GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrjet prostitucioni në Fier/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Rrjet prostitucioni në Fier/ Prokuroria çon për gjykim brazilianen dhe tutorin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin S.M., i akuzuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, si dhe shtetasen braziliane L.J.D.S., e akuzuar për “Prostitucion”.

Sipas organit të akuzës, hetimet nisën pas një informacioni të përcjellë nga Ambasada e Brazilit në Tiranë, e cila kërkoi ndihmë për gjetjen e një shtetaseje braziliane, me të cilën familjarët kishin humbur kontaktet prej rreth një muaji.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se shtetasja braziliane kishte hyrë në Shqipëri në shtator të vitit 2025 me qëllim ushtrimin e prostitucionit, pas kontakteve të krijuara përmes platformave të komunikimit në internet.

Sipas Prokurorisë, ajo ka ushtruar prostitucion në ambiente të ndryshme në Tiranë, Golem dhe më pas në Lushnjë. Ndërkohë, i pandehuri S.M. dyshohet se ka luajtur një rol aktiv në shfrytëzimin e saj, duke i siguruar klientë kundrejt pagesës, negociuar tarifat e shërbimeve seksuale dhe përfituar financiarisht nga kjo veprimtari.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se, përmes komunikimeve elektronike, S.M. u ofronte personave të ndryshëm mundësinë për të kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen braziliane kundrejt pagesës, duke organizuar takimet dhe përcaktuar çmimet.

Në vijim të operacionit, shtetasja braziliane u gjet nga Policia Gjyqësore në një banesë në fshatin Karbunarë, në Bashkinë e Lushnjës.

 

 

Etiketa: FiergjykimRrjet prostitucionitutor

Lajme të lidhura

Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish
Aktualitet

Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish

12:50 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar
Aktualitet

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

12:00 - 21/09/26
Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament
Aktualitet

Bardhi në Komitetin e Stabilizim Asociimit: Opozita po pengohet të kërkojë llogari në Parlament

11:51 - 21/09/26
Para
“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

“Bëhu gati për firmosje”/ Tenderi 700 mijë € i KESH, SPAK zbardh mesazhet që ‘fundosin’ Berberin, Rukon dhe Dakolin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish
Aktualitet

Tabaku ngre alarmin në Komitetin Shqipëri-BE: S’ka transparencë, Parlamenti mbron interesat e një grupi njerëzish

12:50 - 21/09/26

Në mbledhjen e Komitetit të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, deputetja e opozitës Jorida Tabaku deklaroi se mbështet procesin e anëtarësimit të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Rey Manaj pas rikthimit te Kombëtarja: Futbolli është me momente, synojmë Europianin

Rey Manaj pas rikthimit te Kombëtarja: Futbolli është me momente, synojmë Europianin

12:34 - 21/09/26
Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

Ramadani para sfidës me Bjellorusinë: Zgjedhjet i bën trajneri, luan apo nuk luan përfaqëson Shqipërinë

12:31 - 21/09/26
Veteranët e UÇK-së thërrasin protestë popullore nesër në Prishtinë: Asnjë gjykatë s’e zhbën luftën çlirimtare

Pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, PDK çon në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit mbi Gjykatën Speciale në Hagë

12:11 - 21/09/26
Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

Sekuestrohet veliera me mbi 2 ton kokainë në Spanjë, kapet në bord edhe një shqiptar

12:00 - 21/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com