GJKKO ka vendosur lirimin nga burgu të Ermal Kurtulajt, një prej të pandehurve në dosjen e njohur si SASPAC, pasi pranoi kërkesën për shuarjen e masës së sigurisë “arrest në burg” dhe kaloi në arrest shtëpie.
Vendimi vjen vetëm pak ditë pasi GJKKO ktheu për plotësim hetimesh dosjen e SASPAC ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj dhe të pandehurve të tjerë, duke i lënë afat SPAK-ut deri më 30 tetor për kryerjen e veprimeve shtesë hetimore.
Kërkesa për lirimin e Kurtulajt u depozitua nga mbrojtja e tij, e cila argumentoi se afatet maksimale të paraburgimit kishin përfunduar, duke iu referuar një vendimi njësues të Gjykatës së Lartë që përcakton kufijtë kohorë të masave të sigurisë.
Edhe avokati i Ilir Beqaj, Ermal Yzeiraj, konfirmoi se do kërkojë në gjykatë shuarje të masës së sigurisë së arrestit në burg ndaj ish-ministrit, që në këtë rast mbahet i paraburgosur për llogari të dosjes së SASPAK.
Të dy edhe Kurtulaj edhe Beqaj janë të vetmit të arrestuar në listën e 9 të pandehurve ndërsa ka nën hetim edhe dy shoqëri tregtare.
Dosja e agjencisë SASPAC u mbajt në gjykim paraprak dhe me dyer të mbyllura për afro një vit dhe në përfundim mbasi ka dëgjuar palët, Gjykata e Posaçme nuk pranoi ta dërgojë për gjykim themeli por ja ktheu pas SPAK-ut për hetime të mëtejshme, duke i lënë afat deri në datën 30 tetor, duke lënë detyra për veprime shtesë.
gijotina.com/










Discussion about this post