GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Murrizi kërkesë Berishës: Politika ka nevojë për njerëz me karakter e moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 6 min
A A
“Do jem deputet në shtator!”Murrizi-Berishës: Nga 3 emra që të kam thënë, dy janë në burg dhe prit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka lëshuar një lumë kritikash të ashpra në drejtim të kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe lidershipit të partisë, përpara mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur për të mërkurën e 15 korrikut.

Përmes një reagimi të fortë, Murrizi kërkon transparencë për emrat e kandidatëve për postet drejtuese, ndërsa sulmon ashpër ata që i quan “parazitë politikë” dhe deputetë pa vota.

Murrizi i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë Berishës që t’i bëjë publike kandidaturat që sot, duke ironizuar rrethanat që shoqërojnë procesin.

“Nxiri emrat Doktorr para mbledhjes se nuk ti ‘vret’ kush rri pa merak, vetem po i ‘vrau’ LOPA se tren nuk ka më”, shkruan ai, duke kujtuar mbledhjen për Kryesinë ku sipas tij, shumica e Këshillit nuk njihte as 10-15 emra nga 60 të propozuarit.

Më tej, ai ka ironizuar premtimet për “rinovim” të partisë bazuar te mosha e re e anëtarëve: “Dhe kte ‘risin’ e moshes mesatare Doktorr që këshilli kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç na e kurse si ‘arritje’ se MOSHA është kriter ‘suksesi’ vetëm në SPORT dhe shtëpitë publike, por kurrë në POLITIKË”, u shpreh ai.

Murrizi ka shpërthyer edhe ndaj deputetëve dhe drejtuesve që hyjnë në lista të mbyllura apo emërohen pa votë në qarqe, duke i akuzuar se kanë dështuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 majit 2025.

“Çfarë nevoje ka PD për të mbajtur në kupolën e saj njerëz të pa votuar ose njerëz që kanë FRIKË VOTËN si djalli temjanin? Kjo kategori nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid”, deklaron ai.

Sipas tij, Këshilli Kombëtar duhet të diskutojë hapur për situatën e rëndë të PD-së dhe të mbajë qëndrim për protestat, duke kërkuar shkuljen e sistemit zgjedhor të vitit 2008 që sipas tij ka shërbyer si “mocal për të rritur minj politikë”.

“Nëse duam që RIPËRTËRITJA të mos na kthehet në RIPËRTYPJE dhe nga ripërtypja vjen ‘vjellja’ qytetare, PD duhet të shohë realitetin në sy. Koha e këllirave duhet të marrë fund ose ndryshe do fundosemi të gjithë për hatër të një grushti eunukësh”, mbyll reagimin e tij të ashpër Myslim Murrizi.

Statusi i plotë i Myslym Murrizit

Partia Demokratike ka thirrur të mërkurën, datë 15 korrik, mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të zgjedhur sekretarin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretariatet.

Sipas statutit, kandidatët i propozon kryetari i partisë ose 5% e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.

Normalisht, Berisha duhet t’i propozojë qysh sot ose maksimalja nesër kandidatët, që secili anëtar i Këshillit Kombëtar të njihet me kandidaturat përpara se të shkojë për të votuar.

Po ashtu, secili kandidat të ketë të drejtë të lobojë e të bëjë fushatë për vota, minimalja 24 orë, se nuk di çfarë “sekreti” ka që duhet të lexohen emrat në mbledhje, siç ndodhi me kandidatët për anëtar kryesie, ku nga 60 të propozuar shumica e Këshillit Kombëtar nuk njihte më shumë se 10-15 emra.

Madje e them me bindje që as vetë Berisha nuk ka njohur më shumë se 20 veta, të tjerët ia kanë dhënë eunukët që e rrethojnë.

Flas për anëtarë të Këshillit Kombëtar që nuk urdhërohen me SMS në grup, se për ata që marrin porosi apo orientim vote me WhatsApp nuk besoj që ka problem të dinë se kush është kandidat apo kë të votojnë, se ua japin porosi “padrinot” që i mbajnë në “tiro”.

