GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori i njohur i humorit dhe teatrit, Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe Teatrit “Bylis”.

Lajmi u bë i ditur nga Drejtoria e Artit, Kulturës dhe Turizmit pranë Bashkisë Fier, e cila shprehu ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik.

I lindur në Fier më 1 mars 1948, Todi Llupi iu përkushtua skenës që prej vitit 1971 si aktor profesionist i Estradës së Fierit. Gjatë karrierës së tij interpretoi qindra role në komedi, skeçe, parodi, kuplete, monologë dhe pantomima, duke krijuar personazhe që mbetën të dashura për publikun.

Ai u dallua për stilin e tij të veçantë të interpretimit, frymën popullore dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ndërsa si kupletist dhe parodist u vlerësua edhe për zërin e tij karakteristik tenor.

Një nga interpretimet më të njohura të karrierës së tij mbetet parodia “Do martojmë Malon”, e realizuar në vitin 1982, e cila e bëri një nga artistët më të dashur të humorit shqiptar.

Për kontributin e tij në art dhe kulturë, Todi Llupi u nderua me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1989. Në vitin 2021, Presidenti i Republikës e dekoroi me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe humorin shqiptar.

Me ndarjen e tij nga jeta, Fieri dhe mbarë kultura shqiptare humbin një prej artistëve që për dekada solli buzëqeshje dhe emocion në skenë.

MESAZHI I PLOTË

Lamtumirë, Mjeshtër i Madh!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Todi Llupit, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe Teatrit “Bylis”, artistit që për dekada i dhuroi publikut buzëqeshje, emocion dhe art të vërtetë.

I lindur në Fier më 1 mars 1948, Todi Llupi iu përkushtua skenës që prej vitit 1971, si aktor profesionist i Estradës së Fierit. Me talentin e tij të rrallë interpretoi qindra role në komedi, skeçe, parodi, kuplete, monologë, pantomima e dialogë, duke krijuar personazhe që mbetën të paharrueshëm në kujtesën e publikut.

Aktrimi i tij u dallua për frymën popullore, përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, si edhe për interpretimin plot jetë të karaktereve të njerëzve të thjeshtë. Si kupletist dhe parodist, ai spikati edhe për zërin e tij të bukur tenor, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e humorit shqiptar.

Një nga interpretimet e tij më të njohura mbetet parodia “Do martojmë Malon” (1982), që e ktheu në një nga artistët më të dashur të skenës shqiptare.

Për kontributin e çmuar në art dhe kulturë, ai u nderua me titullin “Artist i Merituar” në vitin 1989, ndërsa më 10 prill 2021 u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm në artin skenik dhe humorin shqiptar.

Sot, Fieri humbi një artist të madh, ndërsa kultura shqiptare humbi një nga zërat dhe figurat e saj më të dashura.
🕯️ Drejtoria e Artit, Kulturës dhe Turizmit, Bashkia Fier, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Llupi, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Mjeshtrit të Madh, Todi Llupi.

Etiketa: aktoritodi llupi

Lajme të lidhura

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital
Aktualitet

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!
Aktualitet

Protestuesit përballë policëve: Hiqni kapelet, arrestoni Ramën!

22:54 - 12/09/26
Para
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara
Aktualitet

Reshjet e shiut në Elbasan, banesa e bodrume nën ujë, dëme te makinat e parkuara

10:10 - 13/09/26

Një stuhi me reshje me intensitet të jashtëzakonshëm goditi gjatë mesditës së të shtunës qytetin e Elbasanit dhe zona të...

Lexo më shumë
Dy të plagosur në  rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

Dy të plagosur në rrugën Kuçovë-Berat, transportohen në spital

10:00 - 13/09/26
“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

“Kriza” e shpikur e Ramës me gjyqtarët: Marrin më shumë se sa në Greqi…

09:35 - 13/09/26
“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

“Kërkohet dorëheqja e Ramës”/ Mediat amerikane jehonë protestës, publikohen pamje nga tubimi

09:06 - 13/09/26
Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

Gattuso pa dorashka pas ndeshjes me Milanin: Mirë që nuk pësuam të tretin apo të katërtin

08:10 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com