GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se rënia e euros në nivelin më të ulët historik nuk është tregues i një ekonomie më të fortë, por pasojë e një modeli ekonomik që, sipas saj, ka dështuar.

Tabaku argumentoi se zhvlerësimi i euros po godet bizneset që faturojnë në euro, sektorin e turizmit, eksportet, bujqësinë, fasonerinë dhe prodhimin vendas.

Ajo theksoi se humbëse janë edhe familjet shqiptare që mbështeten te remitancat, pasi e njëjta shumë e dërguar në euro sot këmbehet me më pak lekë.

“Ekonomia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Prodhimi shqiptar po humbet nga zhvlerësimi i euros. Bujqësia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Kjo është një këmbanë alarmi. Pothuajse një e treta e vlerës së euros është zhvlerësuar, pa një shpjegim që lidhet me faktorët realë ekonomikë.”, shprehet ajo.

Duke e cilësuar situatën si një “këmbanë alarmi” për ekonominë, Tabaku kërkoi ndërhyrje të menjëhershme dhe hartimin e një strategjie për të mbështetur familjet, bizneset, prodhimin dhe bujqësinë.

“Kjo situatë ka nevojë për një zgjidhje të menjëhershme. Ka nevojë për një strategji për të dalë nga kriza ku sot janë futur familjet shqiptare, bizneset shqiptare, prodhimi shqiptar dhe bujqësia shqiptare.”, shtoi ajo.

Deklarata e plotë: 

Fatkeqësisht, euro ka arritur minimumin e saj historik. Por, në rastin e Shqipërisë, kjo nuk do të thotë se kemi një ekonomi më të fortë.

Vlera prej rreth 93 lekësh që ka arritur euro ditët e fundit nuk vjen as nga një prodhim më i sofistikuar, as nga rritja e ekonomisë prodhuese, as nga rritja e produktivitetit dhe as nga rritja e eksporteve. Nuk ka asnjë shpjegim logjik ekonomik për këtë situatë.

Por le t’i bëjmë pak llogaritë: kush fiton dhe kush humbet në këtë rast?

Një biznes që faturon në euro, apo një biznes turistik ku klientët paguajnë në euro, ndërkohë që të gjitha shpenzimet i ka në lekë, sigurisht që humbet.

Bujqësia humbet. Eksportet shqiptare humbasin. Fasoneria humbet. Prodhimi humbet. Familja shqiptare humbet.

Është fakt se shumë familje shqiptare jetojnë me të ardhurat që u vijnë nga familjarët e tyre, të cilët, fatkeqësisht, janë larguar nga vendi. Sot, e njëjta shumë e dërguar në euro kthehet në më pak lekë dhe siguron më pak të ardhura për familjet.

Ekonomia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros. Prodhimi shqiptar po humbet nga zhvlerësimi i euros. Bujqësia shqiptare po humbet nga zhvlerësimi i euros.

Kjo është një këmbanë alarmi. Pothuajse një e treta e vlerës së euros është zhvlerësuar, pa një shpjegim që lidhet me faktorët realë ekonomikë.

Kjo situatë ka nevojë për një zgjidhje të menjëhershme. Ka nevojë për një strategji për të dalë nga kriza ku sot janë futur familjet shqiptare, bizneset shqiptare, prodhimi shqiptar dhe bujqësia shqiptare.

Dhe kjo lidhet drejtpërdrejt me sistemin dhe me mënyrën se si mazhoranca socialiste e ka ndërtuar modelin ekonomik: një model ekonomik që sot ka dështuar.

Etiketa: BizneseeuroKryesore1Tabaku

Lajme të lidhura

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma
Aktualitet

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com