GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Aktivistja lexon deklaratën e protestuesve: Kërkojmë hetim për dhunën policore, nuk tërhiqemi nga presionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka denoncuar përdorimin e forcës policore gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit, duke e cilësuar ndërhyrjen e policisë si të pajustifikuar ndaj një tubimi paqësor.

Në fjalën e saj para protestuesve, Vatnikaj u shpreh se qytetarë janë shoqëruar në mënyrë arbitrare dhe se ndaj disa protestuesve është përdorur spray me piper, ndërsa kërkoi hetim për veprimet e policisë dhe identifikimin e personave civilë të pranishëm gjatë protestës.

Ajo deklaroi se protesta do të vijojë dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen përballë presionit apo intimidimit.

“Protesta është një e drejtë kushtetuese. As intimidimi, as përdorimi i forcës nuk do të na pengojnë të kërkojmë llogaridhënie”, u shpreh Vatnikaj, duke përsëritur mesazhin: “Nuk ju kemi frikë”.

Vatnikaj:

Deklaratë kundër dhunës dhe represionit policor. Dje u zhvillua protesta e radhës paqësore përpara Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që qytetarët shqiptarë protestojnë prej kaq shumë… prej gati dy muajsh.

Radha si grumbullimi përpara parlamentit përbënte një akt simbolik kundërshtimi ndaj një institucioni që sot nuk përfaqëson më interesin publik dhe ndaj një klase politike që ka zgjedhur të mos e dëgjojë zërin e qytetarëve. Megjithatë, që në momentin e mbërritjes sonë u përballëm me një prani policore krejtësisht joproporcionale.

Efektivë, forcat Shqiponja, të pajisur me skafandra dhe shkopinj gome, autobotë me ujë dhe forca të shumta policore ishin vendosur përballë një proteste paqësore në një demonstrim force që nuk justifikohet as nga numri, as nga sjellja e protestuesve.

Pavarësisht se protestuesit nuk provokuan në asnjë moment, nuk ushtruan dhunë dhe nuk hodhën asnjë send drejt punonjësve të policisë, gjashtë qytetarë u shoqëruan në komisariat pa asnjë shkak të ligjshëm. Më pas edhe qytetarë të tjerë janë ndaluar po ashtu. Shoqërimet arbitrare të qytetarëve që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar, përbëjnë një formë të qartë intimidimi dhe represioni me qëllim frikësimin e pjesëmarrjes qytetare në protestë.

Gjatë protestës, disa qytetarë u goditën me spray piper në fytyrë, ndonëse nuk paraqisnin asnjë rrezik dhe nuk po kryenin asnjë veprim të dhunshëm.

Përdorimi i forcës policore në këto kushte është i pajustifikuar dhe përbën shkelje të parimit të proporcionalitetit që duhet të udhëhiqte çdo ndërhyrje policore. Po aq shqetësuese ishte edhe prania e një numri të madh personash civilë të paidentifikuar që vepronin në terren gjatë protestës. Më e rrezikshmja ishte ngjarja ku një prej këtyre personave nxori një mjet prerës në dukje si thikë, dhe iu afrua protestuesve në një tentativë për t’i kërcënuar dhe sulmuar.

Një incident i tillë është jashtëzakonisht i rëndë dhe kërkon hetim të menjëhershëm pasi cenon rëndë sigurinë e qytetarëve dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohen protestat publike paqësore. Jemi këtu për të rikonfirmuar se kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Besojmë se protesta është e drejtë themelore kushtetuese dhe një nga instrumentet më të rëndësishme të qytetarëve në demokraci. As intimidimi, as shoqërimet arbitrare, as përdorimi i forcës nuk do të na pengojnë të kërkojmë llogaridhënie dhe drejtësi.

Prandaj jemi këtu sot si çdo ditë për t’ju thënë qartazi dhe prerë se nuk ju kemi frikë! Nuk ju kemi frikë! Nuk ju kemi frikë!  Në kundërshtim të dhunës dhe intimidimit policor të vazhdueshëm kërkojmë: Ndalimin e menjëhershëm të praktikës së shoqërimeve arbitrare të protestuesve që po protestojnë paqësisht prej thuajse dy muajsh. Kërkojmë hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e spray-t me piper ndaj protestuesve paqësorë dhe për çdo rast të përdorimit të pajustifikuar të forcës.

Kërkojmë identifikimin e personave civilë të pranishëm në protestë dhe hetimin e menjëhershëm të incidentit ku një person civil u shfaq me thikë dhe tentoi të kërcënonte protestuesit.

Kërkojmë që Policia e Shtetit të respektojë standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare për menaxhimin e tubimeve paqësore. Dhe së fundi, kërkojmë që institucionet përgjegjëse të garantojnë të drejtën e protestës dhe të sigurojnë që askush, asnjë qytetar të mos ndëshkohet për ushtrimin e lirisë kushtetuese për të protestuar paqësisht.

Ne vijojmë… ne jemi këtu sot si çdo ditë dhe do të vazhdojmë të protestojmë paqësisht sepse një shoqëri demokratike nuk ndërtohet me frikë, por me qytetarë të lirë që kërkojnë llogaridhënie ndaj pushtetit. Do të jemi këtu derisa institucionet publike t’i rikthehen shoqërisë dhe interesit kolektiv.

Do të jemi këtu derisa ta ndërtojmë shoqërinë e re, Shqipërinë e re, ku frika dhe represioni policor nuk kanë vend. Prandaj edhe sot, si çdo ditë, bërtasim: Nuk ju kemi frikë! Nuk ju kemi frikë!

 

Etiketa: aktivistjadeklarataKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)
Aktualitet

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26
Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur
Aktualitet

Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

21:39 - 28/07/26
Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit
Aktualitet

Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit

21:27 - 28/07/26
Para
Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)
Aktualitet

Konflikte për pronën mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona, një i shoqëruar (EMRI)

21:54 - 28/07/26

Një konflikt mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës ka agravuar në plagosjen e dy personave. Në komisariat është...

Lexo më shumë
Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Përplasen 2 makina në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

21:39 - 28/07/26
Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit

Si u arrestua Ermal Beqiraj/ Fluturoi mbi një central bërthamor në Francë, hetohet edhe pista e spiunazhit

21:27 - 28/07/26
Dosja “AKSHI”/ Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, SPAK e kërkonte me masë “arrest me burg”

Dosja “AKSHI”/ Arrestohet në Francë Ermal Beqiraj, SPAK e kërkonte me masë “arrest me burg”

21:12 - 28/07/26
Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

Konflikt mes dy familjeve në Pukë, plagosen dy persona

20:54 - 28/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com