GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Angli-Argjentinë, rivaliteti që ka shkruar historinë e Botërorit! Nga “Dora e Zotit”, te dueli i ri për finalen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anglia dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme në Atlanta për herë të gjashtë në historinë e Kupës së Botës, në një gjysmëfinale që premton emocione të mëdha.

Dy kombëtaret kanë ndërtuar një nga rivalitetet më të zjarrta të futbollit botëror, me ndeshje që kanë mbetur të paharrueshme.

Përballja e parë mes tyre në Botëror u zhvillua në vitin 1962, ku Anglia fitoi 3-1, ndërsa katër vite më vonë triumfoi sërish 1-0 në çerekfinale, në rrugën drejt titullit të vetëm botëror.

Momenti më i famshëm i këtij rivaliteti erdhi në Meksikë 1986, kur Diego Maradona shënoi golin legjendar me dorë, të njohur si “Dora e Zotit”, përpara se të realizonte edhe një nga golat më të bukur në historinë e futbollit, duke i dhënë Argjentinës fitoren 2-1.

Në Botërorin e Francës 1998, Argjentina eliminoi Anglinë me penallti pas barazimit 2-2, në një ndeshje që u kujtua edhe për kartonin e kuq të David Beckham.

Katër vite më vonë, në Kore/Japoni 2002, ishte pikërisht Beckham ai që u hakmor, duke shënuar nga pika e bardhë golin e fitores 1-0.

Tashmë, historia shkruan një kapitull të ri. Me Jude Bellingham në njërën anë dhe Lionel Messi në tjetrën, Anglia dhe Argjentina do të luftojnë për një biletë drejt finales së Kupës së Botës 2026, në një duel që pritet të mbajë të gozhduar gjithë botën para ekranit.

 

Etiketa: AngliARGJENTINEStatistikat

Lajme të lidhura

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë
Sport

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane
Sport

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet pritëse për finalet e ardhshme të kompeticioneve europiane

12:47 - 15/09/26
Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A
Sport

Shkëlqejnë yjet e Kosovës në Itali, Rrahmani dhe Zhegrova përzgjidhen në formacionin e javës në Serie A

12:01 - 15/09/26
Para
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Aktualitet

Ndahet nga jeta Prof. Dine Abazi, ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë

15:25 - 15/09/26

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Prof. Dine Abazi, mjeku dhe ish-presidenti i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë. Një prej...

Lexo më shumë
Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

Ambasadori kroat: Qeveria duhet të dëgjojë mesazhin e protestës, gjenerata e re do t’i japë fund tranzicionit

15:13 - 15/09/26
Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

Korreshi përplaset me Gogun për Sokol Sadushin: I lidhni shallin sa herë ka mbledhje me partizanë

15:01 - 15/09/26
Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

Klevis Balliu: SPAK duhet të shkrihet, nuk ka ndalur asnjë aferë

14:51 - 15/09/26
Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

Batuta e futbollistit për merkaton: Tani mund të blesh edhe një gomar për 200 milionë paundë

14:21 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com