GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë mbarë Europën, nga rajoni i Mesdheut e deri në vendet e Europës Veriore si Gjermania, po sjell pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve.

Në një intervistë për News24, mjekja shqiptare në Gjermani, Dr. Aurora Dollenberg, ka dhënë një alarm mbi situatën klinike, duke zbuluar se temperaturat që po shënojnë mbi 40 gradë në diell kanë shkaktuar një rritje drastike të urgjencave, të shtrimeve në spital dhe për fat të keq, edhe të mortalitetit.

Dr. Dollenberg shpjegoi se vendet veriore po përballen edhe me një krizë kryesore infrastrukture, pasi shtëpitë dhe institucionet janë të ndërtuara për të ngrohur gjatë dimrit të gjatë dhe nuk kanë sisteme efikase ftohjeje për të përballuar javë të tëra me vapë përvëluese.

Pse truri është i pari që “dështon” nga i nxehti?

Mjekja bëri një analogji mes trupit të njeriut dhe një biomakinerie që mbinxehet. Kur temperaturat e jashtme kalojnë 40 gradë, krijohet një diferencë e madhe me temperaturën normale të trupit, e cila është 37 gradë. Për të ulur këtë mbinxehje, organizmi aktivizon djersitjen e trefishuar. Si pasojë, i gjithë gjaku braktis organet vitale dhe shkon drejt lëkurës. Duke qenë se truri merr më pak gjak dhe oksigjen, ai është i pari që stopon së funksionuari mirë.

Kjo situatë shkakton simptomat e para si dhimbje të forta koke, marrje mendsh, irritim, konfuzion mental dhe disorientim. Po ashtu, shfaqen të vjella dhe nauze, të cilat janë simptoma direkte që tregojnë rënie të tensionit në tru. Më pas vjen dështimi i zemrës, që mund të shkaktojë insuficiencë kardiake, dhe i veshkave, gjë që shpjegon se pse gjatë verës njerëzit shkojnë më rrallë në tualet, pasi të gjitha lëngjet eliminohen nëpërmjet lëkurës.

Kujdes me fëmijët dhe të moshuarit

Grupmoshat më të rrezikuara që dehidratohen në kohë rekord janë fëmijët dhe të moshuarit mbi 65 vjeç, duke bërë që urgjencat kryesore në verë të jenë pediatrike dhe geriatrike.

Tek fëmijët, duke qenë se nuk i verbalizojnë dot simptomat, prindërit duhet të kenë kujdes nëse fëmija bëhet apatik, luan më pak, ka këputje trupore, i zë gjumi më shumë se zakonisht ose ka lëkurë komplet të thatë. Humbja e vetëdijes ose kolapsi janë shenjat e fundit të alarmit për goditjen nga nxehtësia.

Një nga këshillat më të rëndësishme të Dr. Dollenberg shkoi për të moshuarit që vuajnë nga hipertensioni. Ajo tërhoqi vëmendjen se medikamentet e tensionit apo të sheqerit nuk mund të merren me të njëjtën dozë gjatë ditëve me vapë ekstreme. Për shkak të djersitjes, tensioni i trupit ulet vetvetiu. Nëse pacienti merr përsëri ilaçet e rritjes së tensionit, vlerat e tij mund të pësojnë rënie drastike, duke e çuar pacientin në gjendje të fikti dhe pavetëdije.

“Ne u këshillojmë pacientëve që në ditët me temperatura kaq ekstreme, nëse tensioni i tyre zbret poshtë vlerës 12, të bëjnë pauzë për disa ditë apo javë me këto medikamente. Ilaçet duhet të rimirren vetëm në momentin kur vlerat e tensionit fillojnë të ngrihen sërish mbi 14”, deklaroi Dr. Aurora Dollenberg.

 

Etiketa: gabimiilacetemperatura

Lajme të lidhura

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar
Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…
Aktualitet

“Humba gruan dhe djalin”, rrëfimi i shqiptarit pas aksidentit në Greqi: Ma ndjeu zemra, i mora në telefon…

20:20 - 07/08/26
Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh
Aktualitet

Trafik i rënduar në autostradën Tiranë-Elbasan, varg kilometrik automjetesh

20:08 - 07/08/26
Para
Si të mbroheni nga sulmet në zemër gjatë dimrit

Epidemia e heshtur, një në dy shqiptarë ndërron jetë nga problemet me zemrën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com