Më shumë se sa procese zgjedhjesh, Këshilli Kombëtar duhet të flasë e të diskutojë për situatën politike në vend dhe situatën e gjendjen reale të PD-së, se ka qysh në janar 2025 që kurrë nuk është diskutuar për jo pak probleme që ka vetë PD, krahas të gjitha problemeve që ka Shqipëria nga pseudoqeverisja me mercenarë e shërbëtorë të kujtdo të huaji që ka interesa ekonomike në Shqipëri.

Këshilli Kombëtar i PD duhet të diskutojë e të mbajë një qëndrim të hapur publik e politik për kërkesat e PROTESTËS që në themel të tyre kanë shkuljen nga rrënjët të sistemit të qelbur e të kalbur politik të instaluar në Shqipëri nga pazari i pistë i prillit të vitit 2008.

Nëse hesht për këtë problem dhe bën sikur është dakord me PROTESTËN, kjo është një hipokrizi që mendojmë se po ua hedhim DEMOKRATËVE dhe QYTETARËVE, por në fakt po ia fusim prej 5 palë zgjedhjesh (2009, 2013, 2017, 2021, 2025) vetëm vetes.

Kur them po ia fusim vetes, po them që po ua fusim DEMOKRATËVE me shpirt, duke i lënë prej 16 vitesh në opozitë e nën reprezaljen e një pushteti bastard, se mos më keqkuptojnë disa që nuk lënë gjë pa bërë për të ruajtur një mandat të qelbur deputeti e që mund të “kënaqen” shumë nga e futmja.

Kjo kategori në fakt nuk është në opozitë, por në komoditetin e një pushteti hibrid dhe kjo kategori nuk duhet të jetë kurrë më pjesë e kupolës drejtuese të PD-së, sepse janë të “ngopur”, duke u tejngarkuar me disa funksione si deputet pa u votuar as në primare, as nga qytetarët, se janë në listën e mbyllur, anëtar kryesie pa u votuar se hyjnë për pozicionet që kanë në Kuvend dhe grup parlamentar, drejtues politik në qarqe pa u votuar nga askush, por të emëruar me lobim, drejtues komisionesh në Parlament me ngritje dore të PS dhe PD.

E çfarë nevoje ka PD apo një opozitë normale funksionale për të mbajtur në kupolën e saj “drejtuese” njerëz të pavotuar ose njerëz që kanë FRIKË VOTËN si djalli temjanin????

Kur kam thënë se kjo PROTESTË “kafshon” më shumë opozitën se sa pushtetin, kam shprehur një shqetësim që vemjet politike që janë katapultuar pa votë ndoshta nuk e shohin ose e shohin, por nuk e ndjejnë, sa kohë që ruajnë një mandat të qelbur pa kokërr vote dhe pa asnjë detyrim moral, politik dhe njerëzor ndaj QYTETARËVE OPOZITARË, sepse në fushatën e 25 majit nuk takuan askënd.

Dhe këtë “risi” të moshës mesatare, Doktor, që Këshilli Kombëtar ka 30 apo 35% nën moshën 30 vjeç, na e kurse si “arritje”, se MOSHA është kriter “suksesi” vetëm në SPORT dhe shtëpitë publike, por kurrë në POLITIKË.

 

Politika ka nevojë për INDIVID me karakter, me moral dhe jo hajdut apo pazarli me pushtetin, për njerëz që nuk tremben nga VOTA dhe që kanë impakt pozitiv te VOTUESIT, që marrin VOTA, se e vetmja “njësi matëse” në POLITIKË është sa VOTA, pra sa të VOTOJNË QYTETARËT, jo çfarë datëlindje ke.

Politika ka nevojë për njerëz me STOF POLITIK dhe njerëz që nuk ua kthejnë kurrë shpinën votuesve pasi rehatohen në Parlament.

Mund të mbushësh kryesinë, sekretariatet apo Këshillin Kombëtar sa të duash me anonimë politikë, por kjo nuk është kurrë ripërtëritje, sepse në politikë ripërtëritja vjen vetëm nga VOTA E QYTETARËVE dhe me një GARË reale e të hapur, pa SMS, WhatsApp-i e pa orientim për të pasur lëpirës apo servilë që nuk i hyjnë në punë as dreqit e që nuk i njeh askush në hyrje, pallat, qytet apo fshat.

