Qytetarët kanë sjellë në redaksinë e JOQ Albania një denoncim për kushtet në tragetin Rigel 2, në linjën Durrës–Bari. Sipas tyre, kanë paguar 800 euro për një kabinë me katër krevate për familjen, por në kulmin e gushtit, me temperatura mbi 35°C, ajri i kondicionuar nuk funksionoi fare.
Denoncuesi tregon se kompania u kërkonte të udhëtonin në ato kushte, ndonëse pas mbërritjes në Bari i priste edhe një rrugë prej 700 kilometrash me makinë. Ai shton se problemi nuk ishte i izoluar, por prekte edhe shumë kabina të tjera në traget.
Sipas tij, recepsioni jo vetëm që nuk ofroi asnjë zgjidhje, por u soll me mungesë respekti ndaj pasagjerëve. “Është turp të paguash aq para dhe të trajtohesh si kafshë në vitin 2026”, shprehet qytetari, duke kërkuar që kompania të mbajë përgjegjësi për shërbimin e ofruar./ JOQ Albania










Discussion about this post