GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ami Kozeli i ARRSH i jep 10 MLN € Fushës, Ben Çelës dhe Ditika Qatipit

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ami Kozeli i ARRSH i jep 10 MLN € Fushës, Ben Çelës dhe Ditika Qatipit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër tender me vlerë kolosale, i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), është mbyllur me një skenar të njohur, skualifikimin e të gjithë garuesve të tjerë për t’i hapur rrugën fituesit të paracaktuar.

Tenderi me objekt “Plotësim i punimeve dhe përmirësimi estetik nga sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, ka ngritur dyshime të forta mbi transparencën dhe ligjshmërinë e procesit.

Në këtë garë morën pjesë 6 operatorë ekonomikë, mes të cilëve emra të njohur të tregut të ndërtimit si “SALILLARI” sh.p.k dhe “4 A-M” sh.p.k. Megjithatë, ARRSH, nën mbikëqyrjen e Ami Kozelit, ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve ekonomikë të përbërë nga “FUSHA” SHPK, “UDHA” SHPK dhe “TAULANT” SHPK, me një ofertë prej 10 MILIONË €.

Sipas dokumentacionit zyrtar, procesi është shoqëruar me skualifikimin e të gjithë operatorëve të tjerë konkurrues. Arsyetimi zyrtar për këto përjashtime ka qenë mosplotësimi i kritereve të veçanta të kualifikimit të përcaktuara në Dokumentet Standarde të Tenderit (DST), duke u referuar në kundërshtim me nenin 77 të Ligjit për Prokurimin Publik.

Fituesi i kësaj kontrate, kompania “UDHA” sh.p.k (e njohur më parë si “Vllaznia Ndërtim”), rezulton të jetë në qendër të disa raportimeve investigative. Pronari i saj, Arben Çela, ish-kandidat i Partisë Demokratike për kryebashkiak, përflitet se ka ndërtuar një skemë klienteliste të suksesshme me zyrtarë të lartë dhe kryebashkiakë socialistë, duke siguruar miliona euro nga paratë publike.

Bashkë me të edhe Çim Fusha, emër i njohur në tenderat e ndërtimit në kryeqytet, një nga klientët e preferuar të pushtetit lokal dhe shtetëror, së bashku me Ditika Qatipit të TAULANT SHPK./JOQ

Etiketa: Ami Kozeliarben celaDitika QatipiKryesore1Shkelqim Fusha

Lajme të lidhura

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Aktualitet

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
Para
“Diplomacia e artë” e vajzës së Sokol Sadushit/ Një dosje me prona, depozita dhe miliona

"Diplomacia e artë" e vajzës së Sokol Sadushit/ Një dosje me prona, depozita dhe miliona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com