Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Shkoder, në fund të “Rrugës së Gjanë”, në bulevardin “Bujar Bishanaku”.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat e shërbimit zjarrfikës me dy mjete, të cilat punuan për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së tyre, flakët kanë shkrumbuar plotësisht banesën, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
gijotina.com/










Discussion about this post