me para në dorë, të cilat, sipas akuzës, nuk kanë burim të ligjshëm të provuar.

“Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pasi Fatime Kryemadhi është marrë në pyetje nga organi i akuzës. Personat e pyetur në lidhje me huatë në para cash nuk kanë asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikat e kalimit kufitar”, u shpreh SPAK.

Prokuroria e Posaçme pretendon se Ema Çoku ka pasur lidhje të ngushtë me Monika Kryemadhin. Sipas SPAK, kjo marrëdhënie provohet jo vetëm nga komunikimet e shpeshta mes tyre, por edhe nga një sërë transaksionesh bankare. Organi i akuzës pretendon se Ema Çoku ka firmosur deklarata noteriale, sipas të cilave i kishte dhënë Fatime Kryemadhit 240 mijë euro.

SPAK thekson gjithashtu se kompania e Ema Çokut ka paguar faturat e hotelit për shtetas të huaj që kishin ardhur për të mbështetur Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), si dhe shpenzime të lidhura me aktivitete të Lëvizjes Rinore për Integrim (LRI).

Prokuroria shton se Ema Çoku ishte debitore pranë bankave të nivelit të dytë për kredi në shuma të konsiderueshme dhe, sipas saj, nuk kishte mundësi financiare për të bërë donacione të tilla.

“Ema Çoku ka tentuar të justifikojë veprimet e të pandehurve të tjerë të këtij procedimi përmes deklaratave noteriale”, thuhet në konkluzionet përfundimtare të SPAK.

SPAK ka paraqitur kërkesat për dënim për Pirro Xhixhon dhe Fatime Kryemadhin, të pandehur në dosjen që lidhet me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Për Pirro Xhixhon, i dyshuar për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, SPAK ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Nëse pranohet gjykimi i shkurtuar, dënimi ulet në 3 vite burg.

Sipas SPAK, duke marrë në konsideratë moshën e Xhixhos dhe faktin që ai nuk ka përfituar, dënimi me burg të konvertohet në shërbim prove.

Për Fatime Kryemadhin, e akuzuar për pastrim parash të kryer në bashkëpunim, SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite e 6 muaj burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi reduktohet në 5 vite burg. Edhe për Kryemadhin, SPAK ka kërkuar që dënimi me burg të konvertohet në 5 vite shërbim prove, duke marrë parasysh moshën e saj.

Për Ema Çokun, e dyshuar për pastrim parash e kryer në bashkëpunim, SPAK kërkon dënimin me 7 vite burg, me gjykim të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg. Duke marrë parasysh rrethanat e tjera, pezullohet dënimi me burg dhe vitet në prove për 5 vite.

SPAK kërkoi që të konfiskohet vila në pronësi të Fatime Kryemadhit që sipas Prokurorisë edhe pse justifikohet me burime të ligjshëm është ekuivalente e shumës që dyshohet se ka pastruar.

 

Etiketa: KryemadhiSpak

Lajme të lidhura

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?
Aktualitet

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26
Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet
Aktualitet

Braktisi PS/ ‘Neomalësorja’ për median holandeze: Revolta për dorëheqjen e Ramës do të rritet

13:37 - 13/07/26
Salianji: Shqiptarët po protestojnë kundër sistemit të kalbur të Ramës dhe Berishës, kam muaj që e kërkoj
Aktualitet

Salianji: Sot kuvendi duhej të shpërthente kundër Ramës, ndërsa Berisha zgjedh rrugën e bojkotimit

13:15 - 13/07/26
Para
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje
Botë

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

15:29 - 13/07/26

Papa Leo ka reaguar ndaj përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe rajone të tjera të botës, duke...

Lexo më shumë
Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

Bombardimet amerikane në Ngushticën e Hormuzit trondisin tregjet, rriten çmimet e karburanteve

15:06 - 13/07/26
Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

Hidhet shorti i Superiores! Dy supersfida në javën e parë, kampionët e nisin me përballje “zjarri” në shtëpi

14:46 - 13/07/26
Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

Joe Cole ndez atmosferën para gjysmëfinales Angli- Argjentinë: Do ta vëmë Messin në gjumë

14:29 - 13/07/26
Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

Çmontohet rrjeti i trafikut të drogës me 18 të arrestuar në Spanjë, kush është shqiptari i njohur si ‘Daci’?

13:59 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com