GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare

në Aktualitet
Kohë leximi: 5 min
A A
Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të shtunën në periferi të Tiranës për koncertin e shumëdebatuar Kanye West, i njohur si Ye.

Koncerti u mbajt në “Eagle Stadium”, një arenë e ngritur posaçërisht për ngjarjen dhe e promovuar nga qeveria si skena e një prej spektakleve më të mëdha muzikore të organizuara ndonjëherë në Shqipëri.

Një ditë pas performancës, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të mazhorancës nxituan ta shpallnin koncertin një sukses ndërkombëtar dhe një arritje të rëndësishme për imazhin e vendit.

“Mbrëmë Shqipëria nuk organizoi thjesht një koncert,” deklaroi Rama në një video të publikuar në Facebook. “Shqipëria organizoi një ngjarje që, falë kanaleve sociale dhe famës së protagonistit, u bë në çdo cep të botës lajm,” shtoi ai.

Të njëjtin entuziazëm shfaqi edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“Tirana mbrëmë ishte kryeqyteti botëror i muzikës, duke mirëpritur miq nga 80 kombe të ndryshme të botës,” shkroi Balla në rrjetet sociale.

Por përvoja e ndarë në platforma sociale nga disa prej fansave që udhëtuan drejt Tiranës dhe vlerësimit e tyre për organizimin e ngjarjes muzikore ofrojnë një tablo të ndryshme nga ajo që përshkruan qeveria.

Në forumin Reddit, fansa të artistit amerikan nga vende të ndryshme vlerësuan performancën e Ye-së, por kritikuan ashpër organizimin e eventit dhe infrastrukturën përreth stadiumit.

photo 2026 07 11 22 05 37
Fansat e Kanye West duke pritur në radhë | Foto: LSA

Në komentet e tyre, përdoruesit përshkruajnë pritje të gjata në hyrje, konfuzion gjatë kontrollit të biletave, mungesë orientimi, mungesë uji në temperatura të larta dhe probleme të tjera logjistike. Sipas tyre, niveli i organizimit nuk përputhej me ambicien për të zhvilluar një nga koncertet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri. Një nga komentet më të shpërndara në forum e përmblidhte këtë kontrast me fjalinë: “Koncerti ishte fantastik. Organizimi ishte katastrofë.”

Fansat e këngëtarit amerikan nuk anashkaluan as mënyrën se si u financua koncerti duke shprehur kritika për vendimin e qeverisë për të financuar projektin me 4 milionë euro nga fondi i emergjencave në një kohë kur vendi është përfshirë nga protesta anti-qeveritare, të nxitura nga një projekt për ndërtimin e një resorti në një zonë mjedisore të mbrojtur, i lidhur me dhëndrin presidentit amerikan, Donald Trump.

“Askush nuk është i zemëruar me YE, ne jemi të zemëruar me qeverinë tonë që përdori fondin e emergjencave”, shkruan një përdorues shqiptar.

Një tjetër e përshkruan situatën si “koha e gabuar”, duke iu referuar faktit se vendimi për financimin u mor në një periudhë protestash kundër korrupsionit të përhapur në institucionet publike.

Kritikat u zhvendosën edhe në platformat publike të vlerësimit të bizneseve, ku ‘Eagle Stadium’ u përball me një valë komentesh negative dhe vlerësime me 1 yll në Google.

Komentuesit e përshkruajnë projektin si një përdorim të papërshtatshëm të taksave të qytetarëve.

“Paratë e stadiumit u morën nga shëndetësia, arsimi dhe njerëzit”, shkruan një përdorues, ndërsa një tjetër e cilëson koncertin një aktivitet privat që “nuk duhet të financohej nga shteti”.

Një pjesë e konsiderueshme e komenteve ngre gjithashtu shqetësime për sigurinë e stadiumit, duke vënë në dyshim ritmin me të cilin u ndërtua objekti. Disa përdorues e cilësojnë atë “shumë të rrezikshëm”, pretendojnë se “asgjë nuk është gati ende” ose se ndërtimi u bë “shpejt për përfitim dhe jo për njerëzit”.

photo 2026 07 11 22 05 16 (1)
Fansat e Kanye West duke pritur në radhë | Foto: LSA

Të tjerë kritikojnë gjendjen e rrugëve që të çojnë drejt stadiumit, duke argumentuar se infrastruktura përreth nuk i përgjigjet një eventi të promovuar si spektakli më i madh muzikor i organizuar ndonjëherë në Shqipëri.

Vala e komenteve negative ndaj Eagle Stadium pasojnë një valë të ngjashme vlerësimesh negative ndaj bizneseve të perceptuara si të afërta me qeverinë, fenomen që nxiti Policinë e Shtetit të njoftonte se kishte nisur hetime për identifikimin e autorëve.

Në rastin e Eagle Stadium nuk ka angazhim të forcave të rendit për verifikime nëse ka vepër penale.

“Në rast se do bëjë kallëzim patjetër që do kryejë veprimet Policia e Shtetit” u përgjigj ky institucion për BIRN.

Etiketa: fansaKanye Westpakenaqesi

Lajme të lidhura

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Aktualitet

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!
Aktualitet

Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

11:32 - 15/07/26
U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)
Aktualitet

U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

11:30 - 15/07/26
Para
Të kujt janë 400 mijë eurot? Alda Klosi e Dobi deklarojnë se…

Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Discussion about this post

TË FUNDIT

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Aktualitet

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26

Në Komisionin për Nismat Ligjore, deputeti i PD-së Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Braho, një pyetje...

Lexo më shumë
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

11:32 - 15/07/26
U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

11:30 - 15/07/26
Gjyqi për logon e PD, Noka: Lojë e dirigjuar nga Rama

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

11:18 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com