GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Egnatia e pafat nga 11 metërshat/ Celje i eliminon nga Champions League, kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 Kampionët e Egnatias, sot në Celje të Sllovenisë luajtën ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Champions League, ndërkohë që ndeshja e parë në Rrogozhinë ishte mbyllur në barazim 3-3.

Ishte një ndeshje, si vazhdim i asaj të parës. Kampionët e Egnatias kaluan të parë të epërsi, pas një autogoli të Hrkas (21’). Por rezultati barazohet shpejt, Kvesiç në minutën e 34-t, shënon për 1-1.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, por edhe e gjithë ndeshja, ku çështja e kualifikimit i mbetet shtesave 2 herë nga 30 minuta. Dhe do të ishte përsëri kapiteni Kvesiç që do të shënonte në minutën  97-të nga pika e bardhë e penalltisë për 2-1.

Por ndeshja nuk kishte përfunduar, pasi në minutën e 114-t, do të ishte Smajli i ardhur nga stoli që do të shënonte për 2-2 dhe barazpeshonte gjithçka.

Te penalltitë, “thembra e Akilit” për Egnatian, fati nuk ishte me kampionët e Shqipërisë. Bitri dhe Ndreca gabojnë dhe Celje fiton 4-1, duke u kualifikuar për në turin e tretë të Champions League.

Një mbrëmje e hidhur për kampionët e Egnatias, të cilët lanë gjithçka në fushë dhe ndoshta meritonin më shumë për shpirtin e garës që treguan.

Gjithsesi aventura e Egnatias në Evropë nuk do të mbyllet këtu pasi ekipi i Nevil Dedes do të vijojë garimin në raundin e tretë kualifikues të Europa League ku përballë do të ketë kampionët e Irlandës, Shamrock Rovers.

 

Etiketa: Championsegnatia

Lajme të lidhura

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse
Sport

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

10:47 - 12/09/26
E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Para
Përvëlohet Shqipëria, temperaturat pritet të arrijnë deri në 42 gradë

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 29 Korrik 2026

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë
Aktualitet

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit/ Tritan Shehu: Ishte simbol frymëzimi, mesazhi i tij mbetet më aktual se kurrë

11:05 - 12/09/26

Sot shënohet përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, një prej figurave më të njohura të lëvizjes antikomuniste dhe të Partisë...

Lexo më shumë
Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

Shqipëria përgatitet për EURO U-21 2027, UEFA zhvillon vizitë inspektuese në stadiumet pritëse

10:47 - 12/09/26
Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

Aksident në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl”, makina përplaset me urbanin

10:36 - 12/09/26
Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

Kreu i një grupi kriminal, identifikohet shqiptari që u arratis në mënyrë spektakolare me ndihmën e shokëve

10:29 - 12/09/26
Aksident fatal në Vlorë!  Automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi

Aksident fatal në Vlorë! Automjeti del nga rruga dhe bie nga një lartësi e madhe, humb jetën shoferi

10:13 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com