GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Do t’ju marrim për veshësh dhe për leckash”, juristi i kthehet Gonxhes: Mos kërcëno protestuesit se ti je për burg

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Do t’ju marrim për veshësh dhe për leckash”, juristi i kthehet Gonxhes: Mos kërcëno protestuesit se ti je për burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Juristi Franc Nuri ka reaguar ashpër pas deklaratës së Blendi Gonxhes se “kush do ngrejë dorë mbi policinë do merret për veshësh a leckash dhe do procedohet”.

“Blendi Gonxhja nuk është as Ministër i Brendshëm, as Drejtor i Policisë dhe as drejtues i SHISH-it. Është akoma Ministër i Kulturës dhe Turizmit. Është pikërisht ministri që gjeti “shpikjen” juridike për t’i kaluar 4.3 milionë euro me akt normativ nga fondi rezervë, sepse as ligji i turizmit dhe as ligji i kulturës nuk ia mundësonin ta bënte vetë.”– thekson Nuri.

Ai i drejtohet Gonxhes duke e paralajmëruar të mos bëjë si trim me qytetarët që kërkojnë llogari, por të bëjë gati mbrojtjen për në SPAK.

Reagimi i plotë:

GONXHE, LËRI KËRCËNIMET! BËJ GATI MBROJTJEN PËR 4.3 MILIONË EUROT

Blendi Gonxhja nuk është as Ministër i Brendshëm, as Drejtor i Policisë dhe as drejtues i SHISH-it. Është akoma Ministër i Kulturës dhe Turizmit.

Është pikërisht ministri që gjeti “shpikjen” juridike për t’i kaluar 4.3 milionë euro me akt normativ nga fondi rezervë, sepse as ligji i turizmit dhe as ligji i kulturës nuk ia mundësonin ta bënte vetë.

4.3 milionë euro pa iu dridhur qerpiku. Për bileta falas për administratën dhe patronazhistët. Për të mbushur një stadium provizor, të ngritur në tokë private, pa transparencë të plotë se kujt i përket, pse u zgjodh pikërisht ai vend dhe kujt i shërbeu e gjithë kjo skemë.

Prandaj, lëri kërcënimet ndaj protestuesve!

Ata qytetarë që protestojnë prej 60 ditësh, nën vapën përvëluese, janë heronj. Janë qëndrestarë të jashtëzakonshëm të kauzës më të madhe sot: largimit të qeverisë më të korruptuar që Shqipëria ka pasur që nga pavarësia.

Mos u trego trim me qytetarët që kërkojnë llogari. Bëj gati mbrojtjen për në SPAK. Kallëzimi i Partisë Demokratike është depozituar prej dy javësh dhe çështja e 4.3 milionë eurove nuk është mbyllur.

Kur Partia Demokratike të vijë në pushtet, çdo kontratë, çdo akt dhe çdo vendim i kësaj qeverie do të auditohet nga ekspertë vendas dhe të huaj.

Asgjë nuk do të harrohet.

Askush nuk do të fshihet pas karriges së pushtetit.

Dhe më e rëndësishmja: çdo qindarkë e shqiptarëve do të kërkohet deri në fund.

Etiketa: GonxheJuristKryesore1protestues

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dosja “Balluku”/ SPAK firmos disa urdhër-kontrolle të tjera, BKH zbarkon në banesa dhe zyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com