Nedim Bajrami është zyrtarisht futbollist i Al Taawoun. Mesfushori ofensiv i Kombëtares shqiptare largohet nga Rangers dhe do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.
27-vjeçari transferohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje, ndërsa Al Taawoun do të ketë mundësinë ta blejë kartonin e tij për 2.5 milionë paundë në fund të sezonit.
Bajrami kishte mbetur jashtë planeve të Rangers gjatë kësaj vere dhe largimi i tij konsiderohej vetëm çështje kohe.
Klubi saudit i rezervoi shqiptarit një prezantim të veçantë në rrjetet sociale, duke e cilësuar atë si “Magjistari”, në shenjë vlerësimi për cilësitë e tij teknike dhe aftësinë për të bërë diferencën në fazën sulmuese.
Për Bajramin, ky është një kapitull i ri në karrierë, ndërsa Al Taawoun shpreson që mesfushori shqiptar të jetë një nga lojtarët kyç të skuadrës në sezonin e ri.










Discussion about this post