GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

në Opinion, Politikë, Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gert Carcani

Kemi bërë qametin, por mos e rruani: Më e mira do të bëhet dhe do të vijë!

Kështu garantoi sot ministër Gonxhja dhe zv.ministri i linjës, në lidhje me bllokimin dhe ndërprerjen e financave totale për sportin, rrjedhë e rrëzimit të plotë pa kriter e shkak të aktit normativ për një sërë federatash sportive në vend.

Natyrisht në daljen e sotme publike vëmendjen e mori tjetër gjë, dhe në fund pas një politike ministrore mbi turizmin, bulevardin, flamingot, mbeti edhe një copëz kohë për sportin. Në një konference shtypi të njoftuar në extremis, si për të thëne që nuk duam njeri nëpër këmbë, ministri dhe zv.ministri vrapuan të listojnë aktet heroike për sportin në këto kohëra, natyrisht me para taksa-paguesish.

E vetmja gjë që gëlltitej sado pak, ishte premtimi që mbase mbase brenda këtij viti shkon në parlament draft-ligji për sponsorizimin. Vonesa, që sipas ministrit lidhet me burokracinë europiane si grup ligjesh që duhen përshtatur me legjislacionin e BE, por edhe si shkak i paketës fiskale në vend që në tetor futet në parlament.

Sidoqoftë, le ta marrim si një premtim, që mbase mbase kërkon kohën e vet.

Janë dhënë para’ te FSHF-ja për europianin u-21 tha zv.ministri, pa bërë transparente aspak që fondi i kërkuar së fundmi nuk u muar fare në konsideratë. Dhe pse-në e këtij refuzimi, shqipëtarët dhe familja e futbollit sot nuk e dëgjoi.

Janë dhënë para’ tha sërish zv.ministri për projektin “Ekipet sportive në Shkolla”, por sërish iu referua aktit normativ të vjetër, pa bërë aspak transparencë për këte të riun që nuk u muar aspak në konsideratë.

Duke qenë se pyetjet për sportin munguan, po listojmë disa të tilla, aspak në depresion, por me një bindje kokëfortë që faktet dhe perceptimet, këtë radhë janë bërë bashkë, përsa kohë ministri dhe zv.ministri i linjës nuk e cekën në asnjë moment rrëzimin e aktit normativ. E nëse munden, a mund të marrim disa përgjigje shterruese,  si produkt i transparencës mbi menaxhimin e fondeve publike:

  1. A është e vërtetë zoti ministër qe qeveria ku ju bëni pjesë nuk e mori aspak në konsideratë aktin normativ cuar nga ju për alokim fondi shtesë për disa prej federatave sportive?
  2. Kur e dinit që ky akt do rrëzohej pse e dërguat deri lart në qeveri?
  3. Rrëzimi i këtij akti normativ a quhet një arritje historike e sportit, dhe a përfshihet në bilancin e përpjekjeve faraonike që administrata juaj ka bërë për sportin?
  4. A është e vërtetë që shteti në aktin e rrëzuar i ka mohuar FSHF-së fondin e kërkuar prej 3 milionë eurosh për kampionatin europian u-21 që do të luhet në Shqipëri e Serbi, me qëllim rritjen e standarteve të infrastrukturës? Dhe pse?
  5. A është e vërtetë z.ministër që në aktin normativ të rrëzuar, qeveria shqiptare i ka refuzuar FSHF-së, kërkesën prej 400.000 milionësh për organizimin e Samitit Botëror të Futbollit në Tiranë? Dhe pse?
  6. A është e vërtetë z.ministër që në këtë akt-normativ të refuzuar dhe të pa bërë publike edhe sot, ju nuk keni përfshirë financimin për sezonin e ri të ekipeve sportive në shkolla, projekt i vetë KM Rama prej kaq vitesh për volejbollin dhe basketbollin në shkolla. Dhe pse nuk e përfshitë këtë?
  7. A është e vërtetë z.ministër që në aktin normativ të rrëzuar, ose të marrë fare aspak në konsideratë më mirë të themi, para pak ditësh, nuk keni planifikuar fond të kërkuar prej KOKSH, për lojërat mesdhetare të Tarantos tani në Gusht, për 150 sportistë pjesëmarrës, për dy javë grumbullim dhe shpenzime udhëtimi?
  8. A është e vërtetë z.ministër, që në aktin normativ të rrëzuar, qeveria i mohoi të drejtën federatës së mundjes, peshëngritjes, të volejbollit dhe të skive për fondet që ata kërkonin për eventet ndërkombëtare të realizuara dhe në proces realizimi? Dhe pse shteti refuzoi ti jepte ato fonde?
  9. A është e vërtetë zoti ministër që me aktin normativ të rrëzuar, qeveria i mohoi financimin e mbulimeve të shpenzimeve të europianit SOCA 2026 që solli një mal me të huaj, më shumë se padeli 2.2 milionësh. Shtuar këtu edhe premtimin tuaj direkt për një financim prej vetëm 30 milionësh të reja për këtë event?
  10. A është e vërtetë zoti ministër që, buxheti i federatave sportive në total për 26 të tilla (pa futbollin) shkon diku te 1.55 mln euro për të tëra dhe ju shkoni e financoni padelin me 2.2 mln në një dorë?
  11. A keni bërë ju zoti ministër transparente për publikun se si u menaxhuan këto 2.2 mln euro para publike për padelin? Ku shkuan, kur dolën nga thesari i shtetit, në cfarë llogarie? Kush i përdori dhe kush prokuroi, dhe si u shpenzuan ato para’? A bëtë ndonjë sekondë ju transparencë bazike për këto para taksapaguesish shqiptarë që ia dhatë nuk e di se kujt? E dini pse them nuk e di? Sepse ju kurrë nuk bëtë një transparencë publike për këtë gjë…
  12. A i keni paguar ju zoti ministër sportistët medalierë, pasi në aktin normativ të rrëzuar, ishte parashikuar edhe 40 milionë-shi lekësh të reja pikerisht për ata sportistë që kanë marrë rezultate…
  13. A mund të thoni ju zoti ministër që ky akt normativ i rrëzuar është se nuk keni më para’, apo nuk doni të investoni më para’ në sport?
  14. A mundet ju zoti ministër të saktësoni definitivisht nëse projekti i KM Rama për ekipet sportive në shkolla, deri tani i financuar nga qeveria do të vazhdojë? Sot zv.ministri juaj që kishit në të majtë specifikoi që do të shtohen edhe disa disiplina të tjera, teksa MF ka dërguar shkresë zyrtare në KOKSH që nuk ka më para’!
  15. A do të bëni ju zoti ministër transparente dhe publike projektin “Durrës football Academy” dhe ne këtë projekt si do të shpenzohen 1.1 mln eurot para publike të shqiptarëve? Si te padeli….? Deri tani askush nuk di asgjë për këtë..
  16. A është zv.ministri i sporteve z.endri hoxha drejtues ekzekutiv i projektit në fjalë, apo jo?
  17. A i keni ndërprerë ju z.ministër marëdheniet me KOKSH dhe me federatat dhe zv.ministri hoxha i propozuar kohë më pare nga Fidel Ylli për detyrën që mbulon prej vitesh, i ka shpallur së fundmi luftë të hapur KOKSH?

