GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marshim historik në protestën kombëtare të mbrëmjes së djeshme, në ditën e 63-të të rezistencës popullore.

Mijëra qytetarë marshuan me një itinerar të qartë dhe mesazh publik dhe e mbyllën aty ku e nisën, para godinës së Kryeministrisë.

“Nesër më shumë” ishte thirrja e tyre e fundit, duke lajmëruar se edhe të dielën në mbrëmje do të mblidhen po aty për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë.

Një valë masive protestash kjo që ka përfshirë Shqipërinë dhe ka bërë jehonë ndërkombëtare. Nga bulevardi para Kryeministrisë protesta u mbyll me thirrjen “Nesër më shumë”.

Gjithashtu sot është paralajmëruar edhe një protestë në Shkodër, ku iu bë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë.

Gjatë marshimit itinerari vijoi te Bashkia e Tiranës për të dalë te Parlamenti dhe më tej “Rruga e Elbasanit”, “Liceu Artistik” dhe për t’u rikthyer sërish në bulevardin para Kryeministrisë.

“O milet, Rama ka siklet”, “Rama f*ck you”, “140 deputet, Parlament analfabet”, ata vijuan marshimin përreth.

Mijëra qytetarë, të bashkuar edhe me Diasporën, bënë thirrje për fundin e sistemit politik, largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Ndryshim sistemi”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën, arrestoni Berishën”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar”, ishin disa nga thirrjet e tyre teksa nisën marshimin tradicional në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nuk munguan edhe thirrjet si: “Shqipëria e shqiptarëve” apo “Diaspora, zemra e Shqipërisë”.

Mbështetje u dha edhe për banorët e 15 bashkive që po shkrihen nga reforma Territoriale e PS-së.

Etiketa: Kryesore1pankartaprotesta

Lajme të lidhura

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe
Aktualitet

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?
Aktualitet

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Para
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës
Aktualitet

Shpëtohen dy motoristët që kishin humbur në Majën e Jezercës

09:42 - 02/08/26

Gjenden dy motoristët që kishin humbur kontaktet në zonën e Majës së Jezercës. Pas disa orësh kërkime intensive në një...

Lexo më shumë
Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

Zjarri shkrumbon magazinën me prodhime bujqësore në Berat, shpëton banesa dykatëshe

09:09 - 02/08/26
50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

50 milionë euro apartamente të sekuestruara: Çfarë ndodh me blerësit dhe kush i mbron?

09:04 - 02/08/26
Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

Edhe diaspora në protestë, pankarta me mesazhin e qartë: Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar!

08:24 - 02/08/26
Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 2 gusht, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

08:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com