GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e PD-s, Jorida Tabaku, ka ngritur kritika ndaj mënyrës se si SPAK po adreson çështjet e krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke kërkuar më shumë transparencë dhe rezultate konkrete në luftën kundër ekonomisë së paligjshme.

Gjatë raportimit të drejtuesit të SPAK në Komision, Tabaku deklaroi se raporti i këtij institucioni evidenton ekzistencën e një lidhjeje të fortë mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave, por sipas saj, mbetet shqetësuese mungesa e hetimeve të thelluara në disa sektorë me rrezik të lartë.

Ajo u ndal veçanërisht te sektori i ndërtimit, duke ngritur pyetje për faktin se në raportin e SPAK nuk evidentohen kompani ndërtimi të dërguara për gjykim për pastrim parash gjatë vitit 2025.

Fjala e Tabakut 

Dua të ndalem në tri fenomene: krimi i organizuar, korrupsioni dhe pastrimi i parave.

Këto nuk janë më probleme sporadike, pasi shohim se SPAK-u ka identifikuar një ekosistem ku këto tri fenomene janë të ndërlidhura. Shumë nga denoncimet e bëra ndër vite sot po provohen.

Nuk bëhet fjalë për një rrezik të supozuar, por për një problem të vazhdueshëm dhe të strukturuar. Për këtë arsye dua të fokusohem në këto tri tema.

Raporti thekson se faza përmbyllëse e pastrimit të parave përfundon në pasuri të paluajtshme dhe në biznese që operojnë me para fizike. Ndërkohë, sipas raportit, për vitin 2025 nuk ka asnjë kompani ndërtimi të dërguar në gjykatë për pastrim parash. Nuk po flas këtu për operacionet më të fundit, të cilat duhet të vlerësohen, pasi na vërtetojnë shqetësimin tonë legjitim për helmimin e ekonomisë nga paratë e pista.

Konkretisht, sa kompani ndërtimi janë aktualisht nën hetim nga SPAK-u dhe çfarë procesesh hetimore po ndiqen në lidhje me pastrimin e parave për këto kompani?

SPAK-u ka arritur të dërgojë përpara drejtësisë persona të akuzuar për pastrim parash dhe për lidhje me krimin e organizuar. Por dosjet që janë bërë publike, të paktën nga sa kemi lexuar, kanë ardhur kryesisht si rezultat i bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.

A ka nisur SPAK-u hetime të veta proaktive, duke pasur parasysh sjelljen e këtyre grupeve dhe mënyrën se si ato operojnë, pa qenë e nevojshme shtysa fillestare e partnerëve tanë?

Në raport përmendni skemën e shoqërive me pronarë nominalë, të cilat përfitojnë para publike përmes tenderave. Këtu kemi të paktën dy raste publike, atë të Bashkisë së Tiranës dhe rastin e ish-zëvendëskryeministres, ku përmenden kompani me pronësi nominale.

A i ka identifikuar SPAK-u pronarët dhe përfituesit realë të këtyre kompanive, apo hetimet ndalen vetëm te pronari nominal?

Sa zyrtarë të lartë janë hetuar për pastrim parash dhe jo thjesht për korrupsion?

Ndërtimi është një nga sektorët më të ndikuar nga paratë e pista. Fatkeqësisht, shoh se ndërtimi nuk evidentohet si sektor me rrezik në tabelën që keni paraqitur në raport.

Etiketa: hetimKryesore1ndertimSpakTabaku

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?
Breaking Views

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Para
SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake

SHBA nis një tjetër valë sulmesh ndaj Iranit: Synojmë dobësimin e kapaciteteve ushtarake

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com