Ishin vetëm 17 pyetje që në fakt lipset ta kenë një përgjigje, për efekt transparence dhe asgje tjetër. Sepse ky është përceptimi kokëfortë dhe njëherësh, edhe fakti kokëfortë aktual, mbi qasjen e “dashurisë” për të prerë damarët mes shtetit e sportit.

Pak më shumë transparencë, që nesër sportin mos ta keni në shesh dhe pse jo, edhe me vezë në duar… Thjesht, transparencë. Asgjë me shumë. Bëje i nderuar ministër! Eshtë pa kosto. Nuk duhet akt normativ për këtë. Duhet thjesht vullnet për të vërtetën. Sepse e vërteta dhëmb, por kur paratë janë publike dhemb pak më shumë…

 

 

Etiketa: Akti NormativfinancaSport

Lajme të lidhura

PS depoziton projektligjin në Kuvend, 15 bashkitë që shuhen nga harta
Aktualitet

PS depoziton projektligjin në Kuvend, 15 bashkitë që shuhen nga harta

20:41 - 30/07/26
Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë
Aktualitet

Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë

20:21 - 30/07/26
Revolta qytetare hyn në muajin e tretë/ Protestuesit në ditën e 61-të grumbullohen para Kryeministrisë për largimin e Ramës
Aktualitet

Revolta qytetare hyn në muajin e tretë/ Protestuesit në ditën e 61-të grumbullohen para Kryeministrisë për largimin e Ramës

20:07 - 30/07/26
Para
‘Territorialja’, PD prezanton draftin e propozimit: 100 bashki dhe 6 rajone

'Territorialja', PD prezanton draftin e propozimit: 100 bashki dhe 6 rajone

Discussion about this post

TË FUNDIT

PS depoziton projektligjin në Kuvend, 15 bashkitë që shuhen nga harta
Aktualitet

PS depoziton projektligjin në Kuvend, 15 bashkitë që shuhen nga harta

20:41 - 30/07/26

Mazhoranca socialiste depozitoi të enjten në Kuvend projektligjin e Reformës Administrativo-Territoriale, ku propozohet reduktimi i numrit të bashkive nga 61...

Lexo më shumë
Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë

Aktivisti Edison Lika nga protesta: Rama është i frikësuar, ka nisur numërimi mbrapsht për qeverinë

20:21 - 30/07/26
Revolta qytetare hyn në muajin e tretë/ Protestuesit në ditën e 61-të grumbullohen para Kryeministrisë për largimin e Ramës

Revolta qytetare hyn në muajin e tretë/ Protestuesit në ditën e 61-të grumbullohen para Kryeministrisë për largimin e Ramës

20:07 - 30/07/26
Humbin jetën 2 të rinj shqiptarë në aksident në Greqi

Humbin jetën 2 të rinj shqiptarë në aksident në Greqi

20:03 - 30/07/26
Pas “Besës”, Rama kthehet tek patronazhistët, ja udhëzimi që u dha deputetëve të PS-së

Pas “Besës”, Rama kthehet tek patronazhistët, ja udhëzimi që u dha deputetëve të PS-së

19:53 - 30/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com