GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) Jonaid Myzyri, i dërgoi “peshqeshin” e qeverisë.

Dhurata është pjesë e një tenderi 2.3 miliardë lekësh të përfituara nga Eduard Curraj si kontratë për furnizimin e spitaleve me jod për skanerat. Sic dihet tashmë, Curraj është “portofoli” i ish-ministrit dhe këtë e di mjaft mirë edhe SPAK.

 

Tenderi që po raportojmë është organizuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara dhe është i ndarë në shumë lote, në dy prej të cilëve ka pjesën kryesore kompania e lidhur me Beqajn.

Mes blerjes së barnave dhe pajisjeve mjekësore për spitalet, është prokuruar edhe jodi që përdoret për përforcim të kontrastit në pamjet e kompjuterizuara të trupit për të parë më qartë organet dhe dëmtimet.

Paraprakisht duhet të theksojmë se ky produkt është porositur përmes tre loteve. Është e paqartë përse bëhet kjo, kur bëhet fjalë për të njëjtën substancë, të njëtën përbërje kimike, që ndryshon vetëm nga përqendrimi dhe lloji i enës ku ruhet.

Kështu, më datë 29 qershor 2026, është mbajtur tenderi me objekt “Loti 107 Iodine x 370mg/ml 100 ml”, me Fondin Limit 126 milionë 396 mijë 297 lekë pa përfshirë TVSH.

Procedura është kryer me vetëm një pjesëmarrës, që është bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga “DELTA PHARMA – AL” shpk, me administrator Eduard Currajn.

Më 3 gusht 2026, ky operator është shpallur fitues për kontratën me kohëzgjatje 24 Muaj.

Tenderi është vlerësohet nga Open Data Albania me risk korrupsioni dhe është shënuar me një “Flamur të kuq”. Por kjo nuk i bën përshtytpje as Myzyrit as Currajt, të cilët disa minuta më vonë kanë vazhduar punën me mbylljen e pazarit tjetër.

Ky është tenderi “Loti 105 Iodine x 370mg/ml”, pra sërish objekti është furnizim me jod për imazherinë. Për këtë janë ndarë si Fond Limit 106 milionë e 144 mijë e 264n lekë të reja, pa përfshirë TVSH.

Përsëri paratë i merr bashkimi i kompanive i udhëhequr nga Eduard Curraj, duke qenë pjesëmarrës i vetëm. Pazar i pastër dhe mungesë konkurrence në të dy lotet!

Byroja Kombëtare e Hetimit, pas kontrollit në kompaninë ‘Delta Pharma-AL’ të Eduard Currajt ka ushtruar kontrolle në banesat e aksionerëve dhe drejtuesve të operatorit farmaceutik. Kjo ndodhi në vitin 2023. Por Beqaj, duket se ishte një hap para për të zhdukur provat e krimit. Në këtë kuadër, një fakt i rëndësishëm është se gruaja e Ilir Beqajt, Adriana Beqaj, ka qenë aksionere në një kompani që lidhet me ‘Delta Pharma-AL’.

Kjo kompani është një shoqëri farmaceutike e themeluar në vitin 2006 nga Tahir Sadiku, Dorian Sadiku dhe Eduart Curraj. Por gjatë kalimit të kohës, Eduart Curraj mbeti aksioneri i vetëm.

Eduart Curraj, për shkak të lidhjeve familjare dhe të biznesit, njihet në Tiranë si “nipi” i Vilma Nushit, një biznesmene që kontrollon konçesionin CHECK UP.

Mirëpo me një lëvizje të 27 shkurtit 2023, Eduart Curraj dhe bashkëshortja e tij, Marjana Curraj, i shesin kompaninë shoqërisë tregtare “Delta Holding” me administratore një shtetase nga Polonia e quajtur Ewa Maria Kokot.

Nga verifikimet e kryera del se “Delta Holding”, ka blerë shoqërinë “Delta Pharma” me një çmim prej 903 milion lekë.

Por në fakt i gjithë ky operacion tregtar dyshohet se është fiktiv, pasi “Delta Holding” është një kompani e themeluar në 16 janar 2023, nga dy ortakët e “Delta Pharma”, Eduart Curraj dhe Dorian Sadiku.

Sadiku dhe Curraj brenda 42 ditëve kanë bërë këtë operacion tregtar, duke vendosur si administratore shtetasen polake, ndërsa nga ana tjetër kanë qëndruar pronarë respektivë me secili 50 për qind të aksioneve në “Delta Pharma”.

Ka dyshime se kjo kompani ka lidhje të ngushta me Ilir Beqaj, duke bashkëpunuar ngushtë gjatë periudhës ku Beqaj ka shërbyer si ministër i Shëndetësisrë.

Gjatë periudhës së vitit 2012-2013, “Delta Pharma-AL” ka marrë 10 transaksione pagesash nga buxheti i shtetit për shitjen e barnave, me një vlerë totale prej 186 milion lekë.

Ndërsa pas ardhjes si ministër shëndetësie në 2013 e në vijim kjo shoqëri ka rritur arkëtimet nga buxheti i ministrisë.

Në 2014 “Delta Pharma” ka marrë 147 transaksione nga shitja e ilaçeve në spitale të ndryshme, me një vlerë të përgjithme prej 313 milionë e 157 mijë lekë të reja.

Ndërsa nga periudha 2015 deri në vitin 2018 kjo kompani ka fituar 75 transaksione nga shitja e barnave, me një vlerë totale prej 117 milionë e 492 mijë lekë të reja.