POLITIKA ËSHTË PËRFAQËSIM, KURAJË, NDERSHMËRI DHE DINJITET, JO SERVILIZËM, LËPIRJE APO NËNSHTRIM.

Nëse duam që RIPËRTËRITJA të mos na kthehet në RIPËRTYPJE, duhet që PD të shohë realitetin në SY dhe të shkulë nga vetja “parazitë” politikë vegjetues, duke luftuar fort që të shkulë nga rrënjët edhe SISTEMIN BASTARD POLITIK TË PRILLIT 2008, QË KA SHËRBYER SI MOÇAL PËR TË RRITUR MINJ POLITIKË.

NDRYSHE RIPËRTËRITJA KTHEHET NË RIPËRTYPJE DHE NGA RIPËRTYPJA VJEN “VJELLJA” QYTETARE.

Vetëm mirë do t’i bëhet PD-së po të mos ketë më në kryesinë e vogël këta që janë aty prej 2021 e që kanë bërë disa herë “rrafishat” politike sipas interesave të momentit e që në 5 vite kanë dëshmuar dështim, sidomos si drejtues politikë qarqesh në fushatën e 11 majit 2025.

 

Vetëm mirë do t’i bëhet PD-së që të mos promovojë më në poste drejtuese dallkaukë e debilë funksionalë politikë, vetëm e vetëm se presin gjithë ditën në oborrin e PD-së me fotograf nga pas që t’i japin dorën Berishës kur vjen apo ikën nga zyra.

Koha e këllirave duhet të marrë fund ose ndryshe do të fundosemi të gjithë për hatër të një grushti eunukësh.

Nxirri emrat, Doktor, para mbledhjes se nuk t’i “vret” kush, rri pa merak, vetëm po i “vrau” LOPA se tren nuk ka më.

Mund të kesh funksione sa të duash, por në POLITIKË i vetmi funksion që u shërben QYTETARËVE është sa VOTA merr.

Të tjerat si mosha, seksi, gjatësia e trupit, ngjyra e flokëve apo pëlqimi që kanë të huajt për dikë janë dokrra që në 36 vite u ka dalë boja e që nuk i ha më askush.

Ndjesa kush mërzitet nga ky postim, por nuk ma ndjen fare, por fare ama për këdo që mërzitet, se nuk bëj kurrë “pazar” me LIRINË time dhe kam paguar e do të paguaj me qejf KOSTON E LIRISË TIME.

Etiketa: berishaKryesore1Murrizi

Lajme të lidhura

Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD
Aktualitet

Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD

13:14 - 14/07/26
PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit
Aktualitet

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh: Nuk do rikandidoj

12:58 - 14/07/26
PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!
Aktualitet

PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

12:32 - 14/07/26
Para
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Gazeta e madhe gjermane: Dështon plani i Ramës, as këngëtari skandaloz nuk e ndal zemërimin e shqiptarëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD
Aktualitet

Kuçana apel Nokës: Ndiq shembullin e Palokës, hiq dorë nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në PD

13:14 - 14/07/26

Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e parlamentare të 11 majit 2025, Ilirjana Kuçana, kërkon rigjenerimin e selisë blu...

Lexo më shumë
PD: Vota e diasporës masakër elektorale, kërkojmë audit të pavarur para shpalljes së rezultatit

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh: Nuk do rikandidoj

12:58 - 14/07/26
PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

PD depoziton padinë kundër Edi Ramës: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe grup i strukturuar kriminal!

12:32 - 14/07/26
Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

Më shumë se futboll: Një investim që zhvillon dhe promovon Shqipërinë

12:16 - 14/07/26
Koncerti i Kanye West, Qëndresa Qytetare i drejtohet KLSH: Auditoni fondin prej 4 mln eurosh, janë para publike

Gazeta e madhe gjermane: Dështon plani i Ramës, as këngëtari skandaloz nuk e ndal zemërimin e shqiptarëve

12:12 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com