Një zjarr është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Ujit të Ftohtë, mbi tunelin e Vlorës. Flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, u përhapën me shpejtësi duke iu afruar zonës së banuar. Për disa momente pati rrezik që zjarri të përfshinte edhe banesat pranë.
Në vendngjarje mbërritën forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndërhynë menjëherë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe mbrojtjen e banesave. Operacioni për shuarjen e plotë të flakëve vijon, ndërsa autoritetet po punojnë për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.
gijotina.com/










Discussion about this post