Mësohet se në tenderin e organizuar nga Ministria e Shëndetësie në vitin 2014, në periudhën Mars – Prill, pasi u publikuan tenderat, pak ditë më vonë ka dalë një njoftim për modifikim të specifikimeve kualifikuese.

Burimet konfirmojnë se në mënyrë të selektuar për disa lote, është hequr kërkesa për autorizim Prodhuesi, ndërsa u la për të gjitha lotet e tjerë. Specifikimi është hequr për të gjitha kompanitë Multinacionale si Roche, Pfizer, Sanofi-Aventis, Bayer, Jansen Cilag, Abbvie, përveç Novartis.

“Delta Pharma” është distributor i kompanisë prodhuese të ilaçeve “Novartis”.

Të gjitha kompanitë e kundërshtuan këtë, pasi binte në kundërshtim me ligjin e barnave, ku thuhet se “…ministri i Shëndetësisë jep leje importi për barna të paregjistruara…”.

Ndërkohë lidhja e “Delta Pharma-AL” të Eduart Curraj me Adriana Beqaj, gruan e ish-ministrit bëhet përmes kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB”.

Tek kjo kompani e themeluar në 23 janar 2019, gruaja e Beqaj zotëronte 50 për qind të aksioneve.

Por pas 1 muaji nga themelimi i firmës, më 26 shkurt, ajo ia ka dhuruar aksionerit tjetër Arti Malaj, 35 për qind të aksioneve. Sigurisht që ajo nuk kishte interes tek aksionet, sepse kompani përdorej vetëm për mbulesë të lëvizjeve të parave.

Në këtë grafik tregohet se kompania regjistronte vetëm humbje të mëdha në bilancin e deklaruar zyrtar. Qysh vitin e parë të krijimit, kompania ka humbur afro 100 milionë lekë. Ku shkonin këto lekë?

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për dosjen e koncesionit të Sterilizimit të materialeve mjekësore kirurgjikale kanë nisur më 13 janar 2020 duke e bërë një nga çështjet e para të regjistruara pas krijimit të SPAK. Si bazë për nisjen e hetimeve ka shërbyer një kallëzim i nismës Thurje në dhjetor 2019, ndërsa SPAK kërkoi nga prokuroria e Tiranës dosjen që ishte hetuar dhe pushuar për këtë çështje në vitin 2016.
Menjeherë pas nisjes së hetimeve, Beqaj bëri “fshirje të gjurmëve”. Shitja e aksioneve të mbetura prej 15 për qind të bashkëshortes së Beqajt në këtë kompani, u bë në 26 shkurt 2020, duke hequr përfundimisht dorë nga kjo pasuri. Pra, vetëm dy javë pas nisjes së hetimeve, u realizua shitja e aksioneve.

Ortak i vetëm i kompanisë “ALBANIAN FOOD AND HOSPITALITY LAB” mbetet Arti Malaj, zotërues për 100 për qind të kapitalit.

Këtu del në skenë dhe biznesmeni i “Delta Pharma” Eduard Curraj. Një vit pasi Arti Malaj mori shumicën e aksioneve, më datë 12 gusht 2021, vendos të shesë 100 për qind të kuotave në favor të Eduard Curraj, kundrejt çmimit 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Përfituesi fundor i kompanisë që themeloi Adriana Beqaj, është dhe sot Eduard Curraj, biznesmeni pronari i kompanisë farmaceutike,

Beqaj ka rezultuar i përfshirë edhe në aferën e koncesionit të Check-Up të Vilma Nushit. Por si janë lidhur këto biznese me njëri-tjetrin?

Gjatë kohës që ka qenë ministër Beqaj i ka dhënë 1.7 Milionë $ Vilma Nushit për punë të pakryera në koncesionin e Check-Up.

Edhe Isuf Berberi me pjesën e “tortës”

Ndarja e tenderave të Shëndetësisë nga ana e drejtorit të ri të OPB, Jonaid Myzyri, është kthyer haptazi në shpërndarje parash në tavolinë. Këtë nuk e tregon vetëm fakti, se i njëjti produkt u nda në lote pa qenë e domosdoshme, por ka shkelje të hapur të ligjit për Prokurimin Publik dhe atij të Konkurrencës.

Disa orë, pasi kompania e Eduard Currajt mori dy lotet e jodit për skanerat është zhvilluar edhe tenderi i tretë për këtë produkt. Tenderi me objekt “Loti 94 Iodine x 350mg/ml” e ka fondin limit 66 milionë e 552 mijë e 999 lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Edhe ky tender e ka shpallur fituesin më 3 gusht 2026, po ashtu është vlerësuar me flamur korrupsioni.

Fitues është pjesmarrësi i vetëm, bashkimi i operatorëve i udhëhequr nga “FUFARMA” sha më pronar Isuf Berberin.

Në këtë bashkim operatorësh bëjnë pjesë të njëjtat kompani që ishin në dy lotet e tjera të tenderit të jodit, përvec “Delta Pharma” të Eduard Currit. Pra, bashkë me “FUFARMA” janë “EDNA – FARMA” shpk & “TerraMed” shpk.

Kjo tregon një marrëveshje dhe ndarje të roleve mes kompanive, të paktën në këto tre lote të jodit që raportuam. Autoriteti i Konkurrencës, nëse do të ishte vërtetë i pavarur dhe institucion kushtetues, duhet të ndërhyjë në tregun e tipit kartel të barnave, duke përmbushur edhe detyrën që i ka caktuar ligji.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Eduard CurrajIlir BeqajJonaid Myzyritender

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com