GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Shkarkimi/ Meta, letër Kushtetueses: Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i GJK për “30 Qershorin”, Meta: Nuk pati vullnet ta zgjidhte çështjen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot në lidhje me çështjen rreth shkarkimit të tij, që tashmë vendimi përfundimtar i ka mbetur Gjykatës Kushtetuese. Ditën e sotme Meta i është drejtuar me një shkresë kryetares së Gjykatës Kushtetuese, me anë të së cilës, kërkon t’i vihet në dispozicion procedura e ndjekur për të përcaktuar çështjen e shkarkimit.

Meta kërkon një kopje të aktit përmes të cilit rregulloheshin procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e veçanërisht procedurat e caktimit të relatorit të çështjes me short, apo procedurat e tjera me të cilat ka funksionuar Gjykata Kushtetuese, deri në miratimin e Rregullores së re, hyrë në fuqi më 27 janar 2022.

“A ka zhvilluar Mbledhja e Gjyqtarëve ndonjë mbledhje, dhe/apo ka marrë ndonjë vendim për pezullimin e shqyrtimit të kësaj çështje përgjatë periudhës 14.06.2021 (moment ky i regjistrimit të çështjes) deri në 14.09.2021 (moment ky që sipas nenit 47, pika 1, dhe 62 pika 1, paragrafi i 1, të ligjit nr. 8577/2000, përbënte dhe afatin përfundimtar maksimal ligjor kur Mbledhja e Gjyqtarëve duhej të shprehej me vendim për kalimin ose jo të çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, brenda 3-muajve nga paraqitja e kërkesës)?

Nëse po, cila është baza ligjore e pezullimit dhe arsyet përse ky vendim deri më sot nuk i është njoftuar Presidentit të Republikës nga Gjykata Kushtetuese. Cili është relatori i çështjes dhe mënyrën e procedimit të Kryetares apo të Gjykatës Kushtetuese për aktimin e tij si relator sipas ligjit, shoqëruar me kopje të dokumentacionit provues mbi praktikën e brendshme administrative të ndjekur për këtë rast për caktimin e relatorit”, shkruan Meta.

Kreu i shtetit kërkon që informacioni dhe kopja e akteve do të përcillet dhe do të vihet në dispozicion të tij brenda datës 31 janar 2022.

Etiketa: Ilir MetaKerkeskushtetueseshkarkim

Lajme të lidhura

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike
Breaking Views

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26
Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës
Aktualitet

Ogerta Manastirliu, kandidatja socialiste për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës

21:47 - 09/10/26
Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e tij për dënimin me 1 vit burg, Salianji: Do t’i drejtohem Strasburgut! Nuk kërkoj privilegje, por drejtësi

21:27 - 09/10/26
Para
Pogba “ndryshon” mendje, qëndron te United me një kusht

Pogba "ndryshon" mendje, qëndron te United me një kusht

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!
Aktualitet

“Agasi ishte njeri i afërt me Ramën”, Klodiana Lala: Hetimet për Vlora Hysenin mund të zgjasin deri në 1 vit!

22:51 - 09/10/26

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin Zonë e Lirë foli për Ergys Agasin. Lala theksoi se Agasi ishte njeri...

Lexo më shumë
Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Vendimet në Itali dhe Austri rrëzojnë provat nga Sky ECC, pikëpyetje në Shqipëri mbi dosjen “Aruba”

22:25 - 09/10/26
Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

Arritje për gjyqtaren shqiptare, Emanuela Rusta në Botërorin e Marokut

22:15 - 09/10/26
Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

Operacioni ‘Trigger X’/ 152 të arrestuar në 17 vende përfshirë Shqipërinë, sekuestrohen armë dhe municione

22:06 - 09/10/26
Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

Aktivisti Ermal Pashaj: Jam këtu kundër mediokrëve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike

21:56 - 09/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com