Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së martës në Kukës, ku një 35-vjeçar është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Morinë.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 08:25 është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, i cili shërbente si punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 35-vjeçari i ka dhënë fund jetës me armë zjarri pistoletë. Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka bërë të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për të siguruar çdo informacion që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.










Discussion about this post