GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Dita e 50-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, paralajmërohet protestë nesër te Kuvendi

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita e 50-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, paralajmërohet protestë nesër te Kuvendi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qytetarët pjesëmarrës në protestën e 50-të kundër qeverisë kanë mbërritur para godinës së Kryeministrisë, pas marshimit të nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Protestuesit kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e qeverisë së tij, duke kërkuar gjithashtu ndryshime të thella në skenën politike shqiptare.

Sipas pjesëmarrësve në protestë, largimi i klasës së vjetër politike është një nga kërkesat kryesore të kësaj lëvizjeje, pasi ata e konsiderojnë atë përgjegjëse për problematikat aktuale në vend.

Protesta vijon para Kryeministrisë, ndërsa pritet që qytetarët të shprehin qëndrimet e tyre përmes fjalimeve dhe mesazheve publike gjatë tubimit.

“Rama, jep dorëheqjen” dhe “Edi Rama o tradhtar, këto janë thirrjet që po shoqërojnë tubimin e tyre. “Protestojmë prej 50 ditësh që t’i tregojmë këtij që nuk e duam më. Më 23 do të jetë seanca dhe aty do të mbajmë protestë të madhe. Nesër do të bëhet diçka simbolike para Kuvendit. Më 23 në mëngjes do të jetë protesta e madhe para Parlamentit”, deklaroi aktivisti.

Jemi pas 50 ditësh sërish në protestë. Kush do ta mendonte se pas 50 ditësh do të ishim këtu edhe në ditën e finales së botërorit? Kemi qenë këtu nga dita 1 për t’i dëshmuar njëri-tjetrit dhe qeverisë se e kemi seriozisht. Jemi me të njëjtën konsistencë e vendosmëri që të tregojmë se nuk largohemi pa u larguar ai që është strukur në Kryeministri.

Protestën kanë munduar ta ndalojnë me qindra mënyra, e ç’është më e rëndësishme nuk do të arrijnë ta ndalojnë. Kjo protestë pavarësisht vullnetit të kujtdo, nuk ndalon më, është një nga ato vullkanet që nuk ndalojnë. Protestën e ndalon vetëm dorëheqja e Ramës dhe plotësimi I të gjithë pikave, kur të ndryshohet ligji dhe të largohen fadromat nga zonat e mbrojtura nga Zvërneci në Rrjoll”, tha nje protestues.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1protesta

Lajme të lidhura

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!
Breaking Views

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos
Aktualitet

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
Para
Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

Nga Eranda Libohova te Albano Bogdo, kush janë artistët që po protestojnë kundër qeverisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut
Breaking Views

Protestuesit paralajmërojnë: Do rrethojmë Parlamentin për të kërkuar arrestimin e Ballukut

23:24 - 21/09/26

Në vijim të fjalimeve në ditën e 114-të të protestës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Edison Lika u ndal...

Lexo më shumë
“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

“Nesër më shumë”, mbyllet tubimi i 114-të, thirrjet e protestuesve: Ju erdhi fundi!

22:19 - 21/09/26
‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

‘Nuk kanë guxim të prekin Ballukun’/ Arben Ahmetaj: Do ta sjellin imunitetin kur t’i duhet Ramës për te Marta Kos

21:51 - 21/09/26
“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

“Ju erdhi fundi”/ Protestuesit pranë Bashkisë së Tiranës: Arrestoni Ramën! Arrestoni Ballukun!

21:29 - 21/09/26
Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

Shfaqi probleme shëndetësore në një hotel në Jalë, humb jetën turistja britanike

21:25